Dita e zgjedhjeve në Kosovë është tensionuar nga akuza të rënda për ndërhyrje direkte nga Serbia, duke kulmuar me arrestimin e disa shtetasve serbë, përfshirë një ish-ushtarak, të cilët tentuan të kalonin kufirin ilegalisht. Ky incident vjen krahas denoncimeve për krime të shumta zgjedhore, si grumbullimi i organizuar i votuesve serbë dhe thyerja e heshtjes zgjedhore, duke ngritur shqetësime serioze për integritetin e procesit.
Hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus, Gurakuç Kuçi, i ftuar ditën e sotme në intervistën e mesditës në Syri Televizion tha se Policia e Kosovës ka ndaluar grupin e shtetasve serbë teksa përpiqeshin të hynin në territorin e Kosovës në mënyrë të paligjshme. Identifikimi i një ish-pjesëtari të forcave serbe mes të arrestuarve ka shtuar alarmin, duke e lidhur këtë veprim me një strategji më të gjerë destabilizimi.
Ky veprim, sipas Kuçit ngre dyshime se personat në fjalë mund të kishin planifikuar edhe akte të tjera, duke kujtuar kërcënime të ngjashme me rastin e Banjskës. Përveç tentativës për hyrje ilegale, ekspertët denoncojnë se Serbia ka orkestruar një sërë shkeljesh të tjera.
Këto përfshijnë mobilizimin dhe transportimin e organizuar të serbëve për të votuar në mënyrë të grumbulluar, një praktikë që bie ndesh me ligjet e Kosovës dhe vlerat demokratike.
Gjithashtu, raportohet se heshtja zgjedhore është thyer hapur nga Lista Serbe dhe mediat në Serbi e Kosovë, të cilat kanë bërë fushatë aktive dhe kanë lobuar gjatë gjithë ditës, veprime që janë cilësuar si “krim zgjedhor”.
Përballë këtyre zhvillimeve, është bërë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga institucionet e Kosovës, përfshirë Prokurorinë dhe Policinë. Njëkohësisht, pritet një qëndrim i qartë nga faktori ndërkombëtar, si EULEX, OSBE dhe ambasadat e huaja që monitorojnë zgjedhjet.
Vëmendja është drejtuar edhe te delegacioni vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i pranishëm në Kosovë, me kërkesën që këto shkelje të evidentohen dhe të raportohen qartësisht. Këto veprime nuk konsiderohen të izoluara.
Bëhet fjalë për një model të përsëritur të ndërhyrjes së Serbisë, i cili përfshin kërcënime, blerje votash, joshje me vende pune dhe përdorim të skemave sociale për të manipuluar vullnetin e votuesve. Edhe pse Bashkimi Evropian ka dokumentuar ndërhyrje të ngjashme në raportet e kaluara, mungesa e një reagimi të fortë ndaj zhvillimeve aktuale ka ngjallur shqetësim.
Deklarata e plotë:
"Dhe janë zënë nga policia e Kosovës, të cilët kanë tentuar ta kalojnë kufirin ilegalisht të Kosovës. Dhe njëri prej tyre pra është një ushtarak, një ish-ushtarak i forcave të Serbisë. Në këtë formë, kjo është një nga ndërhyrjet që kanë bërë sot.
Ata, përveç të tjerash, kanë ndërhyrë edhe duke bërë grumbullimin e serbëve për të dalë në formë të grumbulluar në zgjedhje. Një gjë që është e ndaluar me vlera demokratike, me ligjet e Republikës së Kosovës. Ata e kanë bërë këtë në formë të organizuar dhe e kanë bërë edhe herëve të kaluara. Përveç të tjerash, ata e kanë thyer edhe heshtjen zgjedhore.
Pra, me ligjet në Kosovë ndalohet që në ditën e zgjedhjeve të bëhet fushatë për subjektet politike. Lista Serbe, mediat serbe në Kosovë, mediat serbe në Serbi dhe plot militantë të ndryshëm serbë janë angazhuar që të lobojnë për Listën Serbe duke i nxitur qytetarët që të votojnë.
Ky është një krim zgjedhor dhe institucionet e Kosovës do të duhej të reagonin menjëherë. Prokuroria e Kosovës dhe Policia e Kosovës do të duhej të reagonin menjëherë ndaj këtyre rasteve. Po ashtu edhe institucionet si EULEX-i, OSBE-ja, pastaj ambasadat e ndryshme të cilat i vëzhgojnë këto zgjedhje, do të duhej menjëherë të reagonin.
Përveç të tjerash, edhe vëzhguesit nga Parlamenti dhe Këshilli i Evropës, të cilët gjenden për momentin në Kosovë, duhet t’i evidentojnë këto raste dhe t’i paraqesin në formën e duhur para institucioneve dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, sepse kjo bie ndesh me vlerat demokratike. Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë synim Bashkimin Evropian dhe ne nuk mund të hyjmë me këto interferime nga Serbia në Bashkimin Evropian. Nuk duhet të lejohet Serbia që t’i prishë zgjedhjet e vendeve të saj fqinje, që janë Kosova në këtë rast.
Serbia nuk ka ndërhyrë vetëm sot, por e ka bërë vazhdimisht edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe para saj, dhe vazhdon ta bëjë në forma të ndryshme: me kërcënime, me blerje të votës, me hapje të vendeve të punës pikërisht në zgjedhje, me dhënien e parave për blerjen e votës në emër të skemave sociale dhe në forma të tjera.
Në zgjedhjet e shkurtit, Bashkimi Evropian ka pasur një delegacion ekskluziv për monitorimin e zgjedhjeve, i cili ka qëndruar për një kohë të konsiderueshme në Kosovë dhe ka prodhuar një raport faktik që ka dëshmuar ndërhyrjet e Serbisë dhe kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë. Mirëpo në zgjedhjet lokale të tetorit dhe në zgjedhjet e tanishme nuk ka pasur reagime të ngjashme.
Me aq informacion sa kemi, ekziston një delegacion nga Parlamenti i Këshillit të Evropës që ka qëndruar dje dhe sot në Kosovë. Kjo është një periudhë shumë e shkurtër dhe besoj se nuk do të kenë mundësi t’i mbledhin të gjitha informacionet e nevojshme për një raport gjithëpërfshirës dhe transparent. Kjo është mangësi, sepse do të duhej të vinin më herët dhe me grupe më të gjera vëzhgimi.
Serbia është duke bërë një krim zgjedhor. Tani kemi edhe informacionin që persona kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në Kosovë për të shfrytëzuar situatën dhe kjo përbën kërcënim. Duke pasur parasysh se njëri prej tyre është ish-ushtarak, kjo mund të paraqesë edhe rrezik të natyrave të tjera, sikur rastet e Banjskës apo Verlepecit.
Me aq informacion sa kanë publikuar mediat në Kosovë, kemi vetëm inicialet e tyre. Identiteti i plotë nuk është publikuar për media. Janë vetëm inicialet dhe vitet e lindjes: S.R. 1981, M.S. 1986, S.Z. 1995, V.K. 1999 dhe D.Z. 2002. Nuk dihet saktësisht cili prej tyre është ish-ushtaraku, por me gjasë mund të jetë ai i lindur në vitin 1981 ose 1986 dhe si i tillë ka pasur qëllime të caktuara"
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
28 Dhjetor12:58
Osmani pasi votoi: E bindur që partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara në mënyrë që të kemi institucione funksionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, kanë votuar në qendrën e votimit në Faku...
KOSOVA
28 Dhjetor11:13
Kosovë, në këtë komunë kanë votuar vetëm 4 qytetarë
Nga 6 mijë e 498 votues, deri më tani kanë votuar 4 qytetarë në Zubin Potok.
Kështu tregojnë të dhënat e Komisioni...
KOSOVA
28 Dhjetor10:05
Kurti voton: Kemi zgjedhje të parakohshme pikërisht pse u refuzua koalicioni, presim rezultat të qartë
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare t&e...
KOSOVA
28 Dhjetor09:09
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Lista Serbe voton në mënyrë kolektive në Mitrovicën e Veriut
Pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në...
KOSOVA
28 Dhjetor07:09
Krimet e luftës, vetëm pesë prokurorë trajtojnë rreth një mijë dosje të trashëguara nga EULEX
Me rreth një mijë dosje të trashëguara nga misioni i EULEX-it dhe me një numër të konsiderueshëm aktakuzash të ngri...
KOSOVA
28 Dhjetor07:05
Zgjedhjet e parakohshme, qytetarët e Kosovës i drejtohen sot kutive të votimit. Çfarë duhet të dini
Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, sot pritet t’u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur për...
KOSOVA
27 Dhjetor18:40
Zgjedhjet e parakohshme/ Mbi 7 mijë qytetarë kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
Mbi 7 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00, në zgjedhjet e parakohshme që po zhvillohen këtë të shtu...
KOSOVA
27 Dhjetor10:21
Zgjedhjet në Kosovë/ Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike
Prej orës 7:00 të mëngjesit e deri në orën 19:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale në përfaqësitë e ...
KOSOVA
26 Dhjetor22:43
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar një letërporosi në Prokurorinë e Posaçme SPAK, për të nisur hetime p&e...
KOSOVA
26 Dhjetor22:19
Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro
p
Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me gjashtë mijë euro pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka konstatuar ...