POLITIKE

U denoncua fillimisht nga “Piranjat”, Alimemeti reagon për rritjen e çmimit të ilaçeve: Pacientë, mjekë, farmacistë, të bashkohemi në shesh më 10 shkurt

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 18:42
U denoncua fillimisht nga “Piranjat”, Alimemeti reagon për

“Piranjat” ka denoncuar para pak ditësh skandalin me barnat, ku një pjesë e madhe e tyre ka pësuar rritje çmimi.

Një problematikë e tillë është trajtuar edhe nga Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së.

Ai është shprehur se një vendim i papritur dhe i pa paralajmëruar i qeverisë ka shkaktuar kaos në tregun farmaceutik.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë njëanshmërisht në çmimet e barnave pa asnjë njoftim apo konsultim me aktorët e tregut, duke e lënë farmacinë në situatë të pamundur për të përmbushur kërkesat për barna të rimbursueshme.

Fjala e plotë:

Më lejoni ti shpreh falenderimin tim personal, po edhe të Partisë Demokratike, për të gjithë lodhjen, gjithë efortin, gjithë mbështetjen që keni dhënë këtë vit e këto vite të vështira. Me të vërtetë, jeni ju shtyllat kurrizore që kanë arritur ta mbajnë një situatë kur opozita ishte në ditët e saj më të vështira. Ju falenderoj nga zemra për këtë. Po të mos kishit qenë ju, ne nuk ishim këtu duke bërë këtë diskutim sot.

Patjetër, degën një dhe degën tre unë i njoh në mënyrë të veçantë sepse jam mbi 20 vjet banor në këtë zonë, kështu që ne për problematikat tona mund të flasim çdo ditë, çdo natë, por ka një problem më të madh akoma: për shtresën më vulnerabël të popullatës tonë, që janë të sëmurët. Në këtë fundjavë këtu, në qoftë se e keni vënë re, kush ka të sëmurë në shtëpi, të sëmurë kronik, të sëmurë akut, mund të vërejë që tregu farmaceutik hyri në kaos. Qeveria, Ministria e Shëndetësisë, në një mënyrë krejtësisht të paparalajmëruar, ndërhyri tek çmimet CIF të barnave dhe sot farmacistët u gjendën në një situatë ku ata nuk arrinin dot të përmbushnin barnat e rimbursueshme për pacientët.

Patjetër, për një sërë ilaçesh nuk po flasim për të gjitha po për ata që patën ndryshimet. Nuk u lajmërua as urdhëri i farmacistit, as unioni farmaceutik, dhe për këtë u vunë në kurriz farmacistët, pse ju shpjegoj unë. Por, në radhë të parë, të kuptojmë diçka: çdo gjë që ndodh në shëndetësi, në këtë rast farmaceutik, është në kurriz të njerëzve, është në kurriz të të sëmurëve, është në kurriz të jetës dhe të shëndetit. Pra, nuk është thjesht një gjë administrative e vogël. U rritën çmimet e barnave, të dhjetra barnave pa u shpjeguar fare. Disa çmime u arritën deri në 40-fish. Shumë çmime u dy- dhe trefishuan, pa pasur një kuptim, pa pasur një transparencë, pa diskutuar pse ndodhi kjo. Ministria e Shëndetësisë është aty për të tuteluar të sëmurin, për të tuteluar njerëzit, sepse patjetër biznesi interesohet të shesë nga ana e tij. Por, pa asnjë transparencë, pa folur me organet kompetente dhe grupet e interesit, u shtuan mbi 40 barna dy deri trefish, madje një ilaç i caktuar është dhe 40-fish më shumë.

Këto janë antibiotikë, këto janë ilaçe antitumorale, këto janë ilaçe për sëmundje autoimune, këto janë ilaçe për diabetin praktikisht për shumë sëmundje nga të cilat vuajnë shumë njerëz. Në kurriz të kujt? Në kurriz patjetër të fondit publik dhe në kurriz të atyre që nuk janë të siguruar, që nuk përfitojnë, nga xhepi i tyre. Për interes të disa firmave, dhe ne kemi parë se si edhe vitin e kaluar fondi i sigurimeve, me rimbursimet fiktive që ka pasur, i ka kushtuar qindra miliona dëm fondit publik dhe parave tona, në kurriz të jetës dhe shëndetit. Nga krahu tjetër, u kërkohet farmacistëve që të zbatojnë disa çmime të cilat nuk u kanë ardhur, sepse nuk është miratuar ende lista, që ata të shesin më pak se sa ç'u kanë thënë t'i blejnë më përpara. Sepse zinxhiri e ka lënë bosh.

Depot farmaceutike shesin me një çmim më të lartë, ndërkohë që atyre u kërkohet t'ia japin pacientit me një çmim më të ulët, në kurriz të farmaceutikës, duke ia lënë atyre, le të themi topin, pataten e nxehtë, sepse janë ata që po bëjnë dëmin. Në këto kushte, të jemi shumë të qartë: vuan gjithmonë pacienti dhe ne kemi marrë shumë raportime si departament, për pacientë që po bëjnë ecejake nga mjeku tek farmacisti, tek spitali, tek qendra shëndetësore dhe nuk po arrijnë të zgjidhin problemin e tyre. Për një arsye dhe vetëm një arsye: Ministria e Shëndetësisë punon pa plan, se Ministria e Shëndetësisë nuk punon në drejtim të pacientit, por punon vetëm në drejtim të disa xhepave përkatës. Dhe ja vë në kurriz në fund fare, dhe çon, si zakonisht, një shtresë kundër një tjetre: shtresën e pacientëve kundër shtresës së farmacistëve, që në fakt është e njëjta shtresë, sepse të dyja tentojnë të ndihmojnë jetën, tentojnë të ndihmojnë shëndetin.

Në këto kushte nuk ka se si ne të mos flasim për këtë situatë këtu. Kjo kërkon një zgjidhje të menjëhershme. Kjo kërkon një përgjigje të cilën ne duhet t'ia japim me doemos. Në datë 10 shkurt na jepet mundësia t'i japim një përgjigje qeverisë edhe për këtë situatë, që shkakton dita-ditës, çdo ditë që kalon, një aferë; çdo ditë që kalon, një abuzim. Por kurrsesi nuk mund të tolerohet kjo kur është në kurriz të jetës dhe të shëndetit. Prandaj, miq, unë ju bëj një thirrje: kjo qeveri këtu rrëzohet vetëm me protestë, kjo qeveri këtu rrëzohet vetëm me revoltë; kërkohet qëndresë, kërkohet guxim, kërkohet kurajo, kërkohet që ne aty në shesh të thërrasim këdo.

I bëj një thirrje të veçantë shoqatave të pacientëve, mjekëve, farmacistëve, stomatologëve, infermierëve, çdo personeli shëndetësor që e dinë shumë mirë këtë problem dhe se si kjo ndikon, të jenë aty me ne. Datë 10 shkurt ju presim në shesh. Sheshi tregon kush është opozita, sheshi tregon se si Edi Rama mundet, sheshi tregon të ardhmen e Shqipërisë.

Faleminderit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?