Aktivisti Andi Tepelena duke folur për SYRI TV në ditën e 94-t të protestës qytetare, ka paralajmëruar përshkallëzimin e mosbindjes civile dhe duke u bërë thirrje qytetarëve t'i bashkohen protestës.
Tepelena ka treguar se tensionet pranë Kryeministrisë nisën pasi protestuesit u njoftuan për praninë e kryeministrit Edi Rama në godinë.
Sipas tij, disa aktivistë janë drejtuar drejt hyrjes së Kryeministrisë për t'u përballur me eskortën e kryeministrit, ndërsa më pas shumica e protestuesve kanë ndryshuar drejtimin dhe janë mbledhur pranë godinës.
Sipas Tepelenës, zhvillimet e së martës ishin pjesë e një strategjie të paralajmëruar nga aktivistët për fillimin e shtatorit. Ai deklaroi se protesta qytetare do të hyjë në një fazë të re, me përshkallëzim të mosbindjes civile.
Aktivisti u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që t'i bashkohen protestës dhe të marrin pjesë në aksionet e ardhshme qytetare.
‘Na njoftuan që Rama kishte hyrë në Kryeministri, disa nga aktivistët, kështu që në atë moment disa shkuan për t'i dalë përpara, për t'u përballur direkt me eskortën e Kryeministrit.
E nga ai moment, pjesa, shumica dërrmuese e protestuesve që ishin drejtuar si zakonisht tek qendra e zërit, u drejtuan rreth tek hyrja e Kryeministrisë. Dhe filloi patjetër përplasja me forcat e policisë, disa u goditën nga protestuesit.
Kështu që ishte një lëvizje të cilën ne e kishim parashikuar në fillimin e shtatorit për përshkallëzimin e mosbindjes civile. Po kjo ishte edhe një shenjë që mosbindja civile do fillojë të përshkallëzohet edhe më shumë.
Përfitoj nga rasti që t'i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve t'i bashkohemi protestës, të përshkallëzojmë mosbindjen civile, deri në dorëzimin pa kushte të Kryeministrit Rama. Rrugë tjetër nuk ka, koha e fjalëve ka mbaruar, koha e fjalimeve ka mbaruar.
Është thënë gjithçka, shqiptarët kanë thënë gjithçka. Është momenti që të dalin nga shtëpia, të lënë njerëzit rehatinë e t'i kthehen protestës, derisa të rrethohet në mënyrë demokratike Kryeministria dhe Kryeministri të largohet nga zyra e tij.’, u shpreh Andi Tepelena në SYRI TV.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 Shtator22:28
VIDEO/ Protestuesit e bllokuan brenda zyrës, momenti kur kryeministri Rama largohet nën masa të rrepta sigurie
Pas përfundimit të protestës së 94-të dhe nisjes së marshimit të protestuesve në drejtim të Komisariatit nr. 1, kry...
POLITIKE
1 Shtator22:26
Protestuesit i rrethuan godinën, Rama reagon për incidentin me dron në Gjermani: Shqipëria qëndron përkrah Berlinit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin Leipzig/Halle. Me anë ...
POLITIKE
1 Shtator22:23
Këlliçi: Qytetarët nuk tërhiqen, dhuna e policisë ndaj protestuesve dëshmon krizën e rëndë të Ramës
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve tek kryeministria.
Këlli...
POLITIKE
1 Shtator22:19
“Shqipëria po bën revolucion”/ Marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit thirrje: Lironi çunat, lironi gocat! Nuk jeni vetëm
Mbahet sot protesta e 94 kundër kryeministrit Edi Rama.
Protesta u shoqërua me tensione e përplasje para Kryeministrisë, ndërsa u rapo...
POLITIKE
1 Shtator21:37
Protesta/ Shoqërohen në komisariat aktivistja Arvina Lleshi dhe 3 persona të tjerë
Nga përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë pranë godinës së Kryeministrisë, raportohet për një...
POLITIKE
1 Shtator21:09
Protesta te Kryeministria/ Protestuesi: Rama është i frikësuar, do të jemi kudo ku të jetë ai
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi forcat e policisë kanë ndërhyrë për të spostuar...
POLITIKE
1 Shtator20:57
Sërish tensione para Kryeministrisë, rritet numri i personave të shoqëruar nga policia
Tensionet janë rikthyer sërish mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku vijon protesta e 94-t kundër qeverisë.
Situata &e...
POLITIKE
1 Shtator20:32
Tensionet para Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para, një qytetar merret nga policia
Tensionet janë përshkallëzuar mbrëmjen e sotme pranë Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 94-të...
POLITIKE
1 Shtator20:11
“Shtatori nis me mosbindje civile”/ Protestuesit përballë gardhit policor: Dorëheqje! Ju erdhi fundi! FNSH zbarkon te Kryeministria
Protesta e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës ka nisur me tensione përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë për...
POLITIKE
1 Shtator20:04
Bllokojnë hyrjen e Kryeministrisë, protestuesit sfidë Ramës: Dil në bulevard! Policia gardh para godinës
Protestuesit janë pozicionuar në hyrje të Kryeministrisë me qëllim bllokimin e daljes, pasi kanë mësuar se kryeministri Edi R...