KOSOVA

Nga atentatet te rrëmbimi një ditë më parë, historia e serbit në Kosovë që është shënjestër e grupit të Milan Radoiçiç

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2025, 16:59
Nga atentatet te rrëmbimi një ditë më parë, historia e

Millan Vukashinoviq është një qytetar i Republikës së Kosovës, me nacionalitet serb, i cili më 1 nëntor 2025 u plagos dhe u rrëmbye në rrethana ende të paqarta nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, shkruan Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “pika zero”, në afërsi të Leposaviqit, një hapësirë kufitare ku patrullojnë njëkohësisht KFOR-i dhe Policia e Kosovës.


Sipas hetimeve të para të Policisë së Kosovës, disa persona të maskuar dhe të armatosur, që besohet të kenë hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia, e plagosën dhe e rrëmbyen Vukashinoviqin, duke e transportuar më pas drejt Nishit, ku ai po trajtohet në Qendrën Klinike të qytetit.

Automjeti i tij, një Lada Niva, dhe të gjitha sendet personale janë zhdukur nga vendi i ngjarjes.

Avokati i tij, Ivan Niniq, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Vukashinoviqit është kritike. Ai ka humbur shumë gjak gjatë rrugës nga Prokuplja në Nish, ku, sipas Niniqit, “mjekët po luftojnë për jetën e tij”.

Avokati e quajti përgjegjës Vuçiqin, të cilin e pyeti se a u qëllua Vokashinoviq për vdekje të shtunën në fshatin Jelacke në Leposaviq.

“Meqenëse përgjegjësit po heshtin, duhet të parashtroj disa pyetje për A. Vuçiqin, B. Gashiqin dhe drejtorin e VBA-së, Gjuro Jovaniq: A është qëlluar për vdekje të shtunën rreth orës 16:00 në fshatin Jelakce/Leposaviq MILAN VUKASHINOVIQ (1986), të cilit po i luftojnë për jetën në Qendrën Klinike të Nishit?”, pyeti ai në X.

Nga raportimet jozyrtare, Vukashinoviqit i është larguar njëra veshkë dhe pjesë e mushkërive, ndërsa plumbi në shtyllën kurrizore ende nuk është nxjerrë. Familja e tij nuk është lejuar ta vizitojë dhe institucionet serbe nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar.

Dyshimet për përfshirje të ushtrisë serbe

Avokati Niniq ka theksuar se në operacionin e rrëmbimit kanë marrë pjesë tre automjete pa targa, që dyshohet se i përkisnin Korpusit të Tretë të Ushtrisë Serbe në Nish, dhe një numër personash të maskuar pa shenja identifikuese.
“Nuk ka asnjë deklarim zyrtar nga prokuroria apo policia serbe. Familja e Millanit ka të drejtë të dijë të vërtetën”, është shprehur ai për mediumin “Dukagjini”.

Dëshmia e ish-zëvendësministrit Radomiroviq

E në këtë ngjarje, pretendon se ishte dëshmitar edhe ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës, Radoica Radomiroviq, i cili për “Betimi për Drejtësi“ ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes.

Sipas Radomiroviqit, qytetarin Millan Vukashinoviq e ka plagosur dhe rrëmbyer grupi i udhëhequr nga Milan Radoiçiq, figurë e njohur e strukturave paralele në veri të Kosovës.

Ai ka treguar se gjithçka ndodhi në momentin kur Vukashinoviq kishte shkuar për të blerë mjaltë nga një person i punësuar në Ushtrinë e Serbisë.

ipas tij, Vukashinoviq është pjesë e institucioneve të Kosovës, dhe ky nuk është konflikti i parë mes tij dhe Radoiçiqit – pasi vitin e kaluar Radoiçiq kishte tentuar ta vriste, duke i vendosur eksploziv nën makinën personale.

“Milan (Vukashinoviq) nuk i ka lënë institucionet e Kosovës që nga viti 2022 dhe që nga ajo kohë nuk shkon në Serbi. Në vitin 2024, Radoiçiq tentoi ta vriste Milanin duke i vendosur eksploziv nën makinë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Milan Vukashinoviq është i punësuar në pikën kufitare Jarinjë, si punonjës i një shoqërie sigurimesh kosovare.

Reagon KFOR

KFOR ka konfirmuar se është në dijeni për rastin dhe po e monitoron situatën në kufirin administrativ, e cila për momentin është e qetë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës e ka cilësuar incidentin si shkelje të integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe ka nisur hetimet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Gazeta Insajderi ka adresuar pyetje tek institucionet në Kosovë por deri në publikimin e shkrimit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë