Ahmetaj zbardh përgjimin: Po bëhet trafik armësh, vijnë nga Afrika paketohen në Shqipëri, marrin rrugët ...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, në intervistën e pestë për ‘Çim Peka Live’, deklaroi se vetingu është bërë nën kujdestarinë politike të kryeministrit Edi Rama, që ai gjatë gjithë intervistës e quan ‘kreu i organizatës’, dhe zbulon emrat e 3 personazheve kryesore të vetingut.
Ahmetaj akuzon dhe segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. ‘Edhe Aranit Çela do t’i kishte zili’, shton Ahmetaj.
Pjesë nga intervista e Arben Ahmetajt
ÇIM PEKA: Mirëmbrëma. Jemi në intervistën e pestë me Arben Ahmetajn, ish-zëvendëskryeministër, ish-ministër i Financave, disa funksione në qeverinë e Partisë Socialiste të Edi Ramës, nëse konsiderohet Partia Socialiste. Intervistë që e kemi anonçuar dhe kësaj radhe, përveç dokumenteve, do të kemi edhe një audiopërgjim, i cili sigurisht do të ngjallë shumë reagim. Nuk pres nga drejtësia e re, nuk pres nga kryeministri, por pres që opinioni të hapë sytë aq sa mundet.
Dhe në fund të mos vazhdojë pyetja e zakonshme që propaganda e Edi Ramës është: “Nuk kishte fakte, kishte vetëm akuza të pashoqëruara me dokumente”. Kësaj radhe do të keni edhe një audiopërgjim. Dhe janë personazhe jo pak të rëndësishëm, janë personazhe me të cilat Edi Rama, siç do ta shikoni dhe gjatë përgjimit, i bën punët e pista. Zoti Ahmetaj, mirëmbrëma.
ARBEN AHMETAJ: Mbrëma. Faleminderit për gatishmërinë, por edhe për guximin. Po e filloj si zakonisht, si çdo emision. Cila është fotografia momentale e juaja në raport me SPAK-un? Do ta zgjeroja pak në raport me drejtësinë dhe gjatë bisedës sonë do t’i referohemi si segmenteve të caktuara brenda SPAK-ut dhe brenda drejtësisë, sepse kurrë nuk do t’i fusja të gjithë prokurorët apo të gjithë gjyqtarët në të njëjtin thes.
Unë akoma dhe sot besoj që ka dhe do të ketë prokurorë, ka dhe do të ketë gjyqtarë që do të kontribuojnë në rivendosjen e sistemit kushtetues në drejtësinë e deformuar që ekziston sot.
ÇIM PEKA: Gjëja që më lodh më shumë në çdo intervistë me personazhe shumë të rëndësishëm është kur mundohen të lënë dhe një kanal mirësie apo besimi ndaj një institucioni. Më thuaj një emër gjyqtari që ty të bind në këto shtatë vjet apo një emër prokurori. Se kjo “kurrë nuk do t’i fusja të gjithë në një thes”...
ARBEN AHMETAJ: Shiko, e vërteta është shumë e rëndësishme, si mirësia apo sesa eleganca. Mirë, meqenëse nuk do t’i fusësh të gjithë në një thes, më thuaj një emër gjyqtari apo prokurori të SPAK-ut që ty të bind në këto shtatë vjet?
Nuk shquhem për ndonjë elegancë në denoncimet e mia. Shquhem, fatmirësisht, me ndihmën e dokumenteve, me ndihmën e shumë qytetarëve, me ndihmën e shumë administratorëve, me ndihmën e shumë ish-punonjësve të shërbimeve, që të kem sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe aspak me elegancë...
ÇIM PEKA: Por një emër prokurori dhe një emër gjyqtari që ju ka bindur apo keni besim në këto 7 vjet?
ARBEN AHMETAJ: Një marrëveshje fjale, në qoftë se do të më ndërprisni, s’do të arrijmë, do të kemi rrjedhjen, po unë do të vij aty. Të premtoj.
ÇIM PEKA: Unë do të ndërpres keq e sigurt, por gjithsesi, një emër gjyqtari dhe prokurori që ju ka bindur në këto 7 vjet.
ARBEN AHMETAJ: Pra, thashë, do të ketë dhe jo pa qëllim, sepse do të ndodhin shumë ngjarje. Thashë, do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë që nuk do të bëjnë, ashtu siç nuk duhet ta bëjnë, dominionin e Zotit, po do të bëjnë gjyqtarin dhe prokurorin me përgjegjësi publike dhe nuk do ta quajnë si punë të zakonshme, por do ta quajnë si mision kombëtar.
Është e drejta ime të kem besim dhe shpresë. Dhe do t’i referohem edhe më pas. Megjithatë...
ÇIM PEKA: Siç pate, siç pate kur e votove drejtësinë e re dhe që u bëtë kurban i saj...
ARBEN AHMETAJ: Ne e kemi ndarë edhe këtë moment dhe unë kam qenë i bindur që të votoja drejtësinë e re ishte mision kombëtar. Sigurisht që i kam kërkuar dhe falje publikut për besimin tim ndaj kreut të organizatës. Nuk e mendoja kurrë, me të qenit i sinqertë, që deformimi do të fillonte që nga vetingu.
Shqiptarët duhet ta dinë, vetingu është bërë nën kujdestarinë politike të kreut të organizatës. Dhe kanë qenë tre personazhe kryesorë në veting. Një, këshilltarja e kryeministrit që nga zyrat e kryeministrisë shkoi në veting; dy, motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut; dhe vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës. Dhe kam sjellë shembuj se si, për të njëjtat episode dhe fenomene, dikush është skualifikuar nga...
ÇIM PEKA: Mos u flit me emra. Po thoni këshilltarja Sanxhaktari, vajza e mikut Genta Bunga, dhe motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut. Këta janë tre personazhet që kanë drejtuar vetingun.
ARBEN AHMETAJ: Ekzaktësisht. Është nepotizëm politik dhe familjar i drejtpërdrejtë. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Dhe pastaj gjejmë ndonjë fletë-raporti ku i referohen pseudo-reformës si sukses.
E kam thënë ditën një kur kemi bërë intervistën bashkë. Një investim i cili deformohet duhet korrigjuar. Dhe unë prapë e theksoj sot dhe po ta them, përpara se të ndaj me qytetarët situatën time, situatën e familjes sime.
Unë sot prapë përsëri kam besim tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek vendet anëtare, e theksoj, tek vendet anëtare. Dhe zoti Peka, po të shtoj, shpresoj dhe kam besim që edhe Gjykata Kushtetuese, si niveli më i lartë, dhe Gjykata e Lartë kanë mundësi, dhe unë kam shpresë, të rivendosin rendin kushtetues në drejtësi.
Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. E kam thënë që Aranit Çela do t’i kishte zili me sjelljet, shkeljet, brutalitetin dhe daljen nga ligji që kanë bërë segmente të SPAK-ut dhe të drejtësisë.
Dritan Goxhaj, në protestën e 100-të kundër qeverisë Rama, deklaroi se qëndresa paqësore do të vijojë deri në ...
Pankartat me mesazhe kritike dhe ironike kanë shoqëruar protestën e 100-të kundër qeverisë, ku qytetarët kanë shprehur...
Në ditën e 100-të të protestës kundër qeverisë Rama, qytetarët vijojnë qëndresën e tyre përpara Krye...
Nga protesta e 100-të kombëtare qytetare, e cila po zhvillohet përpara Kryeministrisë në Tiranë, aktivisti Edison Lika u shpreh i ...
I ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri TV, gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi se SPAK-u ndodhet nën një presion të fort&e...
Protestuesit në protestën qytetare në Tiranë, pas grumbullimit dhe organizimit në sheshin Skënderbej kanë nisur marshimin dre...
Një qytetar pjesëmarrës në protestën e ditës së 100-të në Sheshin “Skënderbej” ka deklaruar se jan...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Zekri Picari, njëri prej organizatorëve të takimit madhështor të kryetarit të PD-së Sali Berisha në Nju Xhersi, SHBA, ka...
Këshilltari ndërkombëtar për çështjet gjeopolitike, Mark J. Finlay, ka komentuar protestat që po zhvillohen në Shqip&e...