LIFESTYLE

E dëshpëruar për para, gruaja kontakton “shtrigën” nga Shqipëria dhe shpikin aksidentin me dy persona të plagosur. Si u zbardh misteri

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Maj 2026, 19:27
E dëshpëruar për para, gruaja kontakton

Pesë persona, katër burra dhe një grua, mes tyre edhe djali i kësaj të fundit, përfunduan nën akuzë pasi kishin simuluar një aksident rrugor për të përfituar dëmshpërblimin e siguracionit. Çështja ndaj tre prej të pandehurve u nda veçmas, ndërsa sot nëna dhe djali u dënuan për simulim krimi: ajo, 56 vjeçe, me tetë muaj burg, ndërsa ai, 33 vjeç, me një vit burgim me pezullim të dënimit. Aksidenti i rremë ishte inskenuar mbrëmjen e 4 shkurtit 2019 në rrugën provinciale 591 Cremasca.

Atë ditë, gruaja dhe djali i saj ndodheshin në një makinë “Hyundai” të drejtuar nga gruaja. Mjeti dyshohej se kishte përplasur dy çiklistë, një 39-vjeçar dhe një 50-vjeçar nga Palermo, të cilët kishin mbetur të plagosur rëndë. Plagët ishin reale, por dëmtimet e marra, përfshirë fraktura të rënda, nuk rezultuan të përputhshme me një aksident automobilistik. Edhe dëmet në makinë iu dukën të dyshimta policisë rrugore; tepër të lehta për të shkaktuar plagë kaq serioze te çiklistët.

Nga pamjet e kamerave të zonës doli në pah e vërteta: në video shihej një makinë e errët nga e cila zbritën dy persona që hynë në zonën artizanale të Montodine dhe dolën duke shtyrë dy biçikleta, të cilat më pas i vendosën përgjatë rrugës. Pamjet treguan më pas makinën e të pandehurës duke përplasur biçikletat. Menjëherë pas kësaj, nga makina tjetër e errët zbritën dy burra që çalonin dukshëm dhe u shtrinë në asfalt përpara makinës së 56-vjeçares. Në video u shfaq edhe një makinë e tretë, me ngjyrë të bardhë, që vinte nga Montodine. Ajo ngadalësoi shpejtësinë dhe, pasi bëri sinjale me drita personave pranë makinës së errët, qëndroi e ndaluar me dritat ndezur në rrugën provinciale.

56-vjeçarja, gjatë hetimeve, deklaroi se rreth njëzet ditë para simulimit të aksidentit kishte kontaktuar një të njohur shqiptar me nofkën “Shtriga”, i cili mbeti i paidentifikuar, dhe i kishte treguar për problemet e saj ekonomike. Sipas saj, ishte pikërisht ai që i kishte propozuar të inskenonte një aksident rrugor për të përfituar një pjesë të dëmshpërblimit të siguracionit, duke rënë dakord që 20% e shumës së përfituar t’u jepej dy “të plagosurve” të rremë. Ai gjithashtu i kishte kërkuar që të shoqërohej nga djali i saj si ndërmjetës, pasi personat me të cilët duhej të merreshin vesh “nuk kishin dëshirë të flisnin me gra”.

Nën akuzë, së bashku me nënën dhe djalin, përfunduan edhe dy çiklistët, të cilët policisë rrugore i kishin deklaruar se ishin përplasur ndërsa po udhëtonin me biçikletë në rrugën provinciale, si edhe një 39-vjeçar nga Milano, i cili dyshohet se kishte vënë në dispozicion ambientet e një restoranti për organizimin e aksidentit të rremë dhe kishte paguar hotelin për dy çiklistët falsë. Mbetet ende mister se si dy të fundit mund t’i kenë marrë ato plagë të rënda. /PiranjatNews/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?