Protestat kundër klasës politike që ka qeverisur Shqipërinë në 35 vitet e fundit kanë hyrë në ditën e tyre të 10-të, duke mos mbetur vetëm brenda kufijve të vendit.
Pas tubimeve të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë, protestat janë shtrirë edhe në diasporë, në qytete të ndryshme të Europës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo ku jetojnë shqiptarë.
Së fundmi, një tjetër protestë është mbajtur pasditen e sotme edhe në Barcelonë. Dhjetëra shqiptarë të mbledhur në një nga sheshet kryesore të qytetit spanjoll. Tubimi ka nisur në mënyrë mjaft emocionuese, ku të gjithë shqiptarët e mbledhur kanë kënduar një zëri Himnin Kombëtar.
Në pamjet e dërguara shihet se pjesëmarrësit janë veshur me ngjyrat kuq e zi dhe mbajnë në duar flamurin kombëtar, krahas pankartave me mesazhe të qarta dhe të prera. Thirrjet e tyre kanë qenë të drejtpërdrejta: ata kërkojnë që kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha të jenë në burg, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të tyre dhe të të gjithë klasës politike që ka qeverisur dhe dëmtuar vendin në këto 35 vite pas rënies së komunizmit.
Ata kanë theksuar se largimi nga vendi nuk ka qenë një zgjedhje e dëshiruar, por një detyrim i imponuar nga keqmenaxhimi dhe keqpolitikëbërja ndër vite që i ka detyruar të ndërtojnë jetën larg shtëpisë.
Ashtu si në protestat e zhvilluara në Shqipëri dhe në qytete të tjera të botës, edhe në Barcelonë kanë jehuar thirrjet që po kthehen në simbol të kësaj revolte: "Rama n'burg, Berisha n'burg" dhe "Shqipëria nuk është në shitje".
Ndërsa protestat po përhapen kudo, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit nuk kërkojnë thjesht llogari, por fundin e epokës së kësaj klase politike. Mesazhi i tyre është i prerë: kjo kastë që ka vjedhur dhe sunduar Shqipërinë për 35 vite duhet të largohet një herë e mirë dhe të përgjigjet para drejtësisë prapa hekurave.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Qershor20:40
"Do thonë se më iku goja"/ Rama "thumbon" sërish blogeret pas incidentit me mikrofonin: Në fakt ata kanë shumë...
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në aktivitetin për 35-vjetorin e PS në Fier ka thumbuar sërish blogerët.
Gjatë një in...
POLITIKE
9 Qershor20:28
'Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!', i riu nga protesta para Kryeministrisë: Jo, negociatave
Një i ri nga protesta para Kryeministrisë, e cila ka hyrë në ditën e saj të 10, ia bëri të qartë Ramës se nuk ...
POLITIKE
9 Qershor20:20
“Duan të ju përçajnë, mos i lejoni”/ Aktori Gent Bejko mesazh në protestë: Ne jemi Europa!
Aktori Gent Bejko i është bashkuar protestës së sotme që po mbahet në Tiranë. Më mijëra kanë mbushur sheshin d...
POLITIKE
9 Qershor20:11
Ish-luftëtari i UÇK-së mesazh Ramës: E përdore Kosovën si kusur, bëre aleancë me Vuçiçin
Në protestën ku morën pjesë mijëra shqiptarë në ditën e dhjetë, një prej folësve ishte edhe një ish-...
POLITIKE
9 Qershor19:50
Qytetarët në shesh kërkojnë burg për të, Balluku “sypatrembur” përkrah Ramës
Teksa protestuesit në Tiranë dhe qytetete të tjera brohorisnin “Rama në burg” dhe “Belinda Balluku në burg”, du...
POLITIKE
9 Qershor19:43
“Besëlidhja e Tiranës 2026”/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni më 10 qershor, të largojmë Ramën
Një thirrje edhe për emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, vjen nga sheshi në Tiranë, ku me ...
POLITIKE
9 Qershor19:26
Brukseli kusht Ramës: Transparencë për investime në zonat e mbrojtura, ndryshe s’ka integrim
Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Shqipërisë të veprojë pa vonesë për t’u siguruar që ndërtimet n&eum...
POLITIKE
9 Qershor19:15
“S’jemi vetëm për flamingot, por edhe për hallet e shqiptarëve”- Flamuri amerikan i bashkohet protestës: Qëllimi rrëzimi i këtij sistemi
Protesta masive qytetare mblodhi edhe sot mijëra shqiptarë në Tiranë në orën 18:00, ku fillimisht nisi në Sheshin Skën...
POLITIKE
9 Qershor18:51
“Dorëheqje, reformim dhe qeveri teknike”/ Aktivisti: Po vijnë charter-a nga Anglia me shqiptarë
Edhe në protestën e sotme vihet re një numër i lartë protestuesish. Gjithashtu janë bërë thirrje që të bashkoh...
POLITIKE
9 Qershor18:47
Qytetarët e Lezhës i bashkohen protestave, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Prej 10 ditësh tashmë në mbarë vendin po zhvillohen protesta të mëdha, me pjesëmarrës të mbledhur jo vetëm n&e...