Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Kushtetuesja ka marrë vendim se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar dhe se ajo duhet të përfundojë brenda 12 ditëve që nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim të martën që seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar, dhe që ajo duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit.
Gjykata e ka arsyetuar vendimin e saj, duke përmendur se ende nuk është zgjedhur nënkryetari i Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.
“Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.
Ajo i ka urdhëruar deputetët që “në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”.
Gjykata ka thënë se ka vendosur të vazhdojë masën e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 5 shtator 2025, deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit.
Në njoftim është bërë e ditur se aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese dhe njoftimit të palëve. Aktgjykimi i plotë nuk është publikuar ende në faqen e këtij institucioni.
Gjykata e ka marrë këtë vendim pas ankesës së Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave.
Emilija Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga minoriteti joserb, ndërsa asnjëri deputet serb nuk i ka siguruar votat e nevojshme për pozitën e rezervuar për këtë minoritet, pavaresisht disa rundeve të votimit.
Lista Serbe politik beson se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk ka vepruar në mënyrë të drejtë kur e ka shpallur Kuvendin të konstituuar pa u zgjedhur edhe nënkryetari serb.
Pas pranimit të ankesës, Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme, e cila ua ka ndaluar deputetëve të ndërmarrin veprime drejt formimit të Qeverisë së re deri më 30 shtator, meqë ka pasur dyshime për ndonjë shkelje kushtetuese.
Ismet Kryeziu, i cili është drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), ka theksuar se për moskonstituimin e Kuvendit, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) i kanë ndihmuar edhe partitë shqiptare në opozitë.
“Vetëvendosje dështoi ta konstituonte Kuvendin dhe për këtë dështim tentoi ta barte përgjegjësinë politike te Lista Serbe, tek opozita shqiptare dhe te Gjykata Kushtetuese. E opozita shqiptare i ndihmoi Vetëvendosjes të mos konstituohet Kuvendi dhe e barti përgjegjësinë te Gjykata Kushtetuese. E tani mbas vendimit të sotëm, Gjykata Kushtetuese ju tregoi se ju ende jeni duke luajtur pingpong politik në dëm të interesave qytetare dhe shtetërore”, ka theksuar ai.
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka reaguar pas njoftimit të 30 shtatorit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit.
Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vullneti i lirë i deputetëve nuk mund të urdhërohet.
Kushtetuesja, sipas tij, ka marrë një drejtim të paqartë.
“Gjykata Kushtetuese, me njoftimin e 30 shtatorit, ka marrë një drejtim të paqartë. Në pikën 4, ajo i urdhëron deputetët që gjatë votimit për nënkryetarin nga komuniteti serb të veprojnë “në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës”. Kjo gjuhë duket pa hile, por në fakt nënkupton që votimi nuk është më një akt i lirë politik – është vetëm një formalitet. Si të thuash: kur të vijë kandidati në sallë, ngreje dorën dhe mbylle punën. Por ky nuk është votim, është imponim. Dhe është përmbysje e mandatit të lirë të deputetit”.
Ai konsideron se asnjë institucion, as Gjykata, nuk ka mekanizëm për ta detyruar një deputet të votojë në një mënyrë të caktuar.
Në vendimin e saj, Kushtetuesja ka urdhëruar të gjithë deputetët që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb të ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën.
Lëvizja Vetëvendosje, parti që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe aktualisht është në pushtet, e ka kritikuar masën e vendosur nga Kushtetuesja prej kur është pranuar lënda, ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë ditë më parë se beson që bllokimi i Kuvendit për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga pakica serbe, përderisa Kryesia e tij ka kuorum, do t’i cenonte në mënyrë serioze themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti.
Sipas saj, votimi në pako për dy pozitat e rezervuara për minoritetet nuk kërkohet me Kushtetutë, siç pretendon Lista Serbe, dhe se Rregullorja e Punës e Kuvendit nuk është mbi dokumentin më të rëndësishëm në vend.
Pavarësisht se kanë kaluar muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Kosova vazhdon të mos i ketë institucionet e reja. Partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë arritur pajtueshmëri për të çuar procesin përpara dhe për rrjedhojë Gjykata Kushtetuese është detyruar të dalë disa herë me aktgjykime.
Në zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje doli e para dhe fitoi 48 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe me nëntë dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me tetë të tilla.
Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave. Faktori ndërkombëtar ka bërë disa herë thirrje që Kosova t’i formojë sa më shpejt institucionet e reja./Monitor
Më 10 gusht, qyteti i Gjilanit u trondit nga një krim i rëndë që ndodhi në mesditë, rreth orës 12:32, në rrugë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdimin e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresist...
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do tënisë zbatimi i sistemit të...
Shtetet e Bashkuara e renditën Kosovën në Nivelin 2 në raportin e fundit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore. Kjo kategori p&eum...
Aksidentet në rrugore po vazhdojnë me një rritje shqetësuese të numrit të viktimave dhe incidenteve gjatë këtij viti n...
Pezullimi i Dialogut Strategjik “është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës”, tha nj...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë derën e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëp...
Vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, i njohur si “Cali”, ka dhënë një reagim pas vendimit të Gjyka...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Edon Bujupit i akuzuar për vrasjen e vjehrrit të tij A.K. Me kët&...
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar të hënën notë proteste Ambasadës së Kosovës n&eu...