POLITIKE

Analisti ngre alarmin: Grupet kriminale të këtyre tre zonave kanë infiltruar njerëzit e tyre në protestë

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Shtator 2026, 22:40
Analisti ngre alarmin: Grupet kriminale të këtyre tre zonave kanë

Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ka ngritur shqetësimin për praninë e policëve civilë në protestë, duke pretenduar se mes protestuesve janë infiltruar edhe persona nga grupet kriminale.

Lita tha se, sipas informacioneve që, sipas tij, i disponojnë edhe Policia dhe shërbimet informative, grupe kriminale nga Elbasani, Durrësi dhe Vora janë infiltruar në protestë me qëllim devijimin dhe prishjen e saj.

Ka një shqetësim të drejtë për efektivët civilë që përfshihen në protestë midis protestuesve, sepse nuk dallohet mirë dhe është edhe hipotezë që njerëz të grupeve kriminale mund të rrëmbejnë njerëz nga protesta. Është e vërtetuar tashmë që ka infiltrim të grupeve kriminale të Elbasanit, të Durrësit dhe të Vorës në protestë për të devijuar protestën.

Janë të dërguar me mision të posaçëm për të prishur protestën, grupe kriminale të infiltruara në protestë dhe fakti që edhe ata, edhe policia civile ndalojnë makina, ndalojnë njerëz, i marrin zvarrë dhe i çojnë diku tjetër. Nuk e di nëse quhet rrëmbim, por unë po të them një informacion që e ka dhe policia, e ka dhe shërbimi informativ, që grupet kriminale po infiltrojnë njerëz në protestë për të devijuar protestën, për të prishur protestën dhe kjo është një gjë shumë serioze.

Policia e Shtetit duhet të marrë masa shumë të qarta për identifikimin. Përndryshe, njerëz civilë që arrestojnë civilë apo marrin peng civilë, kjo është antikushtetuese, është antiligjore dhe duhet të marrë fund një herë e mirë. Këto skema kundër protestave janë parë edhe në vende të tjera të botës, që futen për të provokuar policinë që policia më pas të rrahë protestuesit. Këto janë parë dhe dihen si skema për të prishur protestën.

Por në fakt qeveria, mazhoranca, por edhe policia dhe kushdo tjetër nuk po e dëgjojnë protestën. Protesta ka pesë kërkesa shumë të qarta: qeveria tranzitore, ligji për zonat e mbrojtura, shfuqizimi i saj, shfuqizimi i ligjit për ‘Paketën e Maleve’ dhe krye kërkesa e parë që është dorëheqja e Ramës. Dorëheqja e Ramës është e padiskutueshme në kushtet…

Ai mund të mos ta japë dorëheqjen, por ai nuk mund të qeverisë në këtë formë. Këtu duhet të futet vendi në një proces politik. Nuk ka rëndësi numrat, qoftë edhe një person që proteston për këto pesë kërkesa shumë të drejta, që kanë dëmtuar vendin dhe po e dëmtojnë vendin”, tha Lita.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve