POLITIKE

Ahmetaj: Tek 'Delvina Gas' Yeffet sillet si pronar i Shqipërisë, ndan aksionet! E njëjta skemë dhe tek Aeroporti i Vlorës

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Shtator 2026, 18:41
Ahmetaj: Tek 'Delvina Gas' Yeffet sillet si pronar i

Në një intervistë telefonike me emisionin ‘Task Forcë’ pasditen e sotme, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj flet dhe audopërgjimet e publikuara dje në emisionin Çim Peka Live lidhur me planin e Ron Yeffet, që të marrë fushat gazmbajtëse të Delvinës dhe termoncentralin e Vlorës, ku përsëri ndërmjetësi është Ermal Nufi.

Bëhet fjalë për një koncesion, për grabitjen e një koncesionit në jug të Shqipërisë që është Delvina Gas. Ahmetaj duke lexuar përgjimet thotë se Roni Yefet në koncesionin e Delvina Gas, ka rolin e pronarit të Shqipërisë ku madje ndan dhe aksionet, sa do të fitojë kompania e sa qeveria. Ahmetaj thotë se e njëjta skemë e grabijtes me dhunë të një prone nën koncesion,është sot tek Aeroporti i Vlorës.

Pjesë nga intervista:

Arben Ahmetaj:  Ju e ndoqët audiopërgjimin edhe ju falënderoj që kërkuat të flisnim, pranova me kënaqësi edhe për të sqaruar sërish audiopërgjimet. Që shqiptarët ta kenë të qartë, një herë, dy herë, 10 herë, 20 herë se çfarë janë këto audiopërgjime dhe se si rrezaton kjo lloj strukture kriminale në të gjithë sektorët kyç dhe në gjakun e buxhetit të shtetit që në finale është gjaku i shqiptarëve. Po ta vini re te raundi i parë dhe raundi i dytë... unë po i bashkoj për një sekondë për ta sqaruar...

Bëhet fjalë për një koncesion, për grabitjen e një koncesionit në jug të Shqipërisë që është Delvina Gas.

Dhe siç e shikoni, unë po ju lexoj mot-a-mot çfarë thotë Roni Yefet.

Siç thamë dje, ne do të jemi 80%... qeveria do të ketë 10 ose 20%. Pra ky merr përsipër e përcakton ndarje aksionesh, praktikisht ky bën si pronar i... sikur kreu i organizatës është administratori dhe ky është pronari i Shqipërisë. Dhe thotë Igor do të jetë 80 ose 90 sido që ta vendosim. Dhe më pas thotë do të kemi një marrëveshje me vete, por unë nuk mund të jem në të formalisht. Ndoshta më vonë situata ndryshon. Dhe fillojnë e flasin pasi të kalojë në Këshillin e Ministrave, të hënën, të hënën, të martën në Këshillin e Ministrave e të tjera e të tjera... ne do të jemi në kontakt me Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, që praktikisht është ministri aktual i Mbrojtjes.

Sonila Meço: Zoti Nufi.

Arben Ahmetaj: Zoti Nufi. Dhe më pas Roni thotë emri i tij është Ermal Nufi, zëvendëssekretari i përgjithshëm. Zoti Ermal Nufi do të mbajë kontaktet, nuk e di kush është përfaqësuesi, ai do të mbajë kontaktet me ju që të realizojmë gjithçka.

Dhe thotë nuk do të jetë KAYO, do të jetë i njëjti koncept.

Sonila Meço: Pra koncepti KAYO si mekanizëm që do të përdoret dhe do të shpërndahet më pas në të gjithë po themi ne sektorët. Se këtu po flasim për Delvina Gas, kemi Bankers Petroleum, kemi shëndetësinë, pak më vonë e kështu me radhë, pra.

Arben Ahmetaj: Do t'i përmend të gjitha. Në formën e Delvina Gas, pra të grabitjes me dhunë të një prone nën koncesion, është e njëjta, gati-gati e njëjta skemë tek Bankers-i dhe sot te Aeroporti i Vlorës.

Sonila Meço: Përfshirë dhe Aeroportin e Vlorës.

Arben Ahmetaj: Po, po, po, po. Teci i Vlorës.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës