CNN: Si arriti Izraeli të rrethojë Iranin?
Forcat elitare, agjentët e Mossadit dhe sistemet e inteligjencës dyshohet se u vendosën në vendet fqinje gjatë luftës me Iranin,...
Forcat elitare, agjentët e Mossadit dhe sistemet e inteligjencës dyshohet se u vendosën në vendet fqinje gjatë luftës me Iranin,...
Në Korçë po mbahen homazhe ndaj efektivit që humbi jetën një ditë më parë gjatë operacionit policor. ...
Dy persona, bashkëshortë, që udhëtonin në një motoçikletë, janë përplasur me një mjet tip “Rang...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar sërish kërkesën e kreu të Partis&e...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi është parashi...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në SPAK. Carapuli është shoqëruar nga avokati i tij, por gja...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i koduar “Delivery”. Goditet një tentativë për të trafikuar ...
Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: ish-drejtori sportiv i AC M...
Në fund të majit, drejtuesit e Spitalit Hadassah mbërritën në rajonin jugor të Sharonit. Arsyeja ishte një aktivitet i inic...
Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë midis tij dhe Vladimir Putinit në një përpj...

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi aksin, Milot-Balldren, në atë që e cilëson si simboli i korrupsionit dhe dështimit me infrastrukturën.
Sipas Hotit, ky aks, vazhdon të mbetet një nga aferat më të rënda dhe më të dyshimta infrastrukturore në Shqipëri, një projekt që prej vitesh shoqërohet me anulime, zvarritje, dështime dhe dyshime serioze për fryrje artificiale të kostove në dëm të qytetarëve shqiptarë.
Sipas ligjvënëses demokrate, bëhet fjalë për vetëm 17.2 kilometra rrugë, në të cilat qeveria kërkon t’ua faturojë shqiptarëve për 35 vite përmes një koncesioni me vlerë rreth 364.7 milionë euro pa TVSH, duke e kthyer këtë aks në një nga rrugët më të shtrenjta në Europë.
Deklarata e plotë e Elda Hotit:
*“Milot-Balldre”, simboli i korrupsionit dhe dështimit me infrastrukturën
Aksi Milot-Balldre vazhdon të mbetet një nga aferat më të rënda dhe më të dyshimta infrastrukturore në Shqipëri, një projekt që prej vitesh shoqërohet me anulime, zvarritje, dështime dhe dyshime serioze për fryrje artificiale të kostove në dëm të qytetarëve shqiptarë.
Pas dështimit spektakolar të kontratës së parë me kompaninë “ANK”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi një tjetër tender në fund të vitit 2024, vetëm për ta anuluar sërish në korrik 2025, pasi sipas saj asnjë ofertë nuk plotësonte kriteret.
Një tjetër farsë administrative që dëshmon mungesën totale të seriozitetit dhe transparencës në menaxhimin e një projekti me vlerë qindra milionë euro.
Sot, pas më shumë se një dekade premtimesh dhe propagande, shqiptarët vazhdojnë të mos kenë rrugën, ndërsa qeveria vazhdon të prodhojë vetëm tendera të dështuar dhe kontrata të dyshimta.
Bëhet fjalë për vetëm 17.2 kilometra rrugë, të cilat qeveria kërkon t’ua faturojë shqiptarëve për 35 vite përmes një koncesioni me vlerë rreth 364.7 milionë euro pa TVSH, duke e kthyer këtë aks në një nga rrugët më të shtrenjta në Europë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur alarmin për fryrje artificiale të kostos. Sipas raportit të KLSH, klasifikimi i këtij aksi si “Autostradë e Kategorisë A” nuk justifikohet nga trafiku i parashikuar dhe bie ndesh me standardet kombëtare, të cilat rekomandonin një rrugë interurbane të kategorisë C.
Pikërisht ky manipulim teknik u përdor për të shumëfishuar kostot dhe për ta çuar vlerën në mbi 20 milionë euro për kilometër, duke i dhënë këtij projekti emrin e merituar: “rruga e florinjtë”.
Edhe më skandaloz është fakti se projekti fillestar ishte vetëm një by-pass prej 4 kilometrash për qytetin e Lezhës, me një kosto normale prej rreth 24.6 milionë eurosh.
Por ky projekt u hodh poshtë për t’i hapur rrugë një mega-koncesioni 35-vjeçar që rëndon mbi buxhetin e shtetit dhe detyron qytetarët të paguajnë tarifë për të kaluar në rrugën e tyre.
Në tentativën e parë koncesionare, kompania fituese mori përsipër një investim dhjetëra herë më të madh se kapitali prandaj kontrata dështoi sepse kompania nuk siguronte dot financimin bankar, duke nxjerrë në pah dyshimet për një proces të paracaktuar dhe ligje të qepura me porosi.
Ndërkohë, qytetarët e veriut dhe industria e turizmit vazhdojnë të vuajnë pasojat e kësaj zvarritjeje të pafundme. Çdo sezon veror, aksi që lidh Tiranën me Shëngjinin, Velipojën dhe Tale kthehet në një makth të vërtetë, me trafik kilometrik dhe pritje deri në 6 apo 7 orë për të përshkuar distancën Shkodër-Tiranë.
Ky është rezultati konkret i propagandës së Edi Ramës: miliarda të premtuara, vite të humbura, projekte të dështuara dhe qytetarë që paguajnë çdo ditë koston e korrupsionit dhe paaftësisë.
Shqiptarët meritojnë infrastrukturë moderne, jo rrugë të florinjta që pasurojnë klientët e qeverisë dhe varfërojnë qytetarët.
Sot është dita e gjashtë e protestës së qytetarëve, të cilët kundërshtojnë projektin turistik në zon&eu...
Gjatë emisionit televiziv Top Story, analisti Arjan Curri ka bërë një koment ironik në lidhje me deputetin Erion Braçe, duke shk...
Dosja hetimore ndaj ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku duket se po thellohet, ndërsa paralajmërohen zhvillime të forta nga Pro...
Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një postim të pazakontë mbrëmjen e kësaj të enjte, duke sulmuar analisti...
Ylli Manjani, i ftuar në një emision televiziv, ka shpërthyer ndaj një pjese të protestuesve që, sipas tij, e kanë shar&eum...
Gazetari Enton Abilekaj komentoi në emisionin "Çim Peka Live" në Syri TV zhvillimet e fundit pas njoftimit të SPAK për sekuestrimin e...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se imuniteti parlamentar nuk duhet të...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Një detaj i veçantë në protestën që po mbahet sot në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ishte një flamur i p&eum...
Në një reagim në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se qytetarët shqiptarë...