KOSOVA

Walker për ish-krerët e UÇK-së: Katër vite larg familjes, padrejtësi e tmerrshme

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 23:25
Walker për ish-krerët e UÇK-së: Katër vite larg

Ish-diplomati amerikan William Walker ka kritikuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë të tejzgjatur dhe problematik nga pikëpamja e drejtësisë.

Ai tha se gjyqi ka zgjatur mbi 10 vite dhe është shoqëruar me rotacion të shumtë juristësh, prokurorësh dhe gjyqtarësh ndërkombëtarë.

Sipas tij kushtet komode të jetesës në Hagë, pagat e larta dhe përfitimet shtesë mund të kenë ndikuar në zvarritjen e procesit, duke shtuar se disa prej zyrtarëve nuk kanë pasur interes që gjyqi të mbyllet shpejt.

“Gjyqi në Hagë po zhvillohet për 10 vite. Numri i juristëve, gjyqtarëve, prokurorëve ndërkombëtarë janë përfshirë dhe kanë ikur nga Haga mbas një periudhe kohore që kanë qenë aty. Shumë prej tyre kanë qenë aty në këtë çështje për vite me radhë dhe të jetosh në Hagë është një vend shumë komod për të jetuar. Të gjithë facilitetet e jetës moderne janë aty. Hotele shumë të mira, restorante shumë të mira, pagat që ato marrin janë të mira. Ka shtesa gjithashtu të pagës që marrin jo të gjithë, por mendoj që disa prej tyre nuk do të dëshironin. Nuk kanë dëshiruar që ky gjyq të përfundojë, sepse pothuajse një dekadë e karrierës së tyre të punojnë në Hagë, të marrin pjesë në hetime dhe pastaj ndjekja penale e këtyre personave të akuzuar. Kanë jetuar një jetë shumë komode dhe më vjen shumë inat kur e mendoj këtë gjë, por duke pasur parasysh kushtet në Hagë, duke pasur parasysh akomodimin, pagat e mira dhe shtesat dhe të jesh një prokuror, apo një gjyqtar në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Besoj se kjo ka ndikuar gjithashtu në kohëzgjatjen e këtij procesi”, tha ai.

Duke sjellë në vëmendje gjyqet e Nuremberg, të cilat, sipas tij, përfunduan brenda dy deri në tre vite pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht shkallës shumë më të madhe të krimeve, Walker tha se do të donte që të ishte ndjekur i njëjti standard edhe në këtë rast.

“Unë kam qenë një i interesuar, kam pasur me shumë interes historinë dhe marrëdhënie ndërkombëtare të viteve të fundit të viteve 40 kur u zhvillua gjyqi, kur u zhvilluan gjyqet e Nurembergut. Dhe këto gjyqe ishin për të dënuar pra krimet e Luftës së Dytë Botërore dhe kur gjermanët dhe të tjerë kryen krime të tmerrshme lufte në shkallë të paimagjinueshme miliona njerëz të vrarë si rezultat i krimeve të luftës dhe gjyqi i Nurembergut zgjati nga 1945 fundi i luftës 1948 pra dy deri në tre vite, krahasuar me 10 vite në këtë rast, ishte një proces i drejtë. Shumë nga të pandehurit u gjendën të pafajshëm do të doja që këto standarde të sjelljes nga gjykata të ishin ndjekur dhe në këtë rast dhe në këtë çështje”, u shpreh ai.

Walker theksoi se mbajtja e të akuzuarve në paraburgim për katër vite pa një vendim përfundimtar bie ndesh me parimin bazë të drejtësisë. Sipas tij është e padrejtë që të akuzuarit kanë humbur vite të tëra të jetës larg familjeve të tyre pa një vendim të formës së prerë.

“Të mbash të akuzuarit të ndaluar në paraburgim për katër vite pa pasur akses në botën e jashtme, Zotit Thaçi i është dhënë vetëm një ditë nga paraburgimi për të shkuar në vdekjen dhe ceremoninë funerale të babait të tij, një ditë nga katër vite. Për mendimin tim, shprehja i pavarur derisa të provohesh i fajshëm është parimi bazë i drejtësisë, sistemit të drejtësisë. Këto persona deri më tani janë të pafajshëm, derisa të provohet fajësia e tyre dhe gjithsesi ata kanë humbur katër vite nga jeta e tyre, katër vite larg familjes së tyre dhe kjo mendoj është një padrejtësi e tmerrshme”.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?