LIFESTYLE

Çfarë sjell gjysma e parë e 2026? Astrologia Meri Gjini bën parashikimin: Vendime të rëndësishme

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Janar 2026, 16:15
Çfarë sjell gjysma e parë e 2026? Astrologia Meri Gjini

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë” ku foli edhe për nisjen e vitit 2026.

“Ëndrrat në këtë periudhë të vitit kanë më shumë hapësirë për t’u bërë realitet.Kanalizoni vetë se ku i doni ndryshimet, bëni një autoprojektim të vitit 2026. Në këto netë festive do të ishte mirë që me veten të ndani projektime të bukura. Sot, me Hënën te Peshqit, është momenti perfekt për të bërë ëndrra të mëdha, që mund të realizohen shpesh.”- tha astrologia.

Dashi

Nëse do të keni mundësi dhe fuqi të ëndërroni, duhet ta merrni seriozisht dhe të planifikoni ndryshime në strukturat e punës suaj. Për të nisur emrin tuaj nga fillimi, për të zgjeruar bazën ku fitoni para, duhet të jetë prioritet në ëndrrat tuaja. Rimendojeni pjesën e karrierës. Vendoseni punën dhe emrin tuaj në një bazë tjetër; mundësitë për të marrë më të mirën do të jenë shumë të mira në 6-mujorin e parë të vitit 2026.

Demi

Ndryshimet dhe korrigjimet duhet t’i kanalizoni në drejtimin ku keni pasur më shumë lodhje gjatë këtij 9-vjeçari. Sidomos në drejtimin emocional, duhet të rishqyrtoni me veten se çfarë kërkoni dhe çfarë ju bën të ndiheni mirë e të sigurt.

Binjakët

Uranin do ta keni te vetja. Për sa kohë nuk e shmangni dot ndryshimin, kanalizoni energjinë aty ku doni ndryshimin. Gjeni atë që nuk doni dhe atë që nuk ju shkon, dhe që nga sot projektoni ndryshimin. Me Jupiterin do të keni mundësi të realizoni atë që doni dhe të minimizoni pasiguritë.

Gaforrja

Është një projektim që kërkon të punoni me veten për të lënë pas atë që nuk doni më. Për të hequr nga vetja atë që ju ka lodhur dhe munduar. Do të ishte mirë që të mos mbartni nga inercia gjëra që nuk ju shkojnë. Hiqni nga vetja atë që do t’ju lehtësojë dhe gjithçka do të jetë shumë më e thjeshtë në këtë periudhë.

Luani

Uranin te Binjakët do t’ju ndihmojë shumë për të riformatuar projektimin tuaj. Si në rrugëtimin profesional, ashtu edhe në rrugën që zgjidhni për objektivat, duhet korrigjim. Përqendrohuni në atë që vërtet e keni të rëndësishme në 6-mujorin e parë, që në 6-mujorin e dytë të merrni më të mirën.

Virgjëresha

Me Uranin mbi Binjakët dhe hyrjen e vitit 2026, që sjell riorganizim, zgjerim dhe shtim të degëve të prodhimit nga ju, Jupiteri është në fundin e një cikli shumë të gjatë. Shpesh do të ndiheni sikur fati nuk po ju ndihmon, por kjo varet nga ju. Sa më me instinkt dhe inteligjencë të ecni në fillim të vitit, aq më produktiv dhe i mirë do të jetë për ju. Prioritet mbetet zhvillimi ekonomik.

Peshorja

Duhet të bëni projektime të natyrës ligjore. Mbyllini dhe lini pas. Çështjet e pronësisë mbyllini në 6-mujorin e parë. Zgjerimi familjar – është momenti juaj për një bebe. Është shumë i mbarë.

Akrepi

Pa Uranin përballë, do të jeni më të sigurt. Vendime jete që do t’i doni gjithmonë, vendosini si prioritet në pjesën e parë të vitit, që nga sot. Do të jetë shumë i mbarë dhe i thjeshtë në fillim të pranverës. Mënyra se si funksiononi profesionalisht kërkon një mini-revolucion në pjesën e parë të vitit, që të jeni në vijë të parë në vazhdimësi.

Shigjetari


Uranin do ta keni përballë. Kjo imponon ndryshimin e formës së bashkëpunimit; ndryshime me bashkëpunëtorët janë të sigurta këtë vit. Përgatituni të jeni më fleksibël që në fillimet e vitit 2026, sepse do të shpërbleheni shumë shpejt.

Bricjapi

Me punën dhe karrierën, që nga viti 2025, keni nisur të jeni shumë më të qartë dhe e keni projektimin. Energjinë kanalizojeni te raportet njerëzore, duke nisur nga raportet në çift deri te pjesa sociale. Ka një tendencë të fortë për të dalë nga kontrolli si në çift, ashtu edhe me rrethin social.

Ujori

Një vendosje që nuk do ta shmangni dot ndryshimin. Ndryshime të forta, që mund t’ju vijnë të papritura. Kjo vendosje ndihmon shumë ata që duan çështje studimore dhe lëvizje. Investimet ekonomike për të ardhmen dhe gjithçka që lidhet me teknologjinë mund të korrin sukses në vitin 2026.

Peshqit

Një Uran në shtëpinë e katërt nuk është komod dhe sjell vështirësi. Megjithatë, nuk do të mungojnë ndryshime adrese, shtëpie, ndryshime me trupin apo një martesë. Sot, me Hënën te vetja, nisni të ëndërroni bukur për atë që ka rëndësi për ju.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan