KOSOVA

"Ne po përgatitemi për sulmin e tyre", Vuçiç viktimizohet për aleancën Kosovë–Shqipëri–Kroaci

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 23:04
"Ne po përgatitemi për sulmin e tyre", Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur shqetësim për bashkëpunimin ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në një intervistë për RTS, ai tha se marrëveshja e mbrojtjes mes këtyre vendeve ngre dyshime për qëllimet e saj.

Vuçiç tregoi se për këtë çështje ka biseduar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, gjatë një takimi në Indi. Sipas tij, Plenkoviqi i ka thënë se bashkëpunimi nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

Megjithatë, presidenti serb theksoi se mbetet i shqetësuar për zhvillimet në rajon.

“Nuk jam Donald Trump, Vladimir Putin, presidentë të mëdhenj që i zgjidhin të gjitha me lehtësi. Për mua nuk ka gjëra të lehta dhe natyrisht që kam frikë. Unë dua paqe, jo luftë dhe konflikte”, tha Vuçiç.

Ai kritikoi krijimin e një bashkëpunimi ushtarak mes Prishtinës dhe Zagrebit, duke thënë se “kur krijoni një aleancë ushtarake me një entitet dhe nuk keni shpjegim pse e keni bërë, ndërsa për ne është e qartë pse, sigurisht që ekziston një dozë shqetësimi”.

Duke folur për balancën ushtarake në rajon, Vuçiç theksoi se Serbia nuk e nënvlerëson forcën e shteteve të tjera, por as ushtrinë e saj. Ai shtoi se vendi i tij posedon kapacitete ushtarake që nuk janë bërë publike.

“Për një vit dëgjoni historinë se Serbia ka blerë ‘Rafale’ të përdorur, ndërsa ata të rinj, se do të marrin raketat ‘Meteor’ dhe se janë gjithnjë e më të fortë se ne. Ne heshtim. Unë them – po, sepse jeni të fortë, prandaj edhe kam atë dozë frike kur formoni aleanca ushtarake”, u shpreh ai.

Vuçiç madje deklaroi se Serbia po përgatitet për mundësinë e një sulmi nga një aleancë e mundshme mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit.

“Ata po presin momentin kur do të na sulmojnë”, tha ai, duke shtuar se Serbia ka “mjaftueshëm fuqi parandaluese për dy shtete dhe një entitet”.

Në intervistë, presidenti serb foli edhe për “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq. Ai e përshkroi atë si një politikan inteligjent, por që sipas tij bëri gabime të mëdha politike.

“Ishte politikan inteligjent, por bëri gabime serioze politike”, tha Vuçiç, duke shtuar se nuk është i sigurt nëse Millosheviqi i kuptoi plotësisht pasojat e zhvillimeve që çuan në bombardimet e NATO në vitin 1999.

Vuçiç foli edhe për ish-komandantin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, duke thënë se roli i tij do të vlerësohet nga historia.

“Gjithmonë do t’ia lë historisë të gjykojë. Secili prej nesh ka anët e tij të mira dhe të këqija”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve