Në intervistën për gazetaren Alba Kepi të Syri Tv, gazetari investigativ Nello Trocchia citoi Nicola Gratterin, prokurorin e Antimafias Italiane intervistuar në këtë libër i cili thont se "Berisha nuk është i ekzagjeruar kur thotë narkoshtet. Shqipëria është më shumë se kaq”
Në Shqipëri pushteti kriminal ka rrënjë të thella, të gjera, të përhapura dhe të zgjeruara sot, jo tridhjetë vjet më parë, thotë Gratteri.
Një nga momentet më të rëndësishme të zbuluara nga Nello Trocchia është takimi i zhvilluar në vitin 2019 në ishullin Aruba, mes eksponentë të qeverisë shqiptare e elementë të rëndësishëm të mafias shqiptare. Gjithashtu dhe ish magjistrati Mandoi ka konfirmura se struktura antikorrupsion ka lidhje me qeverinë Rama.
Nello Trocchia për Syri Tv: Në libër unë gjithashtu intervistoj një ish-magistrat, Francesco Mandoi, që ka punuar me qeverinë Rama, dhe ai tregon për funksionimin e strukturës anti-korrupsion dhe të policisë gjyqësore. Kreu i policisë gjyqësore emërohet në bashkëpunim me qeverinë. Autoriteti anti-korrupsion ka pavarësi, por gjithashtu një lidhje me qeverinë.
Disa biznesmenë që kam intervistuar, shumë flasin për Shqipërinë si një “shtet i parave cash”. Kur kam pyetur Nicola Gratteri, shefi i prokurorisë në Napoli, se a është i ekzagjeruar Berisha kur thotë narkoshteti për Shqipërinë ai më ka thënë se është më shumë se kaq... Edhe prokurori tjetër Mandoi konfirmon se ka korrupsion të përhapur.
Kur ka korrupsion të përhapur, mund të flitet edhe për “narco-shtet”, sepse krimi ka pushtet të thellë dhe të gjerë në Shqipëri. Mafia shqiptare ka një karakteristikë të fortë territoriale: investon në vendet ku operon, por pjesë të fitimeve i rikthen në Shqipëri.
Kryeministri juaj, Edi Rama, kohët e fundit ka krijuar pozitën e një Ministre për Inteligjencën Artificiale, siç e ka quajtur ai, me qëllim parandalimin e korrupsionit. Kjo tregon se tema e korrupsionit shihet si një problem që duhet trajtuar.
Çfarë bëj unë? Sigurisht, e përfshij këtë temë edhe në librin tim, duke e treguar edhe nga aspekti i kundërshtimit të saj. Për shembull, intervistoj një ish-magjistrat që ka pasur marrëdhënie me qeverinë Rama dhe ka punuar në Shqipëri, i quajtur Francesco Mandoi, i cili më tregon funksionimin e strukturës suaj anti-korrupsion dhe të policisë gjyqësore. Ai më shpjegon se kreu i policisë gjyqësore emërohet në bashkëpunim me qeverinë, që do të thotë se autoriteti anti-korrupsion ka një prezencë brenda autonomisë dhe pavarësisë së qeverisë përkatëse.
Kur ekziston një korrupsion i përhapur, kur mund të flasësh pa u kundërshtuar dhe pa ekzagjeruar edhe për një “narko-shtet” – gjë që ka ndodhur në disa forma të tij – dhe në disa raste gjyqësore që kanë dalë në dritë, kjo tregon se pushteti kriminal është hegjemonik. Kjo do të thotë se në Shqipëri pushteti kriminal ka rrënjë të thella, të gjera, të përhapura dhe të zgjeruara sot, jo tridhjetë vjet më parë.
Dhe Gratteri, në mënyrë të qartë dhe të dukshme, përshkruajnë një tipar të krimit të organizuar shqiptar: ai ka një territorialitet të madh. Shqiptarët që bëjnë biznes në Londër, ata që bëjnë biznes në Dubai, shqiptarët dhe mafia shqiptare që veprojnë në Guayaquil, shqiptarët që bëjnë biznes në Romë, mafia shqiptare që vepron në Hollandë – një pjesë e këtyre të ardhurave pastaj rivlerësohet në territorin e origjinës, duke ruajtur kështu një karakter të thellë dhe një territorialitet të fortë. Kështu, kjo Shqipëri në zhvillim përballet edhe me rivlerësimin e pushteteve kriminale të mafias shqiptare
Alba Kepi, Syri Tv: Pse i quani të pamposhturit?
Nello Trocchia për Syri Tv: Sepse kanë aftësinë të operojnë jashtë vëmendjes së organeve dhe kanë një kapacitet ndërkombëtar. Janë të pranishëm në një territor, por menjëherë “shpërndahen” dhe gjejnë rrënjë në vendin e origjinës përmes sistemeve korruptive. Ky është arsyeja pse pothuajse të gjithë Narcos që përmend në librin tim janë të lirë.
Alba Kepi, Syri Tv: Për shembull?
Nello Trocchia për Syri Tv: Arben Zogu, Donian Petoku, Sinomati – të gjithë janë të lirë. Elvis Demce ishte i lirë për shumë vite. Donian Petoku ishte i lirë dhe ndërtoi një klan brenda komunitetit ku u dërgua për vartësi droge, por pastaj u arratis. Madje ishte në Dubai e u tha u arrestua.
Në Shqipëri, nuk ka pasur një strukturë të fortë kundër tyre për shumë vite. Ndërsa në Itali kemi bërë 30 vite antimafia, atje ky sistem nuk ekzistonte. Prandaj ata bëhen të paprekshëm, sepse nuk ka kapacitete për t’i përballuar si sistem.
Alba Kepi, Syri Tv: Ju e keni përdorur termin “mafie shqiptare”. Jeni i dyti pas Nicola Gratterit. Mund ta shpejgojmë?
Nello Trocchia për Syri Tv: Pasi kjo strukturë ka karakteristika tipike të mafies: kontroll territorial, përdorim të dhunës kur është e nevojshme, ndikim dhe korrupsion ndaj pushtetit shtetëror, dhe dominim në territor deri në arritjen e një lloj “hegjemonie” që krijon heshtje dhe impunitet. Edhe nëse individët nuk kanë dënime, struktura ekziston dhe funksionon si mafia.
Alba Kepi, Syri Tv: Pra, ata janë të lirë dhe të paprekshëm.
Nello Trocchia për Syri Tv: Po, omertà dhe impuniteti janë tipike të strukturave mafioze. Edhe pse shumë prej tyre nuk kanë pasur ndonjë dënim, kjo nuk do të thotë se nuk kanë pushtet kriminal.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
25 Shtator18:11
Shkarkimet dhe emërimet e reja në rangun e zv/ministrave, qeveria zbardh emrat
Qeveria njoftoi zyrtarisht emërimin e disa ministrave të rinj përfshirë ish-deputeten e Partisë së Lirisë, Cilva Caka. Në...
POLITIKE
25 Shtator18:04
Zgjedhje e kreut të ri të SPAK, drejtuesja e ambasadës amerikane i shkon në zyrë kryetares së KLP dhe i kujton kushtin e SHBA
E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë...
POLITIKE
25 Shtator17:29
Avokati Gjokutaj: Pse Erion Veliaj nuk mund ta çojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese
Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, avokati Genc Gjokutaj ka hedhur poshtë pretendimet se ish-kryetari i...
POLITIKE
25 Shtator16:42
Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Lartë 'rrëzon' ish-kryebashkiakun Safet Gjici
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici për pafajësi. Gjici kërkoi pri...
POLITIKE
25 Shtator16:31
Analisti: Qëllimi i shkarkimit të Veliajt, është zhbërja e akuzave të opozitës për ‘farsë zgjedhore’
Për analistin Genc Burimi, me shkarkimin e Erion Veliajt, nuk është qëllimi kryesor drejtimi i Bashkisë së Tiranës, sepse k...
POLITIKE
25 Shtator15:57
Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e Drejtores së Përgjithshme të AMF
Këshilli i Ministrave ka vendosur të propozojë ish-zëvendësministren e Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali për anët...
POLITIKE
25 Shtator14:42
E papritur/ Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka emërohet zv.ministre e Brendshme
Një emërim surprizues është bërë në Ministrinë e Brendshme.
Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka marrë posti...
POLITIKE
25 Shtator14:16
FOTO/ "E mer 'mret' ta futi dhe Elisa, e di vetë ti tani!"
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka ironizuar kreun e qeverisë Edi Rama duke i kujtuar foton që Elisa S...
POLITIKE
25 Shtator13:22
Balluku do drejtojë fushatën e PS-së për Tiranën, Berisha: Është ‘Lubi Tuneli’, hajdute si ajo shqipëria nuk ka pasur në 200 vjet
Kreu i PD, Sali Berisha, ka komentuar emërimin e Belinda Ballukut si drejtuese të fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën....
POLITIKE
25 Shtator13:18
“Ngritja dhe rënia e shokut Zylo”, Korreshi: Veliaj duhet të ishte në burg për inceneratorët që nuk ekzistojnë
Përmes një interviste në media, deputeti demokrat Saimir Korreshi tha se Erion Veliaj është një figurë kontroverse, sepse nuk...