EMRI/ Aksident me vdekje në Elbasan, 18-vjeçari përplas me makinë 69-vjeçarin
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një 18-vjeçar ka përpla...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një 18-vjeçar ka përpla...
Protestat kundër Edi Ramës kanë vazhduar për 106 ditë me radhë. Ndërkohë protesta e të shtunës shënoi n...
Tensione në protestën që u mbajt mëngjesin e sotëm në disa pika të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, rruga e Durr&e...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër rregullores së ...
Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, ndërsa në ZVA bashkia Vlorë-Himarë do të ulen për herë t&eum...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka dërguar një mesazh urimi për nxënë...
Një grup deputetësh dhe kolegësh nga shumë parti në Britani po kërkojnë një ligj të ri për të adresuar ...
Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën Edit Du...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se do të shqyrtojë kërkesat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit pë...

“Jeto shpejt, vdis i ri dhe lër pas një trup të bukur” – kjo thënie përshkruan në mënyrë simbolike jetën dhe mitin që rrethon Amadeo Modiglianin, një nga artistët më të veçantë të shekullit XX. Piktor dhe skulptor italian, ai jetoi vetëm 35 vjet, por brenda një periudhe të shkurtër krijoi një stil artistik të papërsëritshëm, i cili sot njihet dhe vlerësohet në mbarë botën.
I lindur në vitin 1884 në qytetin portual të Livornos në Itali, Modigliani ishte fëmija më i vogël i një familjeje hebreje. Që në moshë të re tregoi prirje për artin, ndërsa mbështetjen më të madhe e gjeti tek e ëma, e cila e inkurajoi vazhdimisht të ndiqte rrugën artistike. Mësimet e para i mori që në moshën 14-vjeçare, por shëndeti i brishtë veçanërisht tuberkulozi do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës. Udhëtimet nëpër qytetet e Italisë jugore dhe vizitat në muze, kisha dhe galeri ndikuan thellë në formimin e tij estetik. Ai u njoh nga afër me artin klasik, skulpturat antike dhe traditën italiane, elemente që më vonë do t’i bashkonte me frymën moderne të Parisit, shkruan Piranjat News
Në vitin 1906, Modigliani u vendos në Paris, qendra më e rëndësishme artistike e kohës. Aty u përfshi në rrethet bohemiane dhe u miqësua me emra të njohur si Chaim Soutine, Diego Rivera, Amedeo Brancusi dhe shumë artistë të tjerë emigrantë. Jeta e tij ishte e vështirë, shpesh pa para, e shoqëruar me varësi nga alkooli dhe kushte të rënda jetese.
Megjithatë, pikërisht në këtë realitet të ashpër lindi edhe stili i tij unik. Portretet dhe nudot e Modiglianit dallohen për fytyrat e zgjatura, sytë bajame pa bebëza, qafat elegante dhe një qetësi pothuajse monumentale. Ai arrinte t’i individualizonte modelet, pavarësisht stilizimit të fortë, duke i dhënë secilit portret një identitet emocional të veçantë. Subjektet e tij ishin njerëz të zakonshëm: artistë, poetë, miq, kamarierë apo modele anonime. Për Modiglianin, statusi shoqëror nuk kishte rëndësi të gjithë përballë telajos së tij fitonin të njëjtën dinjitet artistik.
Edhe pse sot njihet kryesisht si piktor, ai e konsideronte veten para së gjithash skulptor. U frymëzua nga arti afrikan, egjiptian dhe skulpturat cikladike, duke krijuar koka guri të thjeshtuara, nga të cilat sot ekzistojnë vetëm rreth 20 vepra origjinale.
Në vitin 1917, ai njohu dashurinë e fundit të jetës së tij, Jeanne Hébuterne, një studente arti 19-vjeçare. Ajo u bë muza e tij më e shpeshtë dhe u portretizua më shumë se 25 herë. Po atë vit, Modigliani hapi ekspozitën e vetme personale gjatë jetës, në Paris. Ekspozita u bë skandaloze për shkak të nudove të ekspozuara dhe u mbyll nga policia, ndërsa fina nciarisht dështoi.
Shëndeti i artistit u përkeqësua ndjeshëm në vitet e fundit. Në janar të vitit 1920, Modigliani u shtrua në spitalin “Hôpital de la Charité” në Paris, ku ndërroi jetë nga meningjiti tuberkular në moshën vetëm 35-vjeçare.
Funerali i tij, ndonëse ai vdiq i varfër, u shndërrua në një ceremoni madhështore, ku morën pjesë artistë të mëdhenj të kohës, përfshirë Pablo Picasso dhe Fernand Léger. Tragjedia u thellua edhe më shumë kur një ditë më pas, partnerja e tij Jeanne Hébuterne, shtatzënë me fëmijën e dytë, kreu vetëvrasje.
Ironikisht, vetëm pas vdekjes, vepra e Modiglianit fitoi famë dhe vlerë të jashtëzakonshme. Sot, pikturat e tij shiten për dhjetëra miliona euro dhe ruhen në muze prestigjioze anembanë botës. Megjithatë, për shkak të mungesës së dokumentacionit, disa vepra vazhdojnë të jenë objekt debatesh për autenticitetin.
Pavarësisht miteve, filmave dhe legjendës së jetës së tij bohemiane, Amedeo Modigliani sot konsiderohet një nga figurat më të mëdha të artit figurativ të shekullit XX – një artist që arriti ta shndërrojë vuajtjen, brishtësinë dhe bukurinë njerëzore në art të përjetshëm.
Më 10 shkurt 2026, në orën 19:30, skena e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup do të hapë dyert për operën e p...
Dritero Agolli Këtu s’ do të jem, do jem larguar;Në tokë i tretur si të tjerët,Në kafenenë e preferuarNuk do m&eu...
Në vitin 1884 u botua vëllimi i parë i Oxford English Dictionary (OED), duke shënuar një nga momentet më të rëndësi...
Nuk keni kohë për palestër apo 10,000 hapa në ditë? Një mënyrë e re dhe efektive për të përmirësua...
Dashi Energjia është e lartë dhe të shtyn të veprosh pa hezitim. Ke dëshirë të marrësh drejtimin dhe të impo...
Një fenomen qiellor i rrallë dhe shumë mbresëlënës duket se është regjistruar mbi Shën Petersburg të Rusis&e...
Hëna ka qenë gjithmonë një udhërrëfyes natyror për njeriun. Sipas traditave të vjetra dhe besimeve popullore, fazat h&...
Një operacion i jashtëzakonshëm është zhvilluar në Spitalin Universitar Vall d'Hebron në Barcelonë të Spanjës....
Burrat po i drejtohen gjithnjë e më shumë kirurgjisë kozmetike, një trend veçanërisht i dukshëm në Lindjen e Mesm...
Në botën e kujdesit të lëkurës, pak përbërës kanë fituar aq shumë famë sa retinoli. Megjithatë, ba...