Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, mungoi anëtari i trupit gjykues
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ndërsa seanca e radh&e...
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ndërsa seanca e radh&e...
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine &Ccedi...
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, GJKKO i ka kthyer përgjigje Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë lidhur me k&eum...
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka ngritur akuza dhe pikëpyetje të forta ndaj qeverisë gjatë Konferencës së Kry...
Pak kohë më parë Belinda Balluku dhe biznesmeni Ron Yeffet u fotografuan bashkë, pas një dreke në një nga restorantet e Tir...
“Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët”. Këto janë disa prej thirrjeve që lëshojnë në...
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi...
Sot është dita e 110 e protestës qytetare. Në tubimin e mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë është paralaj&eum...
Ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese daja i deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, Bledar Bakaj. Bakaj i cil...
Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për ndryshimin e Rëndit të Ditës. Grupi parlamentar i PD kërkon q&eum...
Pas vendimit të dhënë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, ku ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burgim për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç doli në konferencë për mediat.
Ai u shpreh i pakënaqur për këtë vendim sepse sipas tij nuk u dënuan për krime kundër njerëzit.
Gjatë fjalës së tij Vuçiç ‘kishte studiuar’ të gjitha reagimet e zyrtarëve të lartë nga rajoni. Vuçiç tha se e kishte planifikuar deklaratën e tij për në orën 18:30, në mënyrë që të priste reagimet e liderëve politikë nga rajoni.
Ai e nisi citimin e parë direkt nga fjala e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, duke vijuar më pas me të tjerët.
“Imagjinoni sikur një nga zyrtarët tanë të thoshte: ‘Liria ka një emër’ dhe të përmendte ndonjë serb të dënuar nga Tribunali i Hagës”, tha Vuçiç.
Ai përmendi gjithashtu reagimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili pas shpalljes së vendimit publikoi fjalën “turp” në rrjetet sociale.
Duke folur për reagimet nga Prishtina, Vuçiç citoi kryeministrin Albin Kurti, i cili e cilësoi aktgjykimin si “padrejtësi të papranueshme” dhe “dënim të rëndë”, duke thënë se ai duhet të ndryshohet në procesin e apelit.
Presidenti serb iu referua edhe deklaratës së zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, i cili e cilësoi vendimin “jashtëzakonisht të padrejtë” dhe tha se “çdo shqiptar e mban në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së”. Gjeloshaj gjithashtu deklaroi se beson se vendimi do të ndryshohet në instancat më të larta gjyqësore.
Vuçiç ngriti pyetjen nëse deklarata të tilla do të kenë pasoja për integrimin evropian të Malit të Zi.
“A do ta ndalojnë integrimin evropian sepse e fyejnë vendimin, e mohojnë sundimin e ligjit? Apo kjo vlen vetëm për serbët?”, pyeti presidenti serb.
Ai iu referua gjithashtu reagimeve të politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, mes tyre Bekim Sali, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ahmeti e cilësoi vendimin si të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes.
“Dhe unë mendova se ata janë kriminelë, të paktën të dënuar në shkallën e parë. Jo, të gjithë janë çlirimtarë, heronj dhe heroinat”, tha Vuçiç.
Ai iu referua edhe qëndrimit të diplomacisë kroate, duke thënë se Zagrebi, ndërsa deklaroi se “e merr në dijeni” vendimin, njëkohësisht theksoi qëndrimin e tij për kontekstin politik dhe historik të luftës në Kosovë.
Vuçiç vlerësoi se këto reagime tregojnë, sipas tij, ekzistencën e standardeve të ndryshme ndaj serbëve dhe popujve të tjerë të ish-Jugosllavisë.
“Serbët duhet të jenë kriminelë në çdo njoftim, në çdo deklaratë”, tha presidenti serb.
Gazetari i njohur i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të...
Një moment të keq për Kosovën, të gjithë Ballkanin dhe Europën e ka konsideruar ish-shefi i misionit të OSBE-së n&e...
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Ko...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
Mes figurave të shumta të njohura për vendimin e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kanë reaguar edhe ...
Nga Lutfi Dervishi: Drejtësia e lupës politike dhe dora e historisë Kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mor...
Artistja shqiptare Dua Lipa, ka reaguar ndaj vendimit të Hagë për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...
Pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Franca ka pë...
Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark deklaroi se ishte i shokuar dhe i zemëruar për vendimin e Gjykatës së Hagës, e cila dënoi me ...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në H...