‘Protestuesit s’janë anti-amerikanë', Berisha: Rama është autori i krizës, duhet të ikë një minutë e më parë
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Një resort luksoz i planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump pranë një zone shumimi të flamingove po e ndan Shqipërinë. Pr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për SYRI.net ka paralajmëruar se do të paraqesë mbi 1...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare pasi pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra q...

Një grua 101-vjeçare ka zbuluar sekretet e saj befasuese dhe mjaft të relaksuara për jetëgjatësinë.
Jiang Yueqin, nënë e shtatë fëmijëve nga qyteti Wenzhou në lindje të Kinës, ende i ka të gjithë dhëmbët dhe thotë se kënaqësia e saj më e madhe është të shijojë ushqime të vogla gjatë natës, ndërsa shikon emisione televizive “të lehta” deri në orët e vona.
Pavarësisht moshës, Jiang ndjek një rutinë ditore të qetë. Ajo ha vetëm dy vakte kryesore në ditë, por nuk heziton të konsumojë ushqime të lehta gjatë natës nëse ndjen uri. Shpesh qëndron zgjuar deri rreth orës 2 të mëngjesit dhe zakonisht zgjohet rreth orës 10:00. Pasi zgjohet, shijon një filxhan çaji jeshil aromatik përpara se të nisë ditën.
Duke jetuar në jug të Shangait, zonja Yueqin zakonisht e ha vaktin e parë në orët e paradites, si një kombinim i mëngjesit me drekën, ndërsa darkën rreth orës 18:00 – një dëshmi se jetëgjatësia nuk kërkon domosdoshmërisht disiplinë strikte apo rutina të ngurta.
“Nëna ime është si një adoleshente – një ‘buf nate’ i vërtetë. Ajo rri zgjuar deri vonë dhe zgjohet natyrshëm rreth orës 10. Vaktin e parë e ha vonë, ndërsa të dytin rreth orës 6 të pasdites. Nëse i hahet natën, konsumon patatina apo biskota. Por, pavarësisht orareve të vona, gjumi i saj është shumë cilësor. Sapo shtrihet, fle menjëherë.”
Ajo shton se zakonet e vona të gjumit filluan disa vite më parë. Dikur, nëna e saj ishte shumë aktive: mbante shtëpinë në rregull, priste mysafirë dhe bënte shëtitje të gjata. Por pas një rënieje, ku dëmtoi rëndë dorën, familja filloi ta ndihmonte më shumë në përditshmëri. Me më pak angazhime gjatë ditës, ajo filloi të flinte më shumë dhe e pati gjithnjë e më të vështirë të flinte herët në mbrëmje, duke u mësuar gradualisht me një ritëm të ri.
Zonja Yueqin ka edhe oreks të mirë dhe ushqimi i saj i preferuar është ëmbëlsira me gështenja uji.
Bashkëshorti i saj, Yao, ka ndërruar jetë shumë vite më parë, por banorët e zonës ende flasin për të. Çifti jetoi për shumë vite në të njëjtën rrugë dhe njihej si “çifti më romantik i lagjes”.
“Nëna ime nuk dinte shkrim e lexim,” tregon Yao. “Babai im dinte të lexonte dhe ishte përkthyesi i saj personal kur ishin të rinj. Kur dilnin bashkë, gjëja e parë që bënte pasi merrte pagën ishte t’i blinte bileta kinemaje. Gjatë filmit, nëse nëna ime nuk e kuptonte historinë, ai ia shpjegonte me zë të ulët. Kur kishte skena qesharake, imitonte personazhet për ta bërë të qeshte.”
Sipas së bijës, zonja Yueqin ende kujton me mall udhëtimet që ka bërë nëpër Kinë me bashkëshortin. Në të dyzetat e tyre, ata udhëtuan së bashku në Huangshan. “Sa herë e përmend atë udhëtim,” thotë Yao, “ajo psherëtin dhe thotë se mali ishte aq i lartë dhe peizazhi aq i bukur, si në një pikturë.”
Edhe pse e ve dhe 101 vjeçe, zonja Yueqin vazhdon të udhëtojë me fëmijët dhe nipërit. Në dy vitet e fundit, ajo ka vizituar Dongtou, Yongjia, Jinhua, Suzhou dhe shumë qytete të tjera, duke realizuar ëndrrat e saj të udhëtimit. Në total, ka vizituar mbi 20 qytete.
E bija e përmbledh filozofinë e jetës së saj kështu:
“Nëna ime ka kaluar gjithë jetën duke u kujdesur për të tjerët dhe rrallë duke menduar për veten. Të ushqehesh mirë, të flesh mirë dhe të pish çdo ditë një filxhan çaji jeshil janë gjëra të vogla. Më e rëndësishmja është mënyra e të menduarit. Ajo nuk zemërohet, nuk i merr gjërat shumë seriozisht dhe nuk mban mëri. Mund të thuash se jeton një jetë të ndriçuar.”
Në një tjetër cep të botës, në shtëpinë e të moshuarve Newbury Grove në Mbretërinë e Bashkuar, e menaxhuar nga Care UK, jetonin katër persona mbi 100 vjeç deri në mars të vitit të kaluar. Njëra prej tyre, Barbra Evans, e cila ndërroi jetë në moshën 103-vjeçare, kishte thënë: “Sekreti për të jetuar deri në 100 është të jesh vetvetja, të mos shtiresh dhe të thuash gjithmonë të vërtetën.”
Ndërsa Phyllis Inglut, një tjetër banore e Newbury që u nda nga jeta javën e kaluar në moshën 106-vjeçare, kishte thënë se sekreti i jetëgjatësisë është pranimi i faktit se asgjë nuk zgjat përgjithmonë.
Dashi Më në fund mund t’i zgjidhni çështjet e vjetra që ju kanë rënduar. Shprehja e guximshme e pikëpamjeve t...
Astronomët kanë dalluar një re misterioze në formën e një shufre 2,600 vite dritë larg Tokës. Shfaqet në mjegullnaj...
Safiri i rrallë 'Purple Star' me peshë 3,563 karat zbulohet në Shri Lankë - mund të vlejë mbi 300 milionë dollarë. Nj&eu...
Java nis me shumë energji yjore që me hënën e re në Bricjap që ka ndodhur në datën 18. Takimet e planetëve na nxi...
Peshqit fitojnë nga ndjenjat e sinqerta dhe fillimet e reja; Shigjetari nga guximi dhe pasioni; Peshorja nga pajtimet dhe magnetizmi personal. Një j...
Prej kohësh na është thënë se çokollata nuk është e mirë për shëndetin. Megjithatë, studime dhe ...
Blue Monday shpesh përkufizohet si “dita më e trishtuar e vitit” dhe zakonisht bie të hënën e tretë të muajit j...
Studimet tregojnë se personat e lindur në janar shpesh kanë një përparësi natyrore krahasuar me bashkëmoshatarët e tyr...
Ananasi është një frut tropikal i njohur për shijen e tij freskuese dhe përfitimet e shumta shëndetësore. Përveç...
Energjia jote është e lartë dhe të shtyn të marrësh iniciativa, sidomos në çështje pune. Kujdes me reagimet e s...