LIFESTYLE

Macja, ajo që ka sjellë në jetën e njeriut kuptimin e shpirtit

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Maj 2026, 14:40
Macja, ajo që ka sjellë në jetën e njeriut kuptimin e

Macja, kjo qimebutë e ngjyrtë, nuk është thjesht një kafshë që hyn në jetën tonë, ajo është një prani që e sfidon atë. Ajo nuk na shërben, ajo na zgjedh. Dhe në atë zgjedhje, ajo na mëson diçka që e kemi harruar, çfarë do të thotë të jesh i lirë.

Zhyl Verni besonte se macet janë shpirtra që erdhën në tokë, kush e di se nga ç'dimension i eternes së krijimit. E butë për njerëzit që do, po, por gjithmonë e gatshëm për të nxjerrë kthetrat nëse është e nevojshme. “Macet u sollën në botë për të kundërshtuar dogmën, sipas së cilës të gjitha gjërat u krijuan për t'i shërbyer njeriut.” kumton, Paul Grey.

Ne nuk mund ta deshifrojmë dot, se si ajo u bë pjesë e jetës sonë. Sepse ishte gjithnjë aty duke na pritur. Dhe ne mbetëm, si fëmijë edhe të rritur, të afeksionuar dhe të lidhur pazgjidhshmërisht pas tyre. Qimebuta dhe vështrimnjellëse, ledhatare dhe trazovaçe. Flenë dhe zgjohen me ne, duke qenë gjithnjë aty me një prani që kurrë nuk e menduam se si zëvendësohej.

Më shumë se mjaullima, vështrimi, lojërat dhe tekat, e bëjnë këtë leshatore, mjeshtren e rrëmbimit të dashurisë dhe përkujdesit. Doug Larson është i mendimit se “Macja mund të jetë fare mirë miku më i mirë i njeriut, por ajo kurrë nuk do të përkulej për ta pranuar këtë.”

Dhe për njeriun ishte e pamundur të mos magjepsej nga një kafshë kaq e pakapshme, por në të njëjtën kohë, e aftë për t'u dhënë dashuri të pamasë, atyre që kanë durimin për të merituar një nder të tillë. Dashuria e saj e pafund duhet pushtuar ditë pas dite. Është e kotë të mohosh provat e fakteve: macja nuk i jep askujt dashurinë e saj të çmuar nëse nuk e meriton dhe nuk mund të ketë një kafshë tjetër me një instinkt të tillë rreptësishtë të pagabueshëm. Nuk të përshëndet me zë të lartë, kur kthehesh në shtëpi, por e shprehin më sinqerisht se asnjë tjetër mirëseardhjen tuaj, madje edhe kur janë indiferente. Për Ernest Hemingway: “Macet posedojnë ndershmëri absolute emocionale: qeniet njerëzore për një arsye ose një tjetër janë në gjendje të fshehin ndjenjat e tyre, një mace nuk është. Gjestet e saj të gëzimit janë të matura dhe përmbajnë nuanca shumë të vogla, që vetëm shpirtrat fisnikë janë në gjendje t'i kuptojnë.”

Macja është shpirti i vërtetë i lirë që mbështet butësisht putrat e saj në këtë tokë. Sytë e saj joshin kur bebëzat magjepsëse ovale ngushtohen. Macet kanë nevojë për sytë e tyre të ndritshëm për të ndriçuar rrugën që ne duhet të përshkojmë për të peshuar frymën në një marrëdhënie. Një shprehje irlandeze thotë se “Sytë e një mace janë dritare që na lejojnë të shohim në një botë tjetër.” Dhe ajo nuk e ka plotësisht gabim. “Kush mund të besonte se nuk ka një shpirt pas atyre syve vezullues.” Theophile Gautier.

Dinak dhe adoleshent, por gati të kërcejë nga kolltuku i rehatshëm, në të cilin po fle kur nuk e prisni. Dhe dëshira për të lexuar në sytë e saj shpejt kthehet në dorëheqje. Gjithçka tek ajo është misterioze dhe në vështrimin e saj të thellë duket se mund të depërtojë tek ju dhe të kapë disponimin. “Nuk ka asgjë më të ëmbël se ndjenja e paqes që fut kur pushon dhe nuk ka asgjë më të gjallë se natyra e saj kur është në lëvizje.”, mendonte Christopher Smart.

Vëzhguese e paepur, ajo është një qenie soditëse e matur dhe e rezervuar, megjithëse nuk ngurron të hidhet në gazetën apo librin që po lexoni, ndërsa mbetet i pandjeshëm përballë çdo qortimi. Ajo meriton të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. “Nuk ka asgjë më të ëmbël se ndjenja e paqes që fut kur është në pushim, dhe nuk ka asgjë më të gjallë se natyra e saj kur është në lëvizje.” Christopher Smart.

Ajo ka jetuar me burrin për një kohë të gjatë, megjithatë ka ruajtur shpirtin e saj të egër dhe rebel. Atë frymë që ne njerëzit që jemi në gjendje të ndërtojmë vetëm burgje do të donim ta kishim, sepse kemi frikë nga liria, siç thotë Kafka në një përkufizim.  Dhe lirinë macja, ndryshe nga ne, ka arritur ta zotërojë dhe ta bëjë një filozofi të jetës.

Ne e kemi zili atë për mënyrën se si arrin të rrëmbejë vëmendjen dhe përkushtimin, dashurinë dhe lajkatimin.

Macja është ikonike si shpirti i pavarur, ecja e saj, e heshtur dhe pritshmëria e përkëdheljes, vetëm kur ka nevojë. Ajo nuk pranon imponime dhe nuk shqetësohet të vijë menjëherë tek ne nëse thërrasim dhe kërkojmë që ajo të na kushtohet. Ajo ka gjëra të tjera për të bërë për momentin; ndoshta po vëzhgon ardhjet dhe ikjet e njerëzve në rrugë ose është mbështjellë në një divan dhe kush e di se nuk dëshiron të ndërpritet në mendimet e saj spekulative.

Macja është kuintesenca e elegancës dhe inteligjencës. Aristokratike dhe dinjitoze edhe kur rrëmon nëpër plehra. Dashamir i pastërtisë dhe shumë i ashpër në gjykimin ndaj nesh. Sikur ajo ndonjëherë të përdorte të njëjtën papërkulshmëri në vlerësimin e vetvetes! Por jo, ajo e konsideron veten të përsosur. Ajo është vetja dhe aq se e vret mendjen të imitojë.

Po ajo është macja. Tek ajo rrjedh i njëjti gjak i një tigri. Nuk e lejon veten të zbutet dhe nuk bën kurrë asgjë për të kënaqur një qenie dykëmbëshe që ndan jetën e saj me të.

Ose e doni ose e urreni, ajo as se e vret mendjen për këtë.

Cila kafshë tjetër është në gjendje të zgjojë kaq shumë kuriozitet? Pa hequr asgjë nga qeni, një qenie engjëllore që duket se nuk i përket kësaj toke, macja përmban diçka kaq të pakapshme dhe të aftë për të mposhtur siguritë tona dhe të gjitha ato mësime të vjetruara që i vendosin kafshët në një pozicion dytësor.

Macja është një kombinim perfekt i natyrës, artit dhe poezisë. Sipas Guy de Maupassant, “Asgjë nuk është më e ëmbël, asgjë nuk i jep lëkurës një ndjesi më delikate, më të rafinuar, më të rrallë se leshi i ngrohtë dhe i gjallë i një maceje”.

Dhe një protagonist i padiskutueshëm i letërsisë.. Shkrimtarët dhe poetët kanë vuajtur hirin dhe sharmin e ekzistencës së saj. Dhe ndoshta është prej tyre që ne do të nuk reshtim të flasim për macen, këtë kafshë të mrekullueshme.

Colette është më sqimatarja, ajo ishte e mendimit se “Macja është kafsha së cilës Krijuesi i ka dhënë syrin më të mprehtë, gëzofin më të butë, vrimat e hundës më delikate, një vesh të lëvizshëm, një puthë të pashembullt dhe një kthetër të lakuar të huazuar nga dega e trëndafilit.”

Secili nga ne përgjatë jetës ka pritur dhe përcjellë shumë mace, por asnjëra prej tyre nuk i ngjante tjetrës dhe secila iku për të lënë kujtime që koha do ta ketë të pamundur t’i shpërbëjë. Sepse çdo mace që vjen në jetën tonë, mbanë të gjallë, kujtimin e asaj që zëvendësoi, pa tentuar që t’i mbivendoset dashurisë që la tek ne. Çdo mace është unike dhe mençuria. Ajo çfarë ajo zotëron është e paimagjinueshme dhe e paarritshme për ne qeniet njerëzore, shpesh të dërrmuar nga vuajtjet e jetës. Kushdo që është me fat dhe të ketë praninë e një maceje pranë vetes, vetëm ata do të jetë në gjendje ta kuptojë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?