Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...

Ligjvënësit në Kosovë janë duke debatuar për gjendjen në sektorin e energjisë në vend, në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga 42 deputetë të martën, mes shqetësimeve për çmimin e lartë të rrymës, mungesën e prodhimit dhe dyshimeve për manipulime me faturim.
Deputetë opozitarë e akuzuan Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për, siç thanë, gjendjen e rënduar në sektorin e energjisë, akuza që u hodhën poshtë nga ministrat e Kurtit.
Deputeti Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në opozitë, e paraqiti çështjen para ligjvënësve, duke thënë se “qytetarët po paguajnë taksë jomeritore dhe sektori i energjisë është në situatë jashtëzakonisht të rënduar”.
“Që gjashtë vjet, Qeveria e ka menaxhuar këtë sektor me të njëjtën logjikë, me të njëjtën politikë qeverisëse, e cila është treguar, dhe shifrat tregojnë tashmë që është e dështuar”, theksoi Shala, duke përmendur që shteti nuk ka rritje të kapaciteteve prodhuese që plotësojnë kërkesat për rrymë.
KEK – korporata shtetërore dhe prodhuesi mbizotërues i rrymës në vend – mund t’i prodhojë deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e vendit, në një ditë dimri, për shembull, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.
Prandaj, vendi detyrohet të importojë rrymë nga jashtë për t’i mbuluar nevojat e konsumatorëve.
Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vendi kishte importuar rrymë në vlerë të rreth 248 milionë eurove në periudhën janar-nëntor 2025, ndërsa ka eksportuar në vlerë të rreth 48 milionë eurove.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se prodhimi i rrymës në vend do të jetë më i lartë vitin e ardhshëm, për shkak të investimeve në dy termocentralet e vjetruara, Kosova A dhe Kosova B.
Konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa ata që shpenzojnë mbi këtë prag paguajnë 15.43 centë për kilovat.
Kurse tarifat e lira që shfrytëzohen gjatë natës nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit, konsumatorët për një kilovat paguajnë 3.88 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë. Ndërkaq, ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë paguajnë 7.28 centë për kilovat.
Derisa ka pasur vazhdimisht rritje të çmimit të tarifave në vitet paraprake, rregullatori i energjisë, ZRRE, ka propozuar që të mos ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike për këtë vit.
Rizvanolli tha se çmimi i energjisë elektrike mbetet më i ulëti në rajon dhe e akuzoi opozitën për “shpifje”.
“Ndër gënjeshtrat më të mëdha që është thënë këto vite e këta muaj, se importi ka qenë 250 euro vitin e kaluar. Ju e keni lexuar shifrën por jo edhe fusnotën, e cila tregon që aty përfshihet edhe energjia që kalon tranzit nëpër Kosovë. Këtë gënjeshtër e thoni vazhdimisht”, tha ajo.
Sipas saj, 176 milionë euro ishte importi në vitin 2025.
Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në opozitë, e akuzoi kryeministrin Albin Kurti dhe, siç tha, “rrethin e afërm të tij” për anulim të projektit të termocentralit “Kosova e re”.
“Serbia nuk ka krijuar fitore më të madhe ndaj Kosovës, pas ‘99-ës sesa këtë dështim të termocentralit të ri 500 megavat dhe pastaj dorëzimit të Kosovës te Serbia”, tha Haradinaj.
Haradinaj shtoi se “mafia energjetike e Ballkanit që dominohet nga serbët dhe bashkë me njerëzit e afërt të Kurtit dhe Dajona Mihalit krijojnë kompani çdo dy javë”, duke iu referuar koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Në këto kompani është një i afërt i Kurtit, i Dejonës. Janë kujdesur të kontrollojnë të gjitha institucionet në energji”, ka thënë ai duke shtuar se edhe në KEK e ZRRE “vetëm Kurti e Dejona vendosin se kush emërohet aty”.
Kosova e kishte nënshkruar një marrëveshje komerciale me kompaninë amerikane Contour Global, për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, një projekt në vlerë 1.3 miliard euro që parashihej të hynte në punë më 2023.
Projekti u kundërshtua nga shoqëria civile në Kosovë dhe zëra ndërkombëtarë për shkaqe mjedisore.
Më 2020, Contour Global u tërhoq nga projekti, duke përmendur se nuk synonte më projekte me thëngjill, si dhe për shkak të ndryshimit të udhëheqjes në Kosovë. Në pushtet, atë kohë, ishin Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat kishin shprehur shqetësime për mundësinë e shtrenjtimit të çmimit të energjisë./REL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dërguar një letër falënderimi ish-Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një burrë ka humbur jetën në rrethana t&eum...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i cilësoi si “inkurajuese” zhvillimet rreth pesë vendeve evropiane që ...
Tre subjektet kryesore politike në Kosovë duket se janë larg arritjes së një marrëveshjeje për çështjen e preside...
Në një aeroport ku çdo ditë ngrihen dhe ulen mbi 40 fluturime, një pjesë e rëndësishme e zinxhirit ekonomik mbetet e p...
Pas përfundimit të afatit për deklarim, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimeve të pasuris&eum...
Pas përfundimit të afatit për deklarim, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimeve të pasuris&eum...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje të hënën për kompromis mes partive parlamentare për zgjedhjen e p...
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për arritjen e një konsensusi ndë...
Këngëtarja Tuna Sejdiu është përfshirë së fundmi në një aksident rrugor. Sipas raportimeve nga burime pranë e...