KOSOVA

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Tetor 2026, 19:10
Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz

Situata është përshkallëzuar para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë bllokuar hyrjet dhe kanë paralajmëruar se nuk do t’i lejojnë deputetët të largohen pa u votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Gjatë ditës janë regjistruar përplasje dhe incidente, ndërsa numri i forcave policore është shtuar.

Tensione të forta janë regjistruar mbrëmjen e së hënës para Kuvendit të Kosovës, ku Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kanë bllokuar hyrjet e institucionit, duke tentuar të pengojnë largimin e deputetëve.

Protestuesit kërkojnë që ligjvënësit të qëndrojnë në Kuvend deri në përfundimin e procedurave për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Me përshkallëzimin e situatës është shtuar edhe prania e forcave policore përreth godinës.

Një prej organizatorëve të protestës, Çlirim Haziri, ka akuzuar efektivët se po i nënshtrohen kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ndërsa ka deklaruar se deputetët do të dalin nga Kuvendi vetëm “mbi trupat e tyre”.

Situata ishte tensionuar që gjatë ditës. Protestuesit kanë përdorur mjete piroteknike drejt godinës së Kuvendit, duke shkaktuar edhe thyerjen e disa xhamave.

Një tjetër incident është regjistruar kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, tentoi të largohej nga Kuvendi. Protestuesit e kanë kapur fizikisht dhe e kanë kthyer drejt hapësirës së institucionit.

Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe me ish-zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Protestuesit e kanë penguar të largohej dhe e kanë kthyer drejt godinës së Qeverisë. Më pas, Bislimi dhe efektivët e policisë që po e mbronin janë goditur me ujë nga protestuesit.

Protesta po zhvillohet me kërkesën që Kuvendi të votojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Projektligji kaloi në lexim të parë me 91 vota pro dhe asnjë kundër, ndërsa protestuesit kërkojnë përfundimin e procedurës parlamentare dhe miratimin e ndryshimeve.

Me thirrjet për votimin e ligjit, protestuesit kanë vijuar qëndrimin përpara Kuvendit, ndërsa bllokimi i hyrjeve, incidentet me deputetët dhe ndërhyrja e Policisë me gaz lotsjellës kanë sjellë përshkallëzimin e situatës.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime