POLITIKE

''Belinda Balluku e pandehur nga SPAK''/ Rama përpiqet të relativizojë hallin e tij, duke përdorur lapsuset e opozitës

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2025, 11:44

''Belinda Balluku e pandehur nga SPAK''/ Rama përpiqet

Në një moment mjaft të rëndësishëm në Kuvend, ku opozita po kërkon debate dhe mocione, Edi Rama ka zgjedhur sërish një relativizim të situatës, duke përdorur lapsuset e kundërshtarit politik.

Kjo shmangie vjen si pasojë e kapjes ''mat'' të qeverisë me skandalet e vjedhjeve, ku së fundmi vetëm nga Tuneli i Llogarasë u përfituan 50 milionë euro. 

E si pasojë e kësaj, Rama është rikthyer te matematika e Bashës, duke mos pasur asnjë koment për vjedhjet që qeveria e tij ka bërë.

Opozita e akuzon atë si të përfshirë drejtpërdrejt në këto akuza, duke e cilësuar si të marrë ''peng'' nga Belinda Balluku.

 Fjala e Ramës

Duhet të ndani opinionet nga akuzat. Ndajini këto dhe jeni në rregull me rregulloren. U ngacmova dhe nga deputeti që po më rri përballë, tregon që ligji nuk e ka afektuar, dhe po isha në Bruksel dhe Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave, dhe meqë pyetej çfarë mendojnë ata për luftën kundër korrupsionit, po të them që ata mendojnë së si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë (qesh opozita).

Po të mos e mendonin, nuk do t’i hapnin kapitujt. Ndërkohë juve nuk e keni kuptuar që në këtë vend punët janë ndarë, dhe për sa kohë do të vazhdoni të bëni prokurorinë popullore, për aq kohë do të vazhdoni të jeni aty dhe gjithmonë më të tkurrur. Tani natyrisht nuk jemi për të diktuar për ju, por meqë më ngacmoi ,dhe prandaj nuk vij që mos të ngacmohem.

Dua ta nis pikërisht me varfërinë dhe me të ardhurat. Sepse pikërisht këtu tek raporti me varfërinë qëndron dhe arsyeja përse jemi në mandatin 4. Dua ta nis duke cituar Eurostat ‘Shqipëria ka një nivel më të ulët rreziku për varfërinë sesa Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia. Shqipëria është më pranë mesatares së BE në aspekt’, këtë  e thotë eurostat. Lidhur me ndryshimin e peshës së ushqimit në buhet që ishte afro 15% kur ne morën detyrën dhe sot është nën 40%.

Sipas bankës së Shqipërisë të ardhurat reale janë rritur mesatarisht 4-5% në vit në periudhën 2021-2024. Po e mbyll me fondin monetar ndërkombëtar, i cili jo më larg se pak ditë më parë tha se Shqipëria është një ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë më politika fiskale dhe monetare të kujdesshme. Këto janë burime të padyshimta. Ndërkohë që dëgjova këtu që në Shqipëri paska një taksë korrupsion dhe me 450 milionë euro të inceneratorëve mund të bëhej një rritje agresive e pensioneve. Ky 450 milionë euroshi, është thjeshtë aritmetika e atij që mua më mungon shumë, por e kujtoj përmes jush. 7x 7=42. Ky konstatim nuk figuron asgjëkund në asnjë nga fashikujt e një çështje të hetuar prej shumë vitesh. As 45 nuk duken asgjëkund. Gënjeshtrat tuaja, janë me dhjetëra herë mbi realitetin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?