Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Kryetari i Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, njoftoi se dy ambulanca të mjekësisë familjare, në fshatrat Banjë dhe Syriganë janë mbyllur, pasi funksiononin ilegalisht “nën menaxhimin e strukturave paralele serbe" dhe jashtë "rendit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës”.
Lushtaku përmes një postimi në Facebook tha se ajo që është gjetur në këto ambulanca është “e papranueshme”, duke theksuar se janë gjetur barna pa banderolë dhe me afat të skaduar, janë përdorur receta mjekësore pa praninë e mjekut, si dhe “shkelje të tjera të shumta që bien në kundërshtim me ligjet dhe protokollet shëndetësore”.
“Nuk do të lejojmë që askush të rrezikojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve duke vepruar jashtë sistemit dhe ligjeve të Republikës së Kosovës. Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe kemi njoftuar edhe autoritetet përkatëse përfshirë edhe Agjencinë e Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale”, shkroi Lushtaku, duke shtuar se këto ambulanca mund të rinisin punën vetëm pasi të integrohen plotësisht në sistemin shëndetësor të Kosovës.
Ndërkaq, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, njoftoi se me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë së Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti dhe të Komunës së Skenderaj është ndërprerë puna e ambulancave në fshatrat Banjë dhe Syriganë.
Këto ambulanca funksionojnë në sistemin e Serbisë, ndërsa nga Lista Serbe u tha se ndërprerja e punës “rrezikon drejtpërdrejt të drejtën për kujdes shëndetësor të popullit serb dhe të gjithë qytetarëve që kanë përdorur shërbimet e këtyre institucioneve shëndetësore”.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Ministrisë së Shëndetësisë të Qeverisë së Kosovës me pyetje lidhur me këtë çështje dhe po pret përgjigje.
Kosova, ndërkaq, ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbia që nga viti 2024, pasi i konsideron ato paralele dhe të paligjshme. Në muajt e fundit po përmendet gjithnjë e më shumë edhe integrimi i institucioneve shëndetësore dhe arsimore, që në zonat me shumicë serbe funksionojnë në sistemin e Serbisë.
Nga Bashkimi Evropian në fund të marsit i thanë Radios Evropa e Lirë se është në dijeni të qëllimit të autoriteteve kosovare për integrimin e këtyre dy sektorëve, por se një hap i tillë duhet të bëhet në konsultim me komunitetin serb.
Lista Serbe më 10 prill tha se për ndërprerjen e punës së institucioneve shëndetësore në fshatrat Banjë dhe Syriganë në Komunën e Skenderajt kanë njoftuar përfaqësuesit e BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe vendet e QUINT-it, si dhe misionet e OSBE-së, EULEX-it, KFOR-it dhe UNMIK-ut, të cilëve u është kërkuar reagim urgjent.
“Rikujtojmë se përfaqësuesit ndërkombëtarë, para së gjithash përfaqësuesi i posaçëm i BE-së [për dialogun Kosovë-Serbi], Peter Sorensen, dhe Ambasada amerikane në Prishtinë, kanë theksuar qartë se nuk duhet të ketë ndërprerje të ofrimit të shërbimeve për qytetarët në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, dhe se çështja e funksionimit të institucioneve në këto fusha do të zgjidhet ekskluzivisht përmes dialogut, në bazë të marrëveshjeve të arritura dhe në marrëveshje me popullin serb”, u tha në njoftim.
Mbylljen e ambulancave e dënoi edhe Demokracia Serbe, dhe nisma qytetare, Veriu për të gjithë, që kanë këshilltarë komunalë në disa komuna të banuara me shumicë serbe.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, duke argumentuar se me mbylljen e dy ambulancave, më shumë se 250 serbë në Syriganë dhe Banjë kanë mbetur pa kujdes shëndetësor dhe shërbime mjekësore.
Nga kjo zyrë u pretendua gjithashtu se gjatë aksionit për mbylljen e ambulancave është “hequr” edhe tabela me emrat e dy shkollave fillore në këto vende, si dhe e Shkollës së Mesme Teknike në Syriganë,
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, theksoi po ashtu se për këto zhvillime ka njoftuar BE-në dhe të gjithë përfaqësuesit relevantë ndërkombëtarë./REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga Sekretarja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yve...
Sistemi i ri i hyrje-daljeve (EES) i Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi zyrtarisht të premten. Ky sistem vlen për qytetarët që n...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Kosova do të shkojë n&eum...
Sistemi i ri i hyrje-daljeve (EES) i Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi zyrtarisht të premten. Ky sistem vlen për qytetarët që n...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Kryeministrit Albin Ku...
Është nxjerrë trupi i pajetë i turistit amerikan (rreth 24-vjeçar), i cili vdiq pas një vetaksidenti me motoçikletë ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Londër. Zyra e Kryeministrit njoftoj se ai atje është prit...
Sikurse edhe në të kaluarën, Kosova dhe Serbia kanë drejtuar akuza ndaj njëra-tjetrës në mbledhjen e radhës të K&eu...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bas...
Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit nuk duhet parë si një episod i izoluar, por si pjesë e një arkitekture k...