Denoncimi nga Tropoja/ Banori i fshatit Geghysen: Rruga në gjendje të degraduar, fondet i devijuan për një rrugë tjetër
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...

Dhjetëra arrestime në Kosove me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, mes të cilëve ish ministri Fadil Ismajli, në krye të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës në vitin 2013, nga rradhët e partisë së Behgjet Pacollit.
Njoftimi është dhënë nga Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, i cili shkruan në rrjetet e tij sociale se është finalizuar me sukses një operacion i gjerë, pas një hetimi disamujore të zhvilluar nga Policia e Kosovës. Sipas Sveçlës, operacioni është bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve të lartë publikë, të dyshuar për përfshirje në veprime të paligjshme të ndërlidhura me procesin e shpronësimit të pronave private.
Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozicionet e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Kosovës.
Në këtë rast janë të përfshirë përpos ministrit edhe disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, zyrtarë nga avokatura e shtetit, ekspert të gjykatës dhe një zyrtar në Departamentin e Shpronësimeve. Konkretisht ata dyshohet se përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, kanë iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.
Përveç personave të arrestuar, Policia ka sekuestruar një sërë pasurish dhe të dhënash që mund të përdoren si prova në hetimet e mëtejshme. Konkretisht, janë konfiskuar rreth 20 mijë euro, armë zjarri, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike dhe tri automjete, që dyshohet se lidhen me aktivitetet kriminale të të arrestuarve.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti të premten vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndësh...
Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Boris Pejoviç, ka deklaruar se Kosovën e ka njohur në thelb presidenti i Serbisë, All...
Bahamas është bërë shteti i 121-të që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Lajmin e ka bërë t&eum...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për kontrabandim me migrantë. Sipas mediave vendase bëhe...
Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të v...
Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot është zhvilluar një operacion i gjerë...
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një operacion i g...
Një operacion masiv i udhëhequr nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Agjencin&eu...
Richard Grenell, I dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale, ka reaguar “X” lidhur me viz...
Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, ka ngritur dyshime serioze rreth vdekjes së Slavko Aleksiqit, një “vojvodë çetnik”...