Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama.
Bardhi, në emër të PD-së tha se Rama shantazhohet nga Balluku për aferat që ata kanë bërë bashkë, ndërsa shtoi se kjo është arsyeja që ai nuk e shkarkon atë. Ai tha se afera me tunelin e Llogarasë është vetëm maja e ajsbergut.
Deklarata e Bardhit
Sot, kur Shqipëria duhet të ishte një vend që mëson nga Europa dhe vlerat më të mira të Perëndimit, vendi ynë po bën hapa prapa me demokracinë dhe shtetin ligjor.
Edhe pas vendimit Gjykatës për të pezulluar zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Kryeministri nuk u ngrit në lartësinë e një kryeministri europian dhe ta shkarkonte të pandehurën e SPAK-ut.
Ka një arsye pse Edi Rama nuk mundet ta bëjë këtë: Belinda Balkuku e ka ulur në gjunjë dhe e shantazhin me aferat e përbashkëta të abuzimit me pushtetin.
Pra sot kemi një lajm të keq shumë të madh.
Në vend që të mbrojë interesat e shqiptarëve, kryeministri i vendit zyrtarisht është avokat i një të pandehur për abuzime me tenderat publikë.
Pse nuk ka fuqi Edi Rama që ta shkarkojë Belinda Ballukun, por sfidon drejtësinë, sfidon shqiptarët dhe përbuz parimet themelore të vendeve demokratike perëndimore?
Përgjigja është vetëm një: Ai është në krye të çdo afere të madhe korruptive në vend. Edi Rama dhe Belinda Balluku janë bashkë në aferën e Tunelit të Llogarasë.
Kompaninë fituese të tunelit të LLogarasë nuk e përcaktoi apo paracaktoi Belinda Balluku, por e paracaktoi Edi Rama dhe Belidna Balluku. Dhe siç ndodhen mesazhet e Belindës në telefonin e Ervis Berberit për zbatimin e një urdhri të kundraligjshëm të shefit të saj, ashtu ndodhen edhe mesazhet e Edi Ramës në telefonin e Belinda Ballukut.
Kjo është fotografia e datës 3 qershor 2021, fiks tre muaj para se të hapej gara për tunelin e llogarasë që përcakton qartë se Edi Rama ka dalë dhe paracaktuar bashkë me Belindën e tij, kompaninë fituese të tunelit të Llogarasë duke i dhënë 50 mln më shumë seç ishte oferta gjatë garës së parë të anuluar.
Kjo nuk bën vaki në asnjë vend të Europës, që kryeministri dhe zëvendësja e tij të pozojnë me kompanitë e paracaktuara përpara se të hapin garën duke shkelur konkurrencën e lirë, por mbi të gjitha duke shkelur vlerat e BE-së që përcaktohen si të tilla edhe në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Askush të mos mendojë se Edi Ramës i dhimbset Belinda Balluku. Fati i saj tashmë është përcaktuar, pro ai nuk e shkarkon atë, sepse po merr kohë për të mbrojtur veten e tij.
A ka refleks më antidemokratik sesa të mos shkarkosh një të pandehur, të mos dorëhiqesh si bashkëfajtor në këtë aferë korruptive, për të cilën gjykatat dhe jo opozita, thotë se me funksionet e saj si zv/kryeministër apo kryeministër ndikon në paracaktimin e kompanive fituese apo në dokumentet e tenderit nën hetim?!
Kjo është ajo që nuk bën vaki të dashur shqiptarë, në asnjë vend të BE-së, që kryeministri të bëhet avokat i zyrtarit më të lartë të qeverisë pas tij, pasi ai merret i pandehur nga drejtësia.
Dhe ju siguroj se tenderi i paracaktuar i tunelit të Llogarasë me 190 milionë euro është vetëm maja e ajsbergut për aferat e përbashkëta Rama-Balluku.
Problemi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve sot nuk është se kanë një zëvendëskryeministër të pezulluar nga detyra me vendim gjykate për shkelje të barazisë në tendera.
Problemi është se kanë një kryeministër të korruptuar që nuk e shkarkon bashkëpunëtoren dhe të besuarën e tij më të afërt, të marrë të pandehur, sepse është bashkëpeng në aferat korruptive me të.
Kjo është një vërtetë që nuk ka bërë vaki në asnjë vend të Europës.
Pak ditë më parë, ju solla një rast shumë europian dhe shumë të freskët që ka ndodhur jo në Shqipëri, por që tregon për një starndard të dyfishtë të Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian. Në Europë, politikanët mbajnë përgjegjës.
Në Portugali, ish-kryeministri António Costa dha dorëheqje sapo u përfshi në hetim për korrupsion, pa pritur as akuzë, për të mos cenuar dinjitetin e shtetit. Sot ai është President i Këshillit Europian.
Ndërkohë që në Shqipëri, Edi Rama nuk e shkarkon zv/kryeministren e tij të pandehur për korrupsion, por del si avokat i Belinda Ballukut dhe sulmon gjykatësit dhe prokurorët duke e shpallur veten mbi ligjin.
Ajo që sot bëri Edi Rama në fakt është mesazhi i tij që të shpallet i pavarur, kështu tha; është ndërhyrje brutale e gjyqësorit, në pushtetin ekzekutiv, pra Edi Rama mendon se pushteti ekzekutiv është i pavarur nga detyrimi për të zbatuar ligjin.
Kjo është një diferencë mes moralit europian dhe korrupsionit qeveritar të drejtuar nga Edi Rama.
Vendimi i Edi Ramës për të mos shkarkuar Belinda Ballukun është çmimi që shqiptarët po i paguajnë për shkak të një kryeministri që prej datës 31 Tetor nuk e ka më veten në dorë. Sot Edi Rama konfirmoi me zë dhe me figurë se është një pupac i Belinda Ballukut. E pandehur nga SPAK, deri tani për dy tendera, që së bashku shkojnë në 210 milionë euro.
Kjo, po! Nuk ka bërë vaki askund në Europë!
Sepse në Europë qeveritë zgjidhen për të qeverisur dhe për tu shërbyer qytetarëve nga vota e lirë jo nga paratë e korrupsionit, krimit të organizuar dhe karteleve të drogës.
Prandaj të dashur shqiptarë, ju takon ju, na takon ne, të gjithëve bashkë që të ngrihemi ndaj këtij sistemi të korruptuar që ka ndërtuar gjatë këtyre 12 viteve Edi Rama dhe ftesa ime është të bëhemi gjithë bashkë në Foltoren e ditës së hënë ora 18:00 përpara kryeministrisë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështje...
Rast unikal kur një funksionar i BE i jep vetes të drejtë të kundershtoje raportin e trupës më të specializuar pë...
I pyetur nëse do ta shkarkojë apo jo Belinda Ballukun, Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të bëjë asnjë lëvizje n&...
I çuditshëm është reagimi i Komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos lidhur me zv/kryeministren Balluku e c...
Kryeministri Edi Rama tha sot se çështjen e Belinda Ballukut do ta ndjekin në Kushtetuese dhe se do të kërkojnë arsyetimin p&e...
Teksa fliste pas samitit që u zhvillua sot në Tiranë, Rama u ndal dhe te vendimi i GJKKO për Ballukun, të cilin e quan një rast ...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish për takimin 7- orësh Rama–Balluku, në Kryeministri. Përmes një statusi n&eum...
Në mbledhjen e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Sekretari i Përgjithshëm i Pa...
Këshilli Bashkiak po zhvillon sot mbledhjen për shqyrtimin e buxhetit të planifikuar për vitin 2026, e cila po drejtohet nga kryetarja e k...
Çështja “Balluku” përplasi palët edhe në komisionet parlamentare që po mbahen ditën e sotme. Në Komisio...