U arrestua në flagrancë, SPAK jep detaje për prangosjen e drejtuesit të inceneratorit në Elbasan. Ja shuma që mori ryshfet
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan n&eu...
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan n&eu...
SPAK dhe BKH kanë zhvilluar një aksion në Elbasan gjatë ditës së sotme. Mësohet se është shoqëruar në ko...
Avokatja e njohur Adrian Kalaja ka paralajmëruar se neser do të depozitojë sërish dokumente në SPAK. Kësaj herë, Kalaja, k...
Një kapitull i rëndësishëm mbyllet për Valon Berishën dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori i dha sot lamtumir&...
Përshkallëzohet tensioni/ Kievi nën sulm me 205 dronë, Estonia forcon kufirin me Rusinë Rusia ka lëshuar 205 dronë kund&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se një protestë rinore dhe qytetare, pa simbole politike, pritet të zhvill...
Një barkod i vendosur në Kalanë e Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion mbi monumentin, i orientonte ata d...
Deputetja Marjana Koçeku bëri publike votën e saj kundër reformës së re territoriale që pritet të votohet në kuve...
Projekti i rrugës Milot Balldren është gati trefishuar në kosto dhe në kohëzgjatje nga 2018 deri në fund të 2025. ...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër Ilir Pandën...
Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka shkelje ligjore në nismën e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshime të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një mbledhje elektronike të premten në mbrëmje, Qeveria ka njoftuar se i ka çuar në Kuvend përgjigjet lidhur me kërkesën e iniciuar nga PDK-ja.
Sipas njoftimit, përgjigja e Qeverisë përfshin “opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”, thuhet në njoftim.
Vendimi specifikon se nuk ka pengesa ligjore për nismën për ndryshim të këtij ligji.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 1108, të datës 23 shtator 2026, vlerëson se nuk ka pengesa ligjore për Nismën për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në vendim.
Pas këtij vendimi, deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se “kur preken themelet e lirisë, duhet të jemi bashkë”.
“Siç e kam thënë përherë, UÇK-ja duhet të na bashkojë! Prandaj, çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale. Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta. Pa përçarje. Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë”, ka shkruar ai në Facebook.
Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar ndryshimet ligjore, pas verdiktit dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me anë të ndryshimeve ligjore në PDK synojnë që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj. Ndërsa për krimet e luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji i propozuar parasheh që ato të gjykohen në Kosovë.
Më 16 shtator, Specialja dënoi nën akuzat për krime lufte me 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.
Pas kësaj, ka pasur protesta të vazhdueshme në Kosovë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që presidenti të zgjidhet deri më 6 tetor, çoi në rritje të kërkesave që ndryshimet ligjore të bëhen para kësaj date.
PDK-ja ka përsëritur në vazhdimësi se në rast të ndryshimeve ligjore, atëherë hapet mundësia e diskutimit për president.
Të premten, pas takimit që kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e pati me kryeministrin dhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Hamza tha se s’ka dakortësi, si dhe përsëriti kërkesën që çështja për Specialen të trajtohet para asaj të presidentit.

Qeveria e Kosovës ka çuar në Kuvend përgjigjen lidhur me kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhom...
Kryeministri Albin Kurti ka marrë një mesazh të drejtpërdrejtë nga Uashingtoni për krizën politike që lidhet me zgjedhje...
Protestuesit që janë mbledhur sonte në Prishtinë në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, kanë ma...
Një 24-vjeçar shqiptar nga Kosova ka mbetur i plagosur me thikë pas një përleshjeje me disa persona në Dällikon të Zvi...
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar Blerim Isufajn nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës. ...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, pasditen e s...
Humbja e qasjes në llogaritë e WhatsApp-it u ka shkaktuar shqetësim disa pronarëve të bizneseve në Kosovë, duke ngritur ala...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për ...
Ish-gjenerali Wesley Clark, ka kërkuar që Hashim Thaçi dhe të tjerët të kthehen sa më shpejt në Kosovë. Ai tha s...