POLITIKE

“39 dosjet penale të SPAK për zgjedhjet”, Klodiana Lala: Krimi është sofistikuar, por fakti ulëret shumë fort! Njerëz pa kontribute dhe pa formimin e duhur po hyjnë në Kuvend

n.f Përditësimi i fundit 17 Maj 2025, 20:45

“39 dosjet penale të SPAK për zgjedhjet”, Klodiana Lala:

TIRANË- Gazetarja, Klodiana Lala ka dhënë një pasqyrë të zgjedhjeve të fundit, kryesisht në lidhje me ndikimin e eksponentëve të krimit gjatë fushatës dhe në votime. Lala e ftuar në emisionin “Kjo Javë" u shpreh se janë 39 dosje penale që lidhen me hetimet për krimet zgjedhore.

Ajo shtoi se shpreson që të zbardhet e vërteta, pasi nuk është ky vullneti që kanë dhënë shqiptarët, duke iu referuar anomalive në disa qarqe, në Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Fier. Lala komentoi edhe hyrjet e reja në Parlament teksa theksoi se janë njerëz që kanë asnjë kontribut dhe as formimin e duhur për të na përfaqësuar. Sa i përket presionit në zgjedhje nga votuesve gazetarja u shpreh se ka qenë “underground”. 

Si kanë qenë këto ditë pas zgjedhjeve?

Lala: Kanë qenë zgjedhje pa nerv, nëse mund ta them kështu. Kjo sepse përgjithësisht ka një lloj tensioni kur ka zgjedhje, nuk ishte ajo “lufta” që prisje.  Sa i përket fushatës, nga njëra anë Kryeministri që bëri, në këndvështrimin tim, me terma fyes, ndërsa nga ana tjetër, opozita u përpoq me tezën e saj se ndodhemi nën një regjim e të tjera me radhë, por nuk u ngrit debati në atë nivelin, që unë jo si gazetare, por si qytetare, do të duhet të prisja. Jam e keqardhur për disa emra nga lista preferenciale që kanë mbetur jashtë Kuvendit, teksa kanë hyrë në Parlament njerëz që kanë asnjë kontribut dhe as formimin e duhur për të na përfaqësuar ne.

Kjo është një ndjesi personale, pastaj si gazetare jam treguar etike dhe profesionale për t’i përcjellë në kohë reale gjërat në një qak si Fieri, por edhe në Tiranë, ku natyrisht duhet kohë për të lëvizur. Ju e dini që e bëj me pasion këtë punë, përpiqem t’i dërgoj publikut të gjitha ato nuanca që mungojnë. Nuk dua të jem një gazetare statike, nëse publiku nuk e merr të gjithë “ngjyrimin”, kam përshtypjen që nuk e merr të gjithë të vërtetën.

Ju kemi parë që edhe në konferencat apo intervistat, të shohim që nuk të ikën personi pa i bërë pyetje, si psh ata që dalin nga SPAK…

Lala: Po te SPAK është gjithë meraku tani…Ndoshta edhe eksperienca ka të bëjë, por edhe njohuria për një çështje të caktuar. Nëse je në brendësi të çështjes, e ka të qartë se si mund ta kapë mat politikanin, biznesmenin, palën tjetër, zyrtarin e lartë që shkon në SPAK, etj. Pra mjafton sesa i informuar je, për të ditur se ku i dhemb, për ta thumbur pikërisht aty.

Sa herë marrim “shuplaka” nga këta, po aq marrim dashuri nga publiku. Distancohem nga dhuna gjithnjë dhe nga gjuha vulgare, sidomos në adresë të gazetarëve. Do të preferoja që gazetari në vitin 2025 të mos ishte thjesht një përcjellës lajmi, por të kishte mendim dhe qasje ndaj fenomeneve, si pozitive, ashtu edhe negative. Të shkonte përtej lajmit, të informonte publikun drejtë dhe qartë.

Mbetemi te procesi zgjedhor…nuk e kishte tensionin e fushatave të tjera, madje kemi pasur edhe fatalitete më parë…

Lala: Po, për fat të keq më herët kemi pasur vrasje. Kësaj radhe nuk kemi patur raste të tilla. Në qakun e Fierit kemi pasur disa bllokime në qendra të votimit, pati edhe disa patrionazhistë që u kapën me lista, dmth kishte një lloj tensioni, por sporadikë. Patëm edhe në Tiranë përplasje, ku Flamur Noka u tensionua me Xhabaftët në Vorë, një rast i cili duhet hetuar nga SPAK, sepse kush janë Xhabaftët e dinë të gjithë, sidomos ne gazetarët e kronikës, për rekordet kriminale që ata kanë dhe sigurisht ata personalzhe duhet të rrinë larg fushatës dhe larg qendrave të votimit, aq më keq pastaj të akreditohen dhe të hyjnë në ambiente ku votohet dhe ku numërohet, sepse ka një lloj presioni që vjen indirekt. Patëm edhe një incident në Kashar, të cilin unë e ndoqa nga afër.

Personalisht arrita të filmoja një çantë me një shumë të konsiderueshme parash, një incident që ndodhi mes vëzhguesve të Ornaldo Rakipit, kandidatit në listë të hapur të PS, teksa do të pritet të numërohen votat e Greqisë për të parë nëse do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë, teksa ka një luftë të ashpër me kandidatin tjetër socialist Xhemal Qefalia. Vëzhguesit e Rakipit goditën sekretarin e KZAZ-së, një situatë që nuk duhej të ndodhte, sepse numëruesit duhet të bëjnë të qetë punën e tyre. Realisht, nuk do ta bëja kurrë punën e një numëruesi, sepse nuk e keni idenë se çfarë presioni ka, se çfarë lodhje fizike ka.

Qëndrojmë pak te Fieri…Çfarë pe përtej asaj që nuk është parë apo raportuar?

Lala: Në pamje të parë, situatë e qetë. Në qytet thuaj hapur se PS do të merrte e sigurtë 11 mandate. Personalisht nuk më bindte, sepse më parë drejtues i këtij qarku kishte qenë Gramoz Ruçi dhe kurrë nuk e kishte arritur atë rezultat. Presioni, jo vetëm në Fier, por edhe në qytete të tjera, ka qenë “underground”. Isha në Roskovec, ditën e zgjedhje gjithçka e qetë, njerëz duke bërë pazare. Nuk shkoi askush të votonte deri afër orës 14:00. Një tjetër rast në Fier, ku një burrë shoqëronte nënën e tij 101-vjeçare, por nuk e gjente emrin në listë. Personalisht, si asnjëherë tjetër, privatisht jam interesuar në të gjitha instancat që ajo të votonte, pasi donte të hynte në histori si gruaja më e vjetër që kishte votuar.

Dua të ndalem pak te krimi zgjedhor…SPAK u fut me një task forcë në këto zgjedhje, e realizoi misionin e tij?

Lala: Kam pasur pritshmëri shumë të larta. Janë 39 çështje penale që po hetohen, kryesisht për korrupsion në zgjedhje, ka pasur kontrolle në disa qarqe. Në Fier u arrestua babai i një kandidateje të PSD-së. Në Shkodër u sekuestrua celulari i kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës. Rama dhe Doshi në fushatë i tërhoqën vëmendjen kryetarit të Vaut të Dejës. SPAK ka dyshime të forta që mund të jetë përfshirë në favor të votës së PSD-së. Por ajo që më bën përshtypje, deri më tani nuk ka çështje që lidhen me PS. Ne duhet t’i përcjellim publikut të gjithë atë që kemi parë, pasi realisht e gjithë administrata ishte e përfshirë në fushatë, duke punuar për PS.

Po ashtu, jeni përdorur asetet publike. Ka patur edhe njerëz të botës së krimit të përfshirë në zgjedhje, në Durrës, Shkodër, por edhe Elbasani e Fieri. Nuk ka ndikuar në pamje të parë dhe nuk janë identifikuar, por kanë gjetur forma. Në Durrës, Arkend Balla ishte kandidati i PS më i votuari, teksa në 2021 nuk kishte marrë më shumë se 2 mijë vota. Tani, 4 vjet më vonë, ai rezulton më i votuari edhe se vetë Kryeministri kur ishte në Durrës në 2021. Ky është një dyshim i fortë për krim zgjedhor. SPAK kishte bëri kontrolle edhe në disa lokale për kandidatin tjetër Ani Dyrmishi, pasi kishte dyshime se bota e krimit kishte lidhje me shtabin elektoral.

Duhet të presim se çfarë do të zbardhet. Në Elbasan, kemi Sara Milan, që mori rreth 20 mijë vota. Është një votë ose e blerë ose e ndikuar nga krimi i organizuar, pasi ka një hetim për këtë çështje, nuk e them unë këtë. Një zonjë pa asnjë kontribut publik, pa asnjë kontribut në PS, befas merr më shumë vota se çdo kandidat tjetër. Fakti ulëret shumë fort. Ne kemi një doktor të nderuar, me një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën publike, por edhe në atë politike tashmë, nuk shkon në Parlament, ndërsa kemi Zeqinë në Roskovec, që gjuhë vulgare do jetë në Kuvend. Uroj që 39 dosjet e SPAK të tregojnë të vërtetën dhe realitetin.

A ke marrë denoncime direkte me prova dhe fakte nga qytetarë të ndryshëm?

Lala: Ka pasur raste dhe në një farë mënyre edhe më kanë bindur. Thjesht i kam orientuar ku duhet të denoncojnë. Nuk është vetëm detyrë e opozitës të denoncojë. Por nga ana tjetër, nuk janë gazetarët përgjegjës për humbjen e opozitës. SPAK nuk mund ta shikojmë si shpëtimtarin e vetëm. Duhet të ishte policia më shumë aktive dhe SHISH gjithashtu.

Gjithsesi, shpresoj që Prokuroria të ketë prova bindëse, pasi personalisht nuk besoj se ishte vullneti i shqiptarëve për këtë rezultat zgjedhor. Ndikimi i elementëve kriminalë në zgjedhje është rritur, por ndryshe nga herët e tjera, është sofistikuar shumë dhe është e vështirë zbulimi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan