Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se PD ka dorëzuar amendamentin për njohjen e çdo dokumenti biometrik të vendit ku jetojnë emigrantët, të cilët do të votojnë më 11 Maj.
Në një deklaratë për mediat, Berisha ka sqaruar se në amendamend opozita kërkon me ligj që emigrantëve t’u njihet çdo dokument biometrik qoftë letërnjoftim, qoftë pasaportë. Berisha shton se lidhur me votimin janë përcaktuar rregulla të pranueshme nga të dy palët, në mënyrë që të mos kontrollohet procesi zgjedhor nga njëra palë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Sot jam këtu për një problem themelor të këtij procesi zgjedhor.
Për herë të parë në 34 vite, emigracionit dhe diasporës shqiptare, me ligj dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese, iu dha mundësia të votojë, të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese.
Natyrisht ushtrimi i kësaj të drejte nga të gjitha vendet e botës ku ndodhen shqiptarët, nuk mund të ishte një proces i përsosur, por sot në epokën dixhitale, ky është një proces plotësisht i mundshëm.
Arritëm të përcaktojmë rregulla të pranueshme nga të dy palët, në mënyrë që të mos kontrollohet procesi nga njëra palë. Procesi i regjistrimit dhe votimit të diasporës.
Në këtë proces, qytetarët tanë jashtë vendit hasin vështirësi reale.
Vështirësi, të cilat diktohen nga kërkesat e vendosura sidomos për adresën, në mënyrë që të mos ketë abuzime.
Vetë procesi i aplikimit kalon në disa etapa.
Ne e vëzhgojmë atë në çdo aspekt.
Tani, meqenëse Edi Rama dështoi të vendosë kontrollin e tij edhe mbi këtë proces online, ai po përdor metoda të tjera absolutisht të dënueshme, antikushtetuese, për ta kontrolluar procesin.
Në funksion të këtij procesi, KQZ ka kërkuar që të lëvizen datat e paraqitjes së partive, koalicioneve, kandidatëve, dhe ne, ndonëse nuk kemi bindje se është një diçka e domosdoshme, por përsëri për t’i dhënë një hapësirë dhe mundësi për qëndrimin më të madh në këtë proces, kemi shprehur gatishmërinë tonë të angazhohemi në ndryshimet ligjore të nevojshme që kërkohen për këtë proces.
KQZ ka propozuar gjithashtu një praktikë që është ndjekur në të gjitha zgjedhjet e tjera, përveçse në Himarë, se e refuzoi se donte ta merrte me çdo kusht me Vangjel Tavon, një tradhtar edhe i shqiptarëve, edhe i grekëve, por edhe besnik i mafies së Edi Ramës.
Pra, KQZ kërkoi të shtyhet afati i dokumenteve shqiptare dhe kjo ka ndodhur edhe në zgjedhjet e tjera. Ky është një akt periodik që del sa herë vijnë zgjedhjet dhe kjo është normale.
Por tani, për arsye të mbrapshta, duke parë urrejtjen që ka shpërthyer ndaj Edi Ramës dhe PS në diasporë, Edi Rama kërkon të dënojë, sipas llogarive tona, të paktën dy të tretat e shqiptarëve që ndodhen jashtë vendit, të cilët janë të sistemuar në këto vende dhe disponojnë dokumentet biometrike të vendeve ku jetojnë.
E vërteta është se dokumentet shqiptare i disponojnë më së shumti ata që nuk janë legalizuar në vendet ku jetojnë dhe për këta ka statistika. Këta janë më pak se një e treta.
Ne kemi përgatitur amendamentin dhe ne kërkojmë me ligj që këtyre t’u njihet çdo dokument biometrik i vendit ku jetojnë. Qoftë letërnjoftim, qoftë pasaportë.
Jashtë kësaj kërkese, ne nuk mund të pranojmë kurrë të përjashtojmë dy të tretat e emigrantëve dhe diasporës tonë nga votimi.
Ne mendojmë se ky është një akt i pashembullt, një diskrimin që nuk ka asnjë lloj baze.
Ka vetëm një kriter themelor që duhet të respektojë çdo qytetar që duhet të ushtrojë të drejtën e votës, shtetësia shqiptare.
Të gjitha të tjerat pastaj, duhet përgjigjur, por nuk duhet të jetë kurrë letërnjoftimi shqiptar, më epror se letërnjoftimi amerikan, kanadez, gjerman, belg, etj.
Pra, duke paraqitur një pretendim të tillë, Edi Rama dëshmon frikën e tmerrshme që ka nga vota e emigracionit dhe diasporës për shkak të alergjisë që kanë shprehur këta qytetarë ndaj narkoregjimit të Edi Ramës.
Belind Këlliçi TIRANË - Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka akuzuar kryebashkiakun V...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, duke folur për bashkëpunimin me spitalin izraelit Sheba Medical Center, tha se objektivi është ta b&eu...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se nëpërmjet bashkëpunimit mes QSUT dhe spitalit izraelitë mjekët shqiptarë do të...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja e bashkëpunimit me Sheba Medical Center është aleancë dhe sipas tij, krah p...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja e bashkëpunimit me Sheba Medical Center do ta transformojë Qendrën Shëndet&...
Protesta TIRANË - Opozita po zhvillon protestën e radhës mesditën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët jan&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar ditën e sotme dy nisma të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria li...
TIRANA- GJKKO ka kthyer çështjen për hetim në SPAK për deputetin Asllan Dogjani i cili akuzohet për deklarim të rrem...
TIRANA- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme, teksa pr...
Ilustrim TIRANË - Në një pasdite të ftohtë janari, Aldo* – një emigrant shqiptar 37-vjeçar me ba...