KOSOVA

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, partitë politike do të nisin sot zyrtarisht fushatën!

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2025, 09:15

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, partitë politike do

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit e nisin sot, 17 dhjetor, fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Edhe pse nis të mërkurën, partitë tashmë kanë mbajtur tubime me simpatizantë e kanë nisur të premtojnë miliarda.  Në prezantim të programeve fillestare, në tubimet e para, partitë kanë nisur të premtojnë rritje të pagave e shpërndarje të qindra miliona eurove.

Subjekti që doli i pari në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, tubimin e parë të madh e mbajti të hënën në Prizren, ku i prezantoi kandidatët për deputet. Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se prioritet për katërvjeçarin e ardhshëm do të jetë sërish siguria. E të martën LVV-ja së bashku me partnerët kanë mbajtur tubim në mbrëmje në sallën “1 Tetori” në kryeqytet.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia që ka qenë në pushtet deri tash, ka premtuar 200 milionë euro vetëm për Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0. Sipas këtij premtimi, pakoja do të përmbajë mbështetje të njëhershme për pensionistët, fëmijët që marrin shtesa, studentët dhe punëtorët e sektorit privat dhe rikthimin e skemës për subvencionimin e kursimit të energjisë, nga e cila përfitojnë mbi 200 familje. Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ky do të jetë ndër pesë vendimet e para që do t’i merrte Albin Kurti si kryeministër në mandatin e ardhshëm. Pos këtij vendimi, është premtuar edhe miratimi i buxhetit 4 miliardë eurosh për 2026, si dhe procedimi i ligjit të ri për çmime tavan, pavarësisht se i pari ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Dy vendime të tjera në këtë pesëshe janë premtuar heqja e kufizimit për punësimin e veteranëve të UÇK-së dhe miratimi i pagës së 13-të për të gjithë shërbyesit publikë.

Edhe Lidhja Demokratike ka prezantuar të martën në mbrëmje 110 kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku kandidat për kryeministër është udhëheqësi i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili ka shpalosur programin politik të LDK-së. Një ditë më herët, kjo parti ka mobilizuar strukturat në kryeqytet. Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, të martën ka premtuar rritjen e pagave për mësimdhënësit në 1000 euro në muaj, dhe për policët, zjarrfikësit e ushtarët në 900 euro. Ai ka thënë se koeficienti i pagave do të jetë 150 euro.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se të mërkurën, nga Prizreni do të nisë fushata zgjedhore për garën e 28 dhjetorit. Hamza ka premtuar rritje të pagave deri në 50 për qind, ndërsa të njëjtën përqindje e ka përmendur edhe për veteranët, familjet e dëshmorëve e invalidët e luftës. Ai ka premtuar edhe rritjen e pensioneve.

E pagë mesatare prej 1100 eurosh dhe pension 500 eurosh ka premtuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Paraprakisht këto subjekte zhvilluan takime mobilizuese me mërgatën në disa qendra evropiane. Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, të caktuara në një periudhë kur mërgimtarët tradicionalisht ndodhen me pushime në Kosovë, kanë rritur angazhimin e partive për ta siguruar votën e tyre.

Ndërkohë, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore ka ripërsëritur kërkesën ndaj partive politike për respektim të plotë të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. AIP-ja duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka theksuar se çdo përpunim i të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore duhet të bëhet në përputhje me udhëzimet e Agjencisë që rregullojnë komunikimin me votuesit gjatë procesit zgjedhor.

“Përpunimi i të dhënave personale për qëllime të promovimit të kandidatëve, komunikimit me votuesit apo organizimit të aktiviteteve politike duhet të mbështetet në baza të qarta ligjore, duke respektuar parimet e ligjshmërisë, drejtësisë, proporcionalitetit dhe transparencës. Subjektet politike mbajnë përgjegjësi të plotë për garantimin e përpunimit të sigurt dhe të ligjshëm të të dhënave të qytetarëve”, shkruan në komunikatën e AIP-së.

Në këtë kuadër, AIP-ja ka rikujtuar obligimet kryesore për subjektet politike, përfshirë sigurimin që çdo përpunim i të dhënave personale të bëhet mbi baza të ligjshme, si pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim apo arsye të tjera të përcaktuara me ligj; ndalimin e përdorimit të të dhënave të kontaktit të qytetarëve të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike, nga institucionet apo për qëllime jo-politike, për marketing ose komunikim politik; respektimin e së drejtës së qytetarëve për të kundërshtuar në çdo kohë përpunimin e të dhënave të tyre për marketing politik dhe ndërprerjen e menjëhershme të komunikimit pas paraqitjes së kundërshtimit. Po ashtu është kërkuar shmangia e profilizimit të votuesve dhe përpunimit masiv të të dhënave të ndjeshme, përveç rasteve kur ekziston bazë e qartë ligjore dhe janë ndërmarrë masa mbrojtëse, përfshirë kryerjen e Vlerësimit të Ndikimit mbi Mbrojtjen e të Dhënave (VNMDh) kur përdoren teknologji me rrezik të lartë dhe garantimin e transparencës së plotë ndaj qytetarëve për qëllimet, bazën ligjore dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale, si dhe publikimin e politikave të privatësisë të qarta, të përditësuara dhe të qasshme gjatë gjithë periudhës zgjedhore.

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se do të ofrojë mbështetje profesionale për subjektet politike, me qëllim që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me standardet për mbrojtjen e të dhënave personale dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do të jenë të tretat që do të mbahen brenda këtij viti, pas atyre nacionale të 9 shkurtit dhe atyre lokale të 12 tetorit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?