Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Të rriturit shpesh përballen me sfida që nuk i dinë derisa ato të shfaqen. ‘Adulthood’ mund të jetë një udhëtim i pasur, por gjithashtu i mbushur me vështirësi që të godasin papritur, duke e bërë jetën më të ndërlikuar nga sa mund ta kemi imagjinuar. Ja disa nga problemet që shumë të rritur përballen dhe për të cilat askush nuk j’u ka treguar.
Faturat që nuk përfundojnë kurrë: Paguani qiranë, faturat e dritave, ujit, internetit, abonimet që keni harruar… pastaj vjen dhe koha për të paguar qiranë sërish. Papritur, nuk po punoni për të realizuar ëndrrën tuaj, por për të mbijetuar. Ky është një cikël që duket i pafund, dhe që të kujton përherë se sa e vështirë është të mbash gjithë barrën e të jetuarit.
Përgjegjësia ndaj prindërve: Askush nuk të paralajmëron për atë ndërrim roli kur fillon t’i kujtosh prindërit të marrin medikamentet, të rezervosh vizitat mjekësore, apo t’i shpjegosh se si të përdorin WhatsApp-in. Dhe një ditë, realizon se ti je tashmë i rritur dhe se rolet mes jush janë ndërruar.
Dhimbja e të kaluarës: Nuk janë vetëm humbjet nga vdekja që shkaktojnë dhimbje. Ka gjithashtu dhimbje për miqësitë që u shuan, ëndrrat që nuk realizohen, dhe marrëdhëniet që kanë mbaruar. Dhimbja që ka lidhje me gjëra që ende janë të gjalla është një aspekt i pashmangshëm i të rriturit.
Kostoja e mobilimit të shtëpisë: Çmimet për sende të thjeshta si perde, pasqyra, dhe tapete janë të papërballueshme. Kur ishim të vegjël, thoshim me shaka “Mami, bli një TV më të madh”. Tani shohim çmimet për televizorët dhe themi, “A është ky televizor i bërë nga ari?”
Përpjekjet për të pasur sukses: Të gjithë e dimë se duhet të punojmë shumë, por askush nuk të paralajmëron se sa kohë mund të marrë për të parë rezultate. Disiplina e kërkuar për të vazhduar edhe kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç kishe planifikuar, është ajo pjesë që shumë fjalime motivuese nuk e përmendin.
Lodhja e vazhdueshme: Lodhja nuk ka të bëjë me punën fizike, por me ekzistencën. Lodhja nga marrja e vendimeve të përditshme, përgjegjësive, dhe kërkesave të jetës. Pavarësisht se pushon, lodhja është një ndjenjë që nuk largohet.
Zgjedhja e ushqimit çdo ditë: Zgjedhja e menuve për çdo vakt është një ngarkesë mendore që shpesh duket e padurueshme. Dhe ndërsa “planifikimi i vakteve” është një ide e mirë, pas disa ditësh ushqimi bëhet i mërzitshëm. E ke përjetuar atë moment kur nuk do të mendosh më për darkën, por vetëm për një gotë ujë?
Vetmia e pavarësisë: Edhe pse mund të kesh miq dhe familje, ndjenja e pavarësisë shpesh vjen me një vetmi të thellë. Të bëhesh vetvetja dhe të menaxhosh jetën tënde është një udhëtim që nuk mund ta bësh me askënd tjetër.
Përballja me trauma të kaluara: Pas një periudhe të caktuar, dhimbjet dhe trauma të cilat ke fshehur si fëmijë kthehen për t’u përballur me to. Frika, turpi dhe braktisja janë ndjenja që nuk do t’i mundësh derisa të bëhesh mjaft i rritur për t’i përballuar ato.
Menaxhimi i jetës: Pjesa më e madhe e jetës ka të bëjë me menaxhimin e përgjegjësive të përditshme, nga pastrimi i shtëpisë deri tek kërkesat e punës dhe marrëdhëniet. Të gjitha kërkojnë vëmendje të vazhdueshme dhe ndonjëherë duket sikur nuk ke kohë për asgjë.
Çmimi i ushqimeve të detit: Peshqit dikur ishin një luks i përballueshëm, por tani janë të shtrenjtë si të ishin thjesht dhurata nga parajsa. Kur u bë peshku një luks i papërballueshëm?
Trishtimi i anticipuar: Kur fillon të shikosh prindërit që plakën para syve të tu, kjo të godet si një zgjim i hidhur. Kohët po kalojnë dhe nuk ke më mundësinë të mbash kohën në dorë.
Familjet janë shumë më komplekse sesa mendonim: Familjet gjithmonë kanë pasur sekrete dhe trauma që ne nuk i kuptojmë deri sa të bëhemi të rritur. Të gjitha këto sekrete dalin në dritë dhe ndryshojnë mënyrën se si e shohim fëmijërinë tonë.
Rritja ndihmon të largohesh nga e kaluara: Me rritjen, mënyra e të menduarit ndryshon dhe shpesh nuk je më i kuptuar nga ata që ishin afër teje. Të rriturit duan të të shohin në të njëjtën formë, ndërsa ti po ndryshon dhe ata shpesh nuk mund të të kuptojnë.
Jeta nuk ndalon për shkatërrimin tënd: Pavarësisht çfarë po kalon, jeta vazhdon të ecë përpara. Punët, email-et, angazhimet, gjithçka vazhdon dhe ti duhet të gjesh forcë për të përballuar atë që po kalon.
Shkenca e ushqyerjes po zbulon se truri ka nevojë për një “dietë inteligjente” po aq sa muskujt apo zemra. Një kombinim i...
Në rrugët e Oslos është vendosur një risi që po tërheq vëmendjen e qytetarëve: berberi i parë automat me int...
A jeni përballur ndonjëherë me partnere që pasi keni gabuar nuk ju kanë dhënë më shanse të dyta? Nes&eu...
Filozofi dhe mjeku romak Claudius Galen formuloi një koncept të llojeve të personalitetit bazuar në teorinë e lashtë greke t&eum...
Viti i ri 2026 po afron dhe disa shenja të zodiakut do të kenë një vit të jashtëzakonshëm, plot mundësi dhe momente t&eu...
DashiÇështjet që kanë të bëjnë me romancën mund të të zenë pjesën kryesore të ditës. V...
Netët pa gjumë nuk sjellin vetëm lodhje apo vështirësi përqendrimi. Një studim i gjerë i Mayo Clinic në SHBA treg...
Gjykatësi i hetimeve paraprake të Trentos, Gianmarco Giua, ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit për të pushuar ç&eum...
Ngërçet muskulore janë një problem shumë i përhapur që prekin si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit. Ato mu...
Për dekada të tëra, të varrosesh pranë artistëve si këngëtari i grupit The Doors, Jim Morrison, në varrezat P&egrav...