KOSOVA

Kurti ndryshon ofertën: Votojmë të parin ligjin për Specialen, Hamza të garantojë votat për presidentin

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2026, 20:25
Kurti ndryshon ofertën: Votojmë të parin ligjin për

Në orët vendimtare për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë, Albin Kurti ka dalë me një ofertë të re për PDK-në. Kryeministri pranon që ligji për Gjykatën Speciale të votohet përpara presidentit, por kërkon që Bedri Hamza të garantojë publikisht votat për kreun e shtetit. Pas tërheqjes së Bekim Sejdiut, në tryezë rikthehen emrat e Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit.

Kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar ofertën e tij në përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik në Kosovë, ndërsa palët vijojnë të mos kenë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe votimin e ligjit që lidhet me Gjykatën Speciale.

Në një konferencë të dytë për shtyp, Kurti është shprehur i gatshëm të pranojë kërkesën e PDK-së që ligji për Specialen të votohet i pari. Por këtë lëvizje ai e ka kushtëzuar me një zotim publik nga kreu i PDK-së, Bedri Hamza, se partia e tij do të sigurojë më pas votat për zgjedhjen e presidentit.

Oferta e re ndryshon rendin e propozuar vetëm pak më herët nga Kurti. Në daljen e tij të parë, kryeministri e kishte vendosur zgjedhjen e presidentit si çështjen më urgjente, duke propozuar që kreu i shtetit të zgjidhej fillimisht dhe që ligji për Specialen të votohej të enjten.

Por PDK ka kërkuar të kundërtën: votimin me urgjencë të ligjit për Gjykatën Speciale. Pikërisht rendi i këtyre dy çështjeve është kthyer në një nga pikat që ka penguar arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.

Në daljen e dytë, Kurti ka bërë një hap drejt kërkesës së PDK-së, duke pranuar që ligji të kalojë i pari, por duke kërkuar në këmbim garanci politike për presidentin. Sipas propozimit të tij, Bedri Hamza duhet të deklarojë publikisht se PDK do t'i japë votat e nevojshme kandidaturës për kreun e shtetit.

“PDK-ja e refuzoi ofertën tonë që ta mbështesim Beskim Sejdiun. Besoj se, në rast të një përgjigjeje pozitive nga ana e tyre, Sejdiu do të rikthehej në garë. Përveç tij, natyrisht, i kemi edhe dy emra të tjerë, të cilët gjatë këtij viti i kemi prezantuar si kandidatë për president – Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin. Të dy janë ende kandidatë, nëse ka interesim nga opozita. Propozimi më i ri është ky: meqë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk po arrin të takohet me ne, le të dalë publikisht sonte dhe të zotohet se i gjithë grupi parlamentar i PDK-së do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit – qoftë për, abstenim apo kundër. Pas këtij zotimi, ne ua votojmë leximin e dytë të ligjit, nëse ata mendojnë se nuk përbën problem mosrespektimi i afatit 72-orësh mes dy leximeve. Ne ua votojmë ligjin dhe menjëherë pas kësaj kalojmë në votimin për presidentin”, ka thënë Kurti.

Ngërçi është thelluar edhe nga zhvillimet rreth kandidaturave për president. Bekim Sejdiu ka konfirmuar tërheqjen nga gara, duke bërë të ditur se për vendimin kishte njoftuar si Kurtin, ashtu edhe LDK-në.

Me Sejdiun jashtë garës, Kurti ka rikthyer në tryezë dy emrat që kanë qenë më herët pjesë e diskutimeve: Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin.

Situata mbetet e komplikuar edhe për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes partive. Kurti kishte deklaruar më herët se në atë moment nuk po zhvilloheshin takime, duke thënë se LDK nuk i kishte të gjitha votat e nevojshme, ndërsa PDK nuk po pranonte të takohej.

Në këtë situatë, dy çështjet janë lidhur tashmë drejtpërdrejt me njëra-tjetrën: PDK kërkon votimin e ligjit për Specialen, ndërsa Kurti kërkon votat për presidentin. Me ofertën e fundit, kryeministri pranon që kërkesa e PDK-së të realizohet e para, por vetëm nëse Hamza merr publikisht përsipër angazhimin për votat që do të pasojnë.

Koha për kompromis është e kufizuar. Mesnata e 6 tetorit është afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, sipas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në mungesë të zgjedhjes së kreut të shtetit brenda afatit, vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime