Gjykata Speciale/ Trupi gjykues: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave
Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit t&eum...
Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit t&eum...
Një zhvillim i rëndësishëm është bërë i ditur nga Gjykata Speciale në Hagë gjatë seancës për ...
Disa qytetarë që ishin duke qëndruar përpara Gjykatës Speciale janë larguar tashmë nga kjo hapësirë pas urdhë...
Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur tashmë në Gjykatën e Specializuar në Hagë, ndërsa kjo ngj...
Kosova dhe kudo ka shqiptarë, mbajnë sot frymën. Teksa ka nisur seanca në Hagë ku do të jepet vendimi për 4 ish-drejtues t&...
Në përgjigje të diskutimit të nxitur nga rasti i George Mazonakis dhe referenca ndaj plazmaferezës, Profesori i Terapi...
Sot është dita e vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Pas një prej proceseve më t&eu...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, reagoi në pritje të vendimit për drejtuesit e UCCK-së në Hagë. Sipas tij, so...
Raportohet se Rusia i ka ofruar Iranit informacione nga hapësira gjatë luftës së tij me Shtetet e Bashkuara, me 14 satelitë rus&...
Kongresisti amerikan, Keith Self, shprehu shqetësim për atë që ai e konsideron ndikim të anshmërisë politike në vendim...

Fazat e hershme të sëmundjes së Alzheimerit, përfshijnë shpeshherë një rënie të fshehtë të kujtesës afatshkurtër, së bashku me sfida të tjera rritje si luhatjet e humorit, çorientimi dhe vështirësia në përqendrim.
Ndërsa sëmundja përparon, këto efekte mund të ndikojnë shumë si te pacientët, ashtu edhe tek familjarët e tyre. Në disa raste, familja dhe miqtë mund të fillojnë të vënë re shenja të një simptome veçanërisht mizore: humbjen e kujtesës sociale, e cila i privon pacientët nga aftësia e tyre për të njohur njerëzit e zemrës.
Një studim i ri mbi minjtë nga shkencëtarët e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Virxhinias dhe Virginia Tech, ka zbuluar së fundmi se ndërprerjet në strukturat e specializuara që mbështesin nyjet midis neuroneve, mund të luajnë një rol kritik në këtë humbje graduale të kujtesës.
“Gjetja e një ndryshimi strukturor që shpjegon një humbje specifike të kujtesës në sëmundjen e Alzheimerit është shumë emocionuese. Është një objektiv krejtësisht i ri, dhe ne kemi tashmë kandidatë të përshtatshëm për të gjetur ilaçet e duhura”, thotë neuroshkencëtari i Universitetit të Virxhinias, Harald Sontheimer.
Tek të rriturit e shëndetshëm, strukturat e quajtura rrjeta perineuronale, formojnë një matricë të ngjashme me rrjetën rreth neuroneve në rajone të caktuara të trurit, ku ato rregullojnë plasticitetin nervor, e mbrojnë nga stresi oksidativ dhe stabilizojnë kontaktet sinaptike që lidhin neuronet së bashku.
Këto rrjeta stabilizuese, mundësojnë komunikimin e duhur midis neuroneve në tru, siç e kanë zbuluar Sontheimer dhe ekspertët e tjerë në hulumtimet e mëparshme, dhe ky komunikim është i rëndësishëm për aftësinë e neuroneve për të regjistruar dhe ruajtur kujtimet.
Duke dyshuar se dështimi i këtyre rrjetave mund të luajë një rol në përparimin e sëmundjes së Alzheimerit, autorët e studimit hartuan studimin e ri për të hetuar këtë ide te minjtë.
Kur rrjetat perineuronale, u përkeqësuan në një pjesë të hipokampusit të njohur si CA2, minjtë e humbën aftësinë për të kujtuar minjtë e tjerë, pavarësisht se ruajtën aftësinë për të formuar kujtime të reja rreth objekteve në mjedisin e tyre.
Ndërsa studimet te minjtë nuk përkthehen gjithmonë te njerëzit, rezultatet ngjajnë me përvojat e zakonshme të njerëzve me Alzheimer, në të cilat kujtesa sociale shpesh zbehet përpara kujtesës së objekteve. Hulumtimet e mëparshme, sugjeronin se CA2 është thelbësor për kujtesën sociale.
“Në rastin e sëmundjes së Alzheimerit, njerëzit e kanë të vështirë të kujtojnë familjen dhe miqtë e tyre, për shkak të humbjes së një kujtese të njohur si kujtesë sociale. Ne zbuluam se veshja në formë rrjete e njohur si rrjeta perineuronale i mbron këto kujtime sociale”, thotë autorja kryesore e studimit Lata Shaunsali, studente e diplomuar në neuroshkencë në Universitetin e Virxhinias.
Përtej zbulimit të një mekanizmi të mundshëm, autorët testuan gjithashtu nëse mund të parandalonin humbjen e kujtimeve sociale tek minjtë duke e ndërprerë atë. Ata përdorën frenues të metaloproteinazës së matricës (MMP), të cilët po studiohen gjithashtu si ilaçe të mundshme kundër kancerit.
Këto ilaçe bllokojnë aktivitetin e MMP-ve, enzima që mund të tretin proteinat e matricës jashtëqelizore si ato në rrjetat perineuronale. Nëse frenuesit e MMP-së mund t’i ruajnë ato rrjeta, studiuesit shpresojnë që këto përbërës të mbrojnë edhe kujtesën sociale.
Eksperimentet e tyre me një model të Alzheimerit tek minjtë, duket se e vërtetojnë këtë shpresë. Minjve që iu dhanë frenues të MMP-së, pësuan më pak degradim të rrjetave të tyre perineuronale, zbuloi studimi, dhe ruajtën më shumë funksione të kujtesës sociale, pavarësisht se kishin sëmundjen e Alzheimerit.
“Në studimin tonë me minjtë, kur i mbajtëm të sigurta këto struktura të trurit që në fillim të jetës, minjtë që vuanin nga kjo sëmundje ishin më të mirë në kujtimin e ndërveprimeve të tyre shoqërore”, thotë Shaunsali.
“Hulumtimi ynë do të na ndihmojë të afrohemi më shumë me gjetjen e një mënyre të re, jo tradicionale për të trajtuar ose akoma më mirë, për të parandaluar sëmundjen e Alzheimerit, diçka që sot është shumë e nevojshme”, shton ajo.
Rreth 55 milionë njerëz në botë jetojnë aktualisht me sëmundjen e demencës, ku sëmundja e Alzheimerit përbën më shumë se 60 për qind të rasteve. Ndërsa popullatat vazhdojnë të plaken, këto shifra pritet të rriten, duke kaluar potencialisht 80 milionë brenda dekadës së ardhshme.
Gjetjet e reja janë premtuese, thonë studiuesit, por janë ende paraprake. Do të nevojiten më shumë kërkime për t’i vërtetuar këto rezultate dhe për të eksploruar zbatueshmërinë e tyre për speciet tona.
“Edhe pse kemi ilaçe që mund të vonojnë humbjen e rrjetave perineuronale, dhe kësisoj të vonojnë humbjen e kujtesës në sëmundje, duhen bërë më shumë kërkime në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e qasjes sonë përpara se kjo të mund të merret në konsideratë tek njerëzit”, thotë Sontheimer.
Nëse ndonjëherë vajza juaj 4-vjeçare ka kërkuar me ngulm të lyejë buzët apo ka ngulur këmbë të m...
Dashi Do doni ta mbani gjithë kohës pas vetes sot atë qe keni ne krah dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak atij. Secili ka nevoje për...
Ekspertët ndërkombëtarë në një përmbledhje globale të hulumtimeve thonë se tani nevojiten veprime për të ...
Dashi: Bën shpenzime impulsive për pajisje të reja, pa kërkuar zbritje apo krahasuar çmimin. Demi: Shpenzon për rehati dhe lu...
Një studim i ri tregon se gratë mund të rrisin shanset për një jetë më të gjatë nëse bëjnë seks m&...
“Kushdo që arrin të humbasë 50 kilogramë për vetëm 3 muaj, do të shpërblehet me një...
Më të sigurt, më efikasë dhe më komodë. Kush do ta kishte menduar disa vite më parë se avantazhet e takimeve në i...
Franz Schubert, gjeniu i muzikës klasike, i cili la gjurmë të mëdha në historinë e muzikës botërore, duke u përjet&...
Sot shënohet përvjetori i lindjes së një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare, Jeronim de Rad...
Ke parë ndonjëherë një film që të trondit shpirtin? Ke lexuar një citat që të ngjalli një ndjenjë t&eum...