I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Me gjithë përbetimet e Edi Ramës se Francesco Becchetti nuk do të merrte asnjë qindarkë nga paratë e shqiptarëve, biznesmeni italian ka marrë të drejtën për të konfiskuar 130 milionë euro nga paratë që mbante të bllokuara prej disa vitesh në llogarinë e Shqipërisë në Eurocontrol. Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel ka urdhëruar agjencinë Eurocontrol të ekzekutojë vendimin duke kaluar fondet e bllokuara në llogarinë e përmbaruesit të Becchettit.
“Në një vendim të datës 17 tetor 2024, gjyqtari i sekuestrimeve i Gjykatës së Shkallës së Parë Frëngjishtfolëse të Brukselit konfirmoi se vendimi duhet të zbatohej menjëherë dhe vendosi se Eurocontrol, që mban fonde për Republikën e Shqipërisë, ka detyrim ligjor për të transferuar fondet e ngrira për përmbaruesin e Becchettit,” zbulon Eureporter.
Me këtë vendim, përmbaruesi i Becchettit do të konfiskojë 108 milionë eurot e gjobës së arbitrazhit kundër Shqipërisë plus interesat dhe kamatat, të cilat në total arrijnë në rreth 130 milionë euro.
Dhe sipas vendimit, tashmë qeveria nuk ka më asnjë instrument për ta ndalur konfiskimin.
“Gjykata vendosi më tej se çdo apel nuk do të kishte një efekt pezullues në vendimin e konfiskimit,” zbulohet në vendim.
Në prill të vitit 2019,Gjykata Ndërkombëtare për Zgidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve në Uashington (ICSID), pjesë e Bankës Botërore, e dënoi qeverinë shqiptare që të paguajë 108 milionë euro gjobë për llogari të Francesco Becchettit për sekuestrimin e Agon Channel.
Menjëherë pas këtij vendimi, biznesmeni italian iu drejtua një gjykate në Belgjikë për të autorizuar ekzekutimin e gjobës. Becchetti kishte piketuar paratë që Shqipëria fiton nga hapësira ajrore të cilat kompanitë e fluturimit i depozitojnë në Eurocontrol dhe ky i fundit ja kthen Albcontrolit shqiptar.
Në dhjetor të vitit 2020, gjykata belge urdhëroi bllokimin e menjëhershëm të llogarisë së Shqipërisë në Eurocontrol. Që nga ai moment, Albcontrol nuk ka mundur të tërheqë dot asnjë qindarkë nga të ardhurat e përdorimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë.
Sipas pasqyrave financiare të shoqërisë rezulton se deri në fund të vitit 2023, Albcontrol kishte rreth 10.3 miliardë lekë ose mbi 103 milionë euro të bllokuara nga Becçhetti në Bruksel.
Përpjekje të dëshpëruara
Qeveria shqiptare u përpoq për katër vite rresht në një betejë të dëshpëruar gjyqësore në të dy frontet, si atë të arbitrazhit ashtu dhe në gjykatat belge, për të ndalur konfiskimin e parave.
Fillimisht, në vitin 2021, Avokatura e Shtetit e apeloi vendimin e Arbitrazhit të Uashingtonit duke kërkuar anullimin e tij. Por kërkesa për anullim u rrëzua. Dy vjet më pas, qeveria kërkoi po nga e njëjta gjykatë rishikimin e gjobës. Edhe kjo kërkesë u rrëzua.
Ndërkohë në frontin belg, qeveria e apeloi vendimin e sekuestrimit të parave në Apel dhe e humbi. Më pas u mundua të ndalonte konfiskimin e tyre nga përmbaruesi, por dy javë më parë e humbi edhe këtë padi.
Aktualisht Shqipëria ka në vazhdim dy padi të tjera gjyqësore për këtë çështje. E pari është në Gjykatën Supreme të Belgjikës, ku qeveria ka kërkuar imunitet për paratë e Albcontrol, me argumentin se ato nuk mund të sekuestrohen pasi janë të rëndësishme për sigurinë kombëtare, por edhe të 41 vendeve të cilët janë pjesë e Eurocontrol.
çështja e dytë është në Gjykatën e Apelit të Parisit, ku qeveria ka kërkuar anullimin e vendimit të arbitrazhit nga ICSID.
Por pavarësisht këtyre dy çështjeve, gjykata në Belgjikë ka urdhëruar konfiskimin e menjëhershëm të parave duke i dhënë të drejtën e pa apelueshme përmbaruesit të Becchettit për të konfiskuar paratë e bllokuara dhe t’i kalojë ato në llogarinë e biznesmenit italian.
Humbja e 130 milion eurove nga qytetarët shqiptarë ka emra konkret përgjegjësish. Ato gjendet të gjithë në vendimin e Gjykatë së Arbitrazhit. I pari është kryeministri Edi Rama me deklarimet e tij publike kundër biznesmenit italian, të cilat gjykata i cilësoi si prova të persekutimit politik të Becchettit.
Deklarimet publike te Rames qe u perdoren si baze per vendimin e Arbitrazhit
Ky është dëmi më i madh financiare, që u është shkaktuar taksapaguesve shqiptarë. Por veç Edi Ramës, ky dëm ka dhe dy bashkëautorë të tjerë. I pari është Erion Veliaj, i cili dërgonte SMS kërcënuese, kur gazetarët e Agon i filmuan dasmën në Kalanë e Gjirokastrës.
SMS e Veliajt per gazetaret e Agon Channel qe u perdor si baze per vendimin e Arbitrazhit
Bashkëautori i dytë është Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Ky gjatë një dreke në ish restorant Berlinin në Tiranë, e kërcenoi Becchettin me mesazhe mafioze.
Kercenimi i Agacit qe u perdor si baze per vendimin e Arbitrazhit
Të tre këta, me veprimet e tyre iu morën qytetarëve shqiptarë 130 milionë euro, në këmbim të asgjëje.
Para gropës Becchetti edhe inceneratori duket një biznes i ndershëm, pasi të paktën Zoto me Mërtirin mbollën disa pemë në Sharrë, kurse biznesmeni italian mori paratë falë Ramës, Veliajt dhe Agacit duke iu lënë shqiptarëve Noc Rrokun e kryeministrit./Kapitali.al
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha me një retorikë të fortë, i motivoi demokratët për të vazhduar luftën e tyre ...
TIRANË- Kryetari e Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpres...
TIRANË- Kryetari e Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpres...
TIRANË- Të dorëzosh një projekt në një zyrë publike, të kërkosh leje për 7 vite rresht dhe në vend t&eu...
erion brace TIRANË- Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa, deklaroi se aktorë të lidhur, ...
SHKODËR- Deputetja e Partisë Demorkatike, Lindita Metaliaj, u shpreh se fatkeqësisht Shkodra si djep i artit e i kulturës sot ësht&eu...
SHKODËR- Deputeti demokrat, Edmond Sapho tha se nga krimi i organizuar, po humbin jetën dhe njerëz të pafajshëm. Sipas Spah...
SHKODËR- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, tha se protesta e sotme është kundër krimit me fytyrë shtet&eu...
SHKODËR- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oert Bylykbashi, tha se është e papranueshme që Shkodra të jetë modeli i s...
SHKODË- Drejtuesi politik i qarkut të PD-së në Shkodër, Luçiano Boçi është shprehur se sot në vend ...