KOSOVA

Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve: Asociacioni, siguria, mbijetesa...

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2025, 14:51

Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve: Asociacioni, siguria,

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, liria, paqja, siguria dhe një perspektivë më e mirë për të rinjtë...

Këto janë pritjet e disa pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Disa prej tyre, megjithatë, shprehin mosbesim ndaj politikanëve, të cilët, siç thonë, gjithmonë premtojnë shumë gjatë fushatave parazgjedhore.

Zgjedhjet mbahen pasi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk arriti të siguronte mbështetjen e partive të tjera parlamentare për formimin e Qeverisë së re.

Kosova, po ashtu, u përball me një krizë të thellë institucionale dhe politike për disa muaj, për shkak të pamundësisë për të konstituuar Kuvendin, si pasojë e mosmarrëveshjeve mes partive shqiptare.

Për shkak të interpretimeve të ndryshme të ligjit apo Rregullores së Kuvendit, partitë, në disa raste, iu drejtuan edhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës - mes tjerash edhe për çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Gjykata Kushtetuese e mori një vendim në favor të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit - duke vlerësuar se Kuvendi nuk është i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Megjithatë, ende pritet përgjigjja nëse zgjedhja e Nenad Rashiqit nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ishte legjitime.

Në zgjedhjet e shkurtit, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një mandat i shkoi Rashiqit.

Subjektet politike serbe që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, janë: Lista Serbe, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, si dhe Aleanca Kosovare - parti e formuar në qershor të këtij viti me mbështetjen e deputetit në Kuvendin e Serbisë, Zharko Ristiq.

Analistët politikë kanë vlerësuar më herët për Radion Evropa e Lirë se, në mungesë të konkurrencës së fortë, fitorja absolute e Listës Serbe është pothuajse e sigurt.

Prioritetet: Siguria në veri, çështjet ekonomike në jug
Sllavica nga Mitrovica e Veriut thotë se dëshirë e saj e vetme është “të jetë e sigurt në vendin e vet”.

“Të kemi diçka tonën, ta dimë se jemi këtu, sepse kështu nuk e dimë ku jemi”, thotë ajo, duke shtuar se interesat dhe të drejtat e komunitetit serb në Kosovë mund të mbrohen vetëm përmes formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për këtë asociacion është rënë dakord në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me qëllim që t’u ofronte pjesëtarëve të komunitetit serb një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit. Por, marrëveshja për të nuk është zbatuar ende në praktikë.

Jellena, në anën tjetër, nuk pret asgjë, sepse, siç thotë, është dëshmuar se “askush nuk kujdeset për popullin”.

“Çfarë të pres? Asgjë. Për ne nuk ka shpresë”, thotë kjo banore e Mitrovicës së Veriut.

Ajo shton se e ka humbur besimin, pasi edhe më herët, para zgjedhjeve, janë premtuar shumë gjëra, ndërsa në terren ka ndodhur e kundërta.

Si shembull, Jellena përmend mbylljen e institucioneve të Serbisë, heqjen e targave serbe të automjeteve nga përdorimi, si dhe heqjen e dinarit serb.

Lista Serbe, për tre vjet, i ka bojkotuar institucionet dhe proceset zgjedhore të Kosovës, pasi, paraprakisht, ka iniciuar daljen e serbëve nga institucionet, për shkak të insistimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e targave serbe.

Krizat kanë pasuar njëra-tjetrën, ndërsa situata ka kulmuar me sulmin e armatosur të një grupi serbësh në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.

Një polic i Kosovës është vrarë në këtë sulm, kurse në përleshjen e armatosur që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Dragolubi, gjithashtu nga Mitrovica e Veriut, pret që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të fillojë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pres që të jetë më mirë për serbët, që të mund t’i realizojmë të drejtat tona”, thotë ai.

Nga ana tjetër, Snezhana nga Graçanica - komunë me shumicë serbe afër Prishtinës - thotë se ka liri të lëvizjes dhe bashkëjetesë me komunitetin shumicë shqiptar, por se mungon perspektiva për të rinjtë.

“Askush nuk të ngacmon, por nuk ka perspektivë. Nuk më pëlqen ajo që ndodh kur vjen koha e votimit - premtojnë gjithçka, e pastaj asgjë”, thotë ajo.

Për Raden nga Graçanica, çelësi i mbijetesës së komunitetit serb në Kosovë është punësimi i të rinjve.

“Unë jam pensionist, por pres që së pari të punësohen të rinjtë. Së dyti, paqe dhe stabilitet. Shpresoj që të jetë mirë”, shprehet ai.

Çfarë thonë politikanët?
Lista Serbe, në një tubim parazgjedhor në Mitrovicë të Veriut, tha se po hyn në garë për të dhjetë vendet e garantuara parlamentare dhe se “do të mbrojë - në çdo moment - interesat e popullit serb dhe të çdo individi”.

Zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se, pas zgjedhjeve, nuk do të zhduken menjëherë të gjitha problemet e komunitetit serb, por se dhjetë deputetët do të luftojnë për të drejtat e tyre.

Ndërkohë, Komisariati për Refugjatë dhe Migrim i Republikës së Serbisë u bëri thirrje personave të zhvendosur nga Kosova që të votojnë në zgjedhjet e Kosovës, të caktuara për 28 dhjetor, duke theksuar se çdo votë është e rëndësishme “për qëndrimin dhe mbijetesën e popullit serb”.

Shteti i Serbisë, i cili i jep mbështetje Listës Serbe, është angazhuar edhe më herët për të organizuar votimin e personave të zhvendosur nga Kosova, si në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, ashtu edhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor dhe në nëntor.

Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Rashiqit - i cili ka qenë pjesë e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti - premton një të ardhme më të mirë përmes projekteve dhe ndihmës së institucioneve të Kosovës.

Nga kjo parti, në fund të javës së kaluar, u bë e ditur se fokusi i fushatës do të jetë lufta “për të drejtat themelore të njeriut, mbrojtjen institucionale të popullit serb dhe lirinë e zgjedhjes pa shantazhe dhe presione”.

“Ne angazhohemi për drejtësi, jetë dinjitoze, zhvillim ekonomik dhe barazi për të gjithë qytetarët”, u tha në deklaratë.

Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë shfaqi gjithashtu shpresën se qytetarët do të gjejnë forcën për t’iu rezistuar, siç tha, shantazheve dhe mashtrimeve të Listës Serbe, duke theksuar se ekziston një nevojë e madhe për ndryshime.

Lista Serbe, në anën tjetër, ka akuzuar Rashiqin dhe partinë e tij për “keqpërdorim të institucioneve të Kosovës dhe blerje votash”, duke pretenduar se, së bashku me ndarjen e subvencioneve nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, po shpërndahet edhe material zgjedhor.

Disa parti politike serbe kanë akuzuar më herët Listën Serbe për keqpërdorim të burimeve shtetërore të Serbisë gjatë fushatave parazgjedhore.

Lideri i Aleancës Kosovare, Goran Marinkoviq, tha më 22 dhjetor se, aktualisht, prioriteti kryesor është sigurimi i paqes në Kosovë, e më pas stabilizimi i ekonomisë, në mënyrë që qytetarët të kenë një ekzistencë të sigurt.

Nga Aleanca Kosovare u tha gjithashtu se problemi më i madh në veri të Kosovës është siguria dhe se, për këtë arsye, një numër i madh i pjesëtarëve të komunitetit serb janë shpërngulur.

Kjo parti ka deklaruar më herët se ka tentuar të bisedojë për krijimin e një koalicioni më të gjerë të partive opozitare serbe për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, por se këto përpjekje kanë përfunduar pa sukses.

Në zgjedhjet e së dielës, të drejtën e votës do të mund ta ushtrojnë mbi dy milionë shtetas të Kosovës.

Në zgjedhje do të marrin pjesë 24 subjekte politike me gjithsej 1.180 kandidatë./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?