Boçi: Përgjimi i Ahmetajt fundos Ramën, SPAK të nisë hetimet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit varet nga vullneti i partive opozitare.
“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse ky është vullneti i opozitës, nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha ai për mediat më 15 prill.
Konjufca tha se do të tërhiqte kandidaturën për president, nëse partitë opozitare do të propozonin një emër të përbashkët.
“Në momentin që opozita del me një kandidat të përbashkët, kjo do të ishte gjëja e parë që do ta bëja sepse është shumë e rëndësishme që Kosova ta ketë presidnetin sesa emri i tij të jetë Glauk Konjufca”, tha ai.
Ai kundërshtoi formën, që tha se Partia Demokratike e Kosovës po kërkon marrëveshje për presidentin, që sipas tij është fillimisht të arrihet një marrëveshje, e më pas të dalë me emër për presidentin.
Në një rast të tillë, PDK, sipas Konjufcës mund të propozojë “emra të pakapërcyeshëm” për LVV-në dhe nëse një i tillë propozohet, atëherë ky subjekt opozitar do të fajësonte partinë në pushtet për dështim të zgjedhjes së presidentit, informon REL.
I pyetur nëse LVV mund të propozojë një emër konsensual, Konjufca tha se “më shumë barra bie mbi opozitën që të na propozojë ndonjë emër, kurse ne t’i japim votat tona”.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha shkurt për mediat se është në kontakt me krerët e partive opozitare, dhe “kur ka rezultate atëherë ju njoftojmë”.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje.
Kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka zhvilluar takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin e subjektit opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, por takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje për presidentin.
LVV-ja më herët ka paralajmëruar edhe ankime të tjera me LDK-në dhe PDK-në.
Që nga 4 prilli, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka marrë postin e ushtrueses së detyrës së presidentit, pasi ish-presidentes Vjosa Osmani i skadoi mandati pesëvjeçar.
LVV-ja e Kurtit më 5 mars propozoi dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuorumi, procesi ka mbetur në gjysmë.
Të nesërmen, ish-presidentja Vjosa Osmani prezantoi një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.
Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria.
Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.
Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të vitit 2025 dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë.
Kosova ka hyrë në dy javët vendimtare politike. Nëse deputetët nuk zgjedhin një president deri më 28 prill, atëher&eum...
Ish-ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ante Kotromanoviç, ka komentuar zhvillimet e sigurisë në rajon, duke e vendosur në fokus e...
Humbja e Viktor Orbanit në zgjedhjet në Hungari krijon një dritare të re mundësie për Kosovën, vlerëson Edward P. J...
Një operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e së Kosovës, ka rezultuar me arre...
Nga Milazim Krasniqi/ Do të ishte simpatike dhe e dobishme që ata historianë, politologë e albanologë shqiptarë që e kan...
Në vitin 2013, ndërsa Evropa shihte zgjerim dhe stabilitet, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen e parë për normalizimin e ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si...
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në bisedimet për Presidentin nuk kanë propozuar ndonjë emër e as nuk i është ...
Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot në rrugën Eferdinger, në Alko...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar idenë e tij për shkëmbim të territoreve me Serbinë. Në një ...