Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Në vijim të deklaratës së saj, Vokshi renditi një sërë skandalesh dhe shembujsh konkretë të kapjes së institucioneve, duke përfshirë rastin e Olta Xhaçkës, shkeljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e grupeve kriminale në zgjedhjet e fundit.
Pjesë nga deklarata:
E ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit të Republikës për dekretimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Vokshi e cilëson këtë akt si një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe si një tjetër dëshmi se institucionet në Shqipëri janë tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës.
Deputetja theksoi se Presidenti nuk ishte thjesht i detyruar të respektonte Kushtetutën, por të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila është autoriteti suprem për interpretimin e ligjshmërisë. Ajo paralajmëroi se me këtë veprim, Bajram Begaj i ka dhënë goditjen më të rëndë autoritetit të institucionit të Presidentit që nga rënia e komunizmit, duke firmosur çdo urdhër që i jepet nga Kryeministri.
Për Bashkinë e Tiranës, Presidenti, i bazuar në Kushtetutë dhe si kreu i institucionit që duhet të jetë garant i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duhej të kishte pritur vendimin e saj. Thjesht duhej të zbatonte Kushtetutën. Ndërkohë, është absurde dhe e pakonceptueshme se si një President mund të shkelë në mënyrë flagrante Kushtetutën, siç ndodhi sot. Një veprim i tillë nuk mund të imagjinohet as në vende të tjera të rajonit. Shkojmë në Kosovë, ku Gjykata Kushtetuese merr vendime të pavarura – pëlqejnë ose jo qeverisë por megjithatë Qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, i ka zbatuar edhe kur nuk i ka pëlqyer.
Mund të mos i pëlqente Ramës vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por tashmë jemi mësuar që Rama nuk i zbaton vendimet e saj. Si në rastin e Olta Xhaçkës: pavarësisht se erdhi edhe një opinion dhe u kërkua një investigim nga Komisioni i Venecias, ky Komision tha se duhen zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por këta jo vetëm që nuk i zbatojnë, por Rama propozon dhe emëron në delegacionin e Këshillit të Europës persona, kur një nga komisionet është pikërisht ai i Venecias. Pavarësisht se ka dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, ai e emëroi Xhaçkën kryetare të delegacionit dhe madje e propozoi për nënkryetare. Imagjinoni çfarë skandali!
Rama tashmë nuk pyet më; ai mendon se ka pushtet të bëjë çfarë të dojë. Mund të sfidojë edhe institucionet europiane, edhe Këshillin e Europës, edhe Parlamentin Europian, dhe të veprojë sipas qejfit. Presidenti mund të kishte pritur; do të ishte në nderin e tij të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj të vijonte procedurat, ashtu siç duhet.
Është skandaloze ajo që po ndodh. Jam e keqardhur që Presidenti ka arritur në këtë nivel, duke firmosur çdo gjë që i kërkon Rama. Me pak respekt dhe dinjitet, ai duhej të përpiqej të ruante institucionin e Presidencës, jo veten e tij, në mënyrë që të respektohej. Sot është ulur në nivelin zero. Më duket një nga veprimet më absurde që ka bërë Presidenti deri tani.
Për zgjedhjet, ç’të flasim? Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira. Siç ndodhi më 11 maj, nuk ka zgjedhje kur është Edi Rama. Këtu në Këshillin e Europës është sesioni i vjeshtës, ku jam së bashku me Berishën, i cili ka raportuar për zgjedhjet në Shqipëri, për situatën pas tyre dhe për rrëmbimin e të gjitha institucioneve nga Rama. Sot vërtetohet edhe një herë që edhe institucioni i Presidentit është 100% i kontrolluar.
Ai ka raportuar gjithashtu për ndërhyrjen, infiltrimin dhe ndikimin e bandave dhe karteleve të drogës në zgjedhjet e 11 majit. Sepse e vërteta është se Shqipëria nuk pati zgjedhje, por problematika më e madhe jo vetëm për Shqipërinë është që Rama ka forcuar edhe më shumë kartelet e drogës dhe bandat kriminale, të cilat po pastrojnë në vendin tonë jo vetëm paratë e krimit dhe drogës shqiptare, por edhe të krimit të organizuar ndërkombëtar. Rama është kthyer në një rrezik ndërkombëtar. Për çfarë zgjedhjesh të flasim ne, kur janë bandat që kanë zgjedhur në Parlament mbi 20-25 deputetë, të cilët nuk u flasin qytetarëve në Parlament, por u shërbejnë bandave.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjeshme në disa bashki, p&e...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashkitë e t...
Seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia, e planifikuar të zhvillohej në Gjykatën e Posaçme (...
Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, i ftuar në programin e drekës në News24, përballë moderatores Ola Bruko, komentoi q&eum...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nuk kurseu ironinë për vendimin e Silva Cakës, të cilën...
Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar datën për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme vendore në gjashtë bashki të vendit, mes ...
Këtë të mërkurë opozita njoftoi se ka dakordësuar për të pasur një kandidat të përbashkët. Ha...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbështetja për gratë dhe vajzat është një nga investimet më të vlefshme për t&e...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisw Demokratike, Flamur Noka reagoi në lidhje me zhvillimet dhe konstituimin e Komisionit për Çës...
Deputeti i PD, Klevis Balliu, në një postim në Facebook shkruan se situata në vend është dramatike, ndërsa krimi i organizuar...