Ndahet nga jeta Emma Bonino – Shuhet figura ikonë e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretend...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Andri Vulaj, autor i vrasjes të Ylber Lulit. ngjarje e cila...
Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në ...
Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria ka një sqarim: f...
Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria ë...
“Topi i Artë” këtë sezon është një dilemë shumë e madhe, pasi është e vështirë të...
Një autobus turistik që udhëtonte nga Holanda drejt Austrisë është përfshirë në një aksident të rë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndryshimet në qeveri, ku Besfort Lamallari u largua nga ministria e Brendshme, ndërsa do të zëve...
Pak para zgjedhjeve për Parlamentin e Berlinit, grupi i hakerëve Rhysida vodhi të dhëna, shantazhoi Senatin e Berlinit dhe, pasi përp...

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka deklaruar ditën e sotme se mazhoranca i tha "Jo" 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës. Gjatë një deklarate për mediat, Teliti u shpreh se miratimi i projektbuxhetit 2026 të Bashkisë Tiranë nga mazhoranca e majtë në Këshillin Bashkiak, ishte një akt i pastër arrogance dhe një shkelje flagrante e parimeve themelore të qeverisjes dhe demokracisë vendore.
Ai tha se gjatë seancë, mazhoranca përjashtoi propozimet e opozitës dhe shpërfilli interesin publik. Sipas tij grupi i këshilltarëve të PD-së, kishte depozituar paraprakisht 29 amendamente, të hartuara mbi bazën e shqetësimeve reale të qytetarëve. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha se këto amendamente synonin korrigjimin e një projektbuxheti klientelist, të padrejtë dhe të shkëputur nga realiteti social e ekonomik i Tiranës.
Teliti deklaroi se buxheti prej mbi 400 milionë euro për vitin 2026, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës dhe i kundërshtuar fort nga opozita, nuk i jep zgjidhje asnjë prej sfidave të vërteta të kryeqytetit. Sipas tij, ai është një buxhet për propagandë dhe klientelë, i cili mban gjallë modelin e qeverisjes pa transparencë dhe pa llogaridhënie.
Deklarata e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti
"Të nderuar qytetarë të Tiranës. Miratimi i projektbuxhetit 2026 të Bashkisë Tiranë nga mazhoranca e majtë në Këshillin Bashkiak ishte një akt i pastër arrogance dhe një shkelje flagrante e parimeve themelore të qeverisjes dhe demokracisë vendore. Gjatë seancës së votimit, në kundërshtim të hapur me rregulloren, mazhoranca përjashtoi propozimet e opozitës dhe shpërfilli interesin publik.
Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike kishte depozituar paraprakisht 29 amendamente, të hartuara mbi bazën e shqetësimeve reale të qytetarëve, të të rinjve, familjeve, shtresave në nevojë dhe sipërmarrjes së kryeqytetit. Këto amendamente synonin korrigjimin e një projektbuxheti klientelist, të padrejtë dhe të shkëputur nga realiteti social e ekonomik i Tiranës.
Mazhoranca i tha JO qytetarëve
Duke refuzuar t’i fusë në votim 29 amendamentet tona, mazhoranca socialiste i tha JO:
• Uljen me 30% të taksës së pronës
• Përgjysmimin e tarifës së pastrimit për familjet dhe bizneset
• Përgjysmimin e tarifave të parkimit
• Uljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja, masë që do të ulte çmimin e banesave për çiftet e reja.
Mazhoranca i tha JO:
• Çerdheve dhe kopshteve falas
• Subvencionimit të ushqimit për nxënësit
• Kompensimit të çmimit të rritur të ujit, derisa Tirana të ketë furnizim 24 orë
• Subvencioneve direkte për fermerët e Tiranës
Amendamentet tona parashikonin investime të domosdoshme në arsim, siguri dhe të ardhmen e të rinjve, duke përfshirë ndërtimin e institucioneve të reja arsimore, rritjen e sigurisë pranë tyre dhe krijimin e kapaciteteve publike për strehimin studentor. Refuzimi i këtyre investimeve tregon se për mazhorancën prioritet nuk është e ardhmja e qytetit, por mbajtja e pushtetit me çdo kusht.
Mazhoranca i tha PO abuzimit me fondet
Amendamentet tona synonin:
• Ndalimin e pagesave për shërbime që nuk ekzistojnë, duke filluar nga inceneratori inekzistent
• Uljen e shpenzimeve operative dhe administrative
• Eliminimin e fondeve për marketing dhe evente propagandistike
• Alokimin e këtyre fondeve drejt shërbimeve sociale, qendrave komunitare dhe mbështetjes për të moshuarit
Të gjitha këto u rrëzuan pa asnjë argument.
Të dashur qytetarë,
Buxheti prej mbi 400 milionë euro për vitin 2026, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës dhe i kundërshtuar fort nga opozita, nuk i jep zgjidhje asnjë prej sfidave të vërteta të kryeqytetit. Është një buxhet për propagandë dhe klientelë; një buxhet që mban gjallë modelin e qeverisjes pa transparencë dhe pa llogaridhënie; një buxhet që rëndon qytetarët dhe bizneset.
Ky akt është një arsye më shumë për të reaguar ndaj arrogancës, përjashtimit social, vjedhjes dhe shpërdorimit të parasë publike. Ditën e hënë, ora 18:00, ju ftojmë të gjithë të mblidhemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të mbrojtur interesin publik dhe për të kërkuar një qeverisje që punon për njerëzit – jo për pushtetin dhe orekset e tij. Faleminderit." tha Dorian Teliti.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi qytetarët të bashkohen të hënën për t’i dëshmuar shqiptar&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Lulzim Bashën nuk e ka zgjedhur ai. Gjatë një bashkë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e Njësisë nr. 9 dh...
Ish-deputetit i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një reagim në rrjete sociale tha se Shqipëria ndodhet në...
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, kreu i PD Sali Berisha theksoi se Lapaj u ftua të merrte pjesë në protestën e o...
Gjatë një komunikimi me qytetarët, kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se mafiozi Karlo Bolino nuk është i vetmi emër i përfsh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në protestën kombëtare të opozitës më 22 Dhjetor, do t’i jepet ultimatum k...
Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetar i kësaj force politike, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK, nga babysitter u bë punonjëse e ...
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se kanë kërkuar që mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimi...