KOSOVË- Në shtëpinë-muze të kujtesës së civilëve të rënë të luftës mbeten hapësira të tjera mjaft të rëndësishme që i kujtojnë Fadil Muqollit dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Sidomos, plaga e pashërueshme janë vogëlushët e tij, që u masakruan pa mëshirë nga xhelatët serbë.
“Dhoma ku është gjithçka ka pasur në shtëpi. Këtu janë librat e fëmijëve, motrës, cikës së djalit të xhaxhait. Ata janë librat e motrës, Hafisë. Ka qenë studente, ka ardhur një javë para se të ndodhte gjenocidi dhe është vrarë. Librat e vajzës, Shehidës, Ylberit të djalit të dytë, librat e Naserit, djalit të madh. Këtu është gjithçka që ka pasur në shtëpi, është plisi i babës. Atë transmetuesin e ka mbajtur familja deri sa është vrarë, për të dëgjuar lajmet”, u shpreh familjari i viktimave, Fadil Muqolli.
Dhimbja e Fadilit tregon se si ka ekspozuar sendet personale të familjarëve të rënë në muze dhe çfarë vlerë ka për secilin. Fëmijët e tij ishin të shtyrë nga librat dhe shkolla, por fatkeqësisht u përballën me agresorin e pamëshirshëm nga Beogradi.
Një tjetër dhomë e rëndësishme e muzeut, në të cilën Fadili ndalet gjatë, është ekspozimi i veshjeve që kanë pasur anëtarët e familjes. Ai ka refuzuar t’i lajë që në krye të herës dhe i ka ruajtur ashtu siç kanë qenë pas rikthimit të familjes nga Drenasi, ku nuk janë lejuar të futen brenda.
“Janë rrobat e 14 anëtarëve të familjes atë ditë që janë kthyer, që i ka lagur shiu dhe i kanë ndërruar në banjo. Këto rroba janë në atë gjendje siç i kanë lënë, nuk kam pranuar t’i pastroj. Kam dashur t’i ruaj ashtu siç i kanë lënë 14 anëtarët e familjes së ngushtë”, u shpreh Fadil Muqolli, familjar i viktimave.
Fadili, me një forcë mbinjerëzore, shpjegon dhe paraqet të gjithë anëtarët e vrarë të masakrës së Poklekut në dhomën ku kujtohen të gjithë së bashku.
Në dhomë janë të shfaqura dhe detaje makabre të gjendjes së mureve dhe dyshemesë pas ngjarjes, që vërtetojnë fjalët e këtij luftëtari të UÇK-së. Gjaku i fëmijëve, që ka rrjedhur lirshëm nga dhoma në bodrum, është dëshmia më e fortë e kësaj masakre.
“Jemi në dhomën ku janë fotografitë e të gjithë atyre që janë vrarë, masakruar dhe djegur. Këtu janë fotot e bodrumit. Kur kemi hyrë, toka ka qenë vetëm gjak, muret me gjak. Këtu janë fotot e eshtrave siç i kemi gjetur; këto foto i ka bërë Nehat Sulejmani, para se t’i tërhiqte. Vendi ku janë vrarë baba dhe Ymerl Elshani. Arkivoli ku janë eshtrat e 51 personave, e pamundur t’i ndash, sepse më i madhi ka qenë sa një paketë cigare”, u shpreh Fadil Muqolli.
“Kjo është familja e ngushtë: baba, nana, motrat, bashkëshortja, vajza, 3 djemtë. Bashkëshortja e vëllait, dy vajzat e vëllait. Liria ka lindur në luftë, i ka pasur vetëm 6 muajsh. Axha, shpjegimi, me pas i personave të vrarë. Emrat që kanë humbur jetën”, u shpreh familjari i viktimave.
Fadil Muqolli ka dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës. Jeton mes dhimbjes dhe kujtimit për familjarët e humbur. Është dëshmi e gjallë e sakrificës dhe forcës, dhe motivi se pse sot gëzojmë lirinë, për shkak të vetmohimit që ai dhe të ngjashmit e tij në UÇK kanë bërë.
Sot, në një kohë kur drejtësia ndërkombëtare duket se ka humbur qëllimin dhe rrugën, ku betimi i Solonit duket i largët sa vetë prejardhja e emrit të tij nga Athina e lashtë, viktima po gjykohet si agresor. Autorët e masakrës së Poklekut jo vetëm që nuk janë dënuar, por nuk ka pasur asnjë lëvizje minimale për identifikimin e tyre. Kjo është hipokrizi dhe turp i magjistratëve në Hagë, që nga zyrat e tyre, të ndikuara nga influenca ruso-serbe, nuk kanë marrë mundimin të shkelin në Poklek.
Nëse do të dëgjonin këshillën e ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, sot nuk do të dukeshin aq qesharakë dhe të gërditshëm sa duket kur akuzojnë ish-liderët e UÇK-së se kanë mbajtur armë në kohë lufte.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
25 Shkurt20:57
Kandidati i LVV për president? Flet për herë të parë Murat Jashari: Nuk kam ambicie politike, është barrë e madhe
Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi sot i vetmi kandidat për president që ka consensus në shoq&eu...
KOSOVA
25 Shkurt19:57
Pas shpërndarjes së videove intime në Discord, rrëfehen viktimat
Publikimi i hulumtimit të emisionit Kiks Kosova më 19 shkurt nxori në pah ekzistencën e disa grupeve në platformën Discord, ku den...
KOSOVA
25 Shkurt18:03
U kapën me 1 milion euro në kufi, kërkohet paraburgim për policin Kaziu dhe shokët
Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim për tre personat e arrestuar me 24 shkurt duke tentuar të futen brenda Kosovës me n...
KOSOVA
25 Shkurt17:58
Murat Jashari refuzon postin e presidentit: Familja Jashari i takon gjithë shqiptarëve
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, deklaroi të mërkurën se nëse një emër nga familja e heroit kombëtar A...
KOSOVA
25 Shkurt17:34
Skënder Bajramit, pronarit të Auto Sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale
Skender Bajrami, pronari i autosallonit ‘Alberti’ në Prishtinë, është akuzuar për katër vepra penale të fajdë...
KOSOVA
25 Shkurt15:00
Albin Kurti lë jashtë garës presidenciale Vjosa Osmanin, Konjufca: Konsensus kanë vetëm anëtarët e familjes Jashari
Pak ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, lëvizja Vetëvendosje duket se ka l&eu...
KOSOVA
24 Shkurt23:37
Shqiptari nga Kosova vdes tragjikisht në Slloveni
Një i ri nga Kosova, rreth 40-vjeç, raportohet se e ka humbur tragjikisht jetën në vendin e tij të punës.
Ngjarja tragjike rapo...
KOSOVA
24 Shkurt23:07
Sherri brenda familjes/ Motra tenton ta godasë vëllanë me këpucë e më pas merr thikën
Një incident shqetësues i dhunës në familje është raportuar më 24.02.2026, rreth orës 14:30, në rrugën “...
KOSOVA
24 Shkurt21:19
Kritiku i Listës Serbe dhe i Vuçiçit rrihet e kërcënohet
Stefan Stamenkoviq, i cili kandidoi për kryetar të Shtërpcës dhe mban një faqe në Facebook ku publikon materiale kundër List&...
KOSOVA
24 Shkurt16:34
Sekuestrohen rreth 1 milion euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar Merdare
KOSOVA- Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 1 milion euro të padeklaruara në Pikëkalimin Kufitar Merdare. Sasi e madhe e parave është...