KOSOVA

Manipulimi i votave për kandidatët, një muaj paraburgim për 15 kryesuesit në Malishevë

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 16:43
Manipulimi i votave për kandidatët, një muaj paraburgim për

Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj 15 personave, që dyshohen për veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit në Malishevë.

Njoftimi vjen një ditë pasi Prokuroria Themelore në Gjakovë kreu një aksion, duke ndaluar 15 kryesues nën dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Gjykata tha se sipas kërkesës së Prokurorisë, dyshohet se 15 të pandehurit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave, në Qendrën Komunale të Numërimit në Malishevë “me veprime të kundërligjshme kanë ndërhyrë në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet e tij, me ç’rast kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirë të votuesve”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi ekziston rreziku real që, nëse gjenden në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një vepër penale me peshë të rëndë”, u tha në njoftim.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, tha se aksioni i djeshëm kishte për cak 18 kryesues dhe 50 komisionerë, por vetëm 15 kryesues dhe 43 komisionerë u morën në pyetje dhe më pas kryesuesit u dërguan në ndalim policor. Personat e tjerë të përfshirë, sipas autoriteteve, do të merren në pyetje më vonë.

Kryeprokurori Gashi tha se në Malishevë 9.057 vota janë shtuar për kandidatët për deputetë dhe 7.996 janë hequr.

“Pra, gjithsej në total kemi 17.053 vota”, tha ai gjatë një konference për media.

Për shkak të mospërputhjeve të vërejtura sa u përket votave të kandidatëve, pas një rinumërimi të pjesshëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për rinumërim të plotë të votave të rregullta. Deri më tani, janë riemëruar 88 për qind e votave, dhe KQZ-ja ka thënë se pret që procesi të përfundojë deri në fund të muajit.

Për shkak të mospërputhjeve të votave, Prokuroria në Prizren, javën e kaluar kreu një operacion të madh duke ndaluar 109 persona, 23 prej të cilëve u dërguan në paraburgim prej një muaji. Aksioni në Prizren kundër manipulimit të votave po vazhdon edhe të enjten, më 29 janar.

Deri më tani, as në Malishevë e as në Prizren nuk kanë nisur hetimet ndaj kandidatëve të cilëve u ishin shtuar votat. Por, koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, paralajmëroi se ata do të jenë objekt i hetimit.

Ndërkohë, përveç Prizrenit dhe Malishevës, autoritetet janë duke kryer hetime edhe në Ferizaj, Pejë e Drenas.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit i fitoi zgjedhjet e 28 dhjetorit duke marrë mbi 51 për qind të votave.

Rinumërimi nuk pritet të ndikojë në rezultatin e partive dhe Kurti mund ta formojë qeverinë e re pas certifikimit të rezultateve përafërsisht në fillim të shkurtit.

Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim.

Megjithatë, së voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?