VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për angazhimin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare, takimet me presidentin Trump, ftesën për Samitin e NATO-s dhe pjesëmarrjen në Bordin e Paqes.
Osmani theksoi se gjatë gjithë karrierës së saj politike nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë pazare që dëmtojnë interesin e Kosovës. ‘Ka ndodhur e kundërta. Aleatët tanë e dinë shumë mirë se janë takuar dhe kanë biseduar me mua si presidente’, tha ajo.
Osmani: Jo vetëm për këto 5 vite e gjysmë, por asnjëherë gjatë angazhimit tim politik, nuk kam bërë e as nuk do të bëj pazare në dëm të interesit të Kosovës. Në fakt ka ndodhur e kundërta dhe të gjithë aleatët tanë e dinë shumë mirë, që kanë biseduar me mua, më kanë ftuar mua dhe më kanë takuar si presidente.
E para, për shkak se vërtet nuk kam bërë kurrë pazare, as në dëm të sovranitetit, as në dëm të integritetit territorial, as në dëm të kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës dhe parimit të unitaritetit të shtetit, por i kam mbrojtur ato me argumente që edhe ata i akceptonin. E dyta, për shkak se edhe kur nuk pajtoheshim me ta, unë i trajtoja përsëri si aleatë. Asnjëherë duke tentuar t'i mashtroj, asnjëherë duke tentuar t'i manipuloj, asnjëherë duke u premtuar gjëra që nuk do t'i nuk do të mund t'i mbaja më pastaj. Dhe aleatët, sikurse në jetë, në fakt edhe në marrëdhënie ndërkombëtare, parimi më i rëndësishëm në këto raporte është besimi. Dhe ajo çfarë kemi arritur ne si presidente, si ekip, bashkë me ekipin time, është ta ndërtojmë besimin.
Mos ta harrojmë edhe një fakt. Në Kosovë tradicionalisht presidentët kanë qenë shumë më të angazhuar në politikën e jashtme sesa kryeministrat, tradicionalisht. Pra, unë nuk do të thoja që ka qenë çështje e izolimit të kryeministrit. Ka qenë thjesht zbatim i kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë, edhe në të kaluarën, qoftë për samite, qoftë për angazhime të tjera, e kanë ftuar presidentin e vendit.
Natyrisht që ne kemi arritur që shkaku i këtij besimi të ndërsjelltë që kemi arritur me aleatët, që t'i hapim dyert për Kosovën në forume dhe samite ku Kosova s'ka qenë e ftuar kurrë. Llogariteni, Kosova është ftuar në samitin e NATO-s, pa qenë anëtare e NATO-s, pa qenë në PFP, në partneritetin për paqe, pa e pasur statusin e vendit partner. Dhe kam qenë presidentja e vetme pa këto që jam ftuar nga presidenti Biden të marr pjesë në samitin e NATO-s në Uashington DC. Jemi ftuar në bordin e paqes, si një ndër shtetet ku kontributi i Kosovës është vlerësuar dhe Kosova është ngritur në piedestal, duke hapur një kapitull krejtësisht të ri të marrëdhënieve tona ndërkombëtare dhe duke fuqizuar subjektivitetin tonë ndërkombëtar, sepse aty jemi me shtete që nuk na kanë njohur dhe Amerika na ka siguruar, na ka garantuar që fakti që ato shtete nuk na njohin, në asnjë moment nuk do të na vendosë neve në pozitë të pabarabartë, por do të trajtohemi si shtet i barabartë, si shtet që nuk mund të na bllokojë askush.
E llogariteni, ne për vite të tëra jemi bllokuar nga Rusia në Kombet e Bashkuara, u bllokuam shkaku i Serbisë në Këshillin e Evropës. Pra, kjo ka qenë një shans i jashtëzakonshëm që Kosova të prosperojë në marrëdhënie ndërkombëtare dhe të hapë kapituj të ri me gjithë botën. Po, në anën tjetër, kryeministri, edhe sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e udhëheq dialogun. Unë ia kam besuar plotësisht këtë udhëheqje dhe kam qenë presidentja e parë dhe e vetme që nuk ka dërguar përfaqësues të vetin në dialog. Edhe presidenti Thaçi ka pasur përfaqësuesin e vet në dialog, kur kryeministri Mustafa e udhëhiqte atë. Edhe presidentja Jahjaga ka pasur përfaqësuesen e saj në dialog.
Unë kam qenë e vetmja që s'ka dërguar përfaqësues në dialog, duke treguar kështu besim të plotë në kryeministrin. Përkundër faktit që shumë prej marrëveshjeve, shumë prej gjërave që i ka arritur atje, unë pastaj i kam kuptuar nga mediat. E përkundër faktit që shumë gjëra për të cilat ai është pajtuar atje, e ka ditur paraprakisht që unë nuk pajtohem me me ato qëndrime. Por nuk i kam ndërhyrë në punë, përveç rasteve kur ai ka kërkuar komente nga ana ime dhe ato komente ia kam dhënë me shkrim, ia kam dorëzuar dhe ka ditur qëndrimin tim. Edhe për nenin shtatë të marrëveshjes së Brukselit, edhe për aneksin e Ohrit, edhe për statutin e asociacionit, për të gjitha këto, sepse janë edhe publike, pra nuk ka asnjë gjë të fshehtë’, tha ndër të tjera, presidentja e Kosovës.
Qeveria reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit Qeveria ka reaguar pas vendim...
Presidentaj e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e saj, tha se tha se “nuk &...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në “Bordin e Paqes&rdqu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka dhën&...
Një qytetare nga fshati Peqan në Suharekë gjeti 300 euro në tokë pranë një restoranti dhe i dorëzoi në Stacionin Po...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuv...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani. Me anë të një njoftimi, Pr...
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), është ankuar zytarisht në Gjykatën Kushtetuese kundër dekretit të ...
Shumë shpejt pasi bombat e para ranë mbi Iran - duke ndezur një konflikt që brenda orësh mori përmasa rajonale - autoritetet e Kos...
Enver Bytyçi, profesori dhe eksperti i politikës ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në “Review”...