8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun.
Berisha deklaroi se “çështja Balluku është çështja Rama” dhe se ajo nuk mund të mbyllet pa largimin e tij nga pushteti. Ai kritikoi gjithashtu projektin për zhvendosjen e Porti i Durrësit drejt Porto Romanos, si dhe çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke e krahasuar me atë në Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Berisha theksoi se çmimi i lartë i naftës është asgjë më shumë se sa “çmimi Rama”.
Videomesazhi i plotë:
Të dashur qytetarë, ju që ndoqët sot monologun e mashtrimit të së dielës, apotrillimet e javës e patë se si Edi Rama u përpoq me çdo kusht përsëri të bëjë avokatinë e Lubi Ballukut.
Madje, tha se kjo është çështje e mbyllur.
E vërteta është se çështja Balluku nuk mbyllet kurrë dhe se çështja Balluku është vetëm çështja Rama, dhe ajo mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës.
Çështja Balluku është bërë një çështje ndërkombëtare, dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutësh në parlamentin e tij.
Edi Rama vetë demaskoi veten në këtë çështje dhe dëshmoi se është autori i të gjitha veprave penale të Lubi Ballukut.
Përveç kësaj, ai foli gjatë për Portin e Durrësit, vjedhjen më të madhe që u bëhet shqiptarëve në historinë e tyre.
Ai tha se porti i tij në Porto Romano do të jetë porti i Korridorit VIII më i madh në rajon.
Në fakt, kjo është mashtrimi më i madh i ditës, sepse porti që ai ka planifikuar në Porto Romano është të paktën 4 deri në 8 herë më i vogël në dimensione sesa porti aktual i Durrësit, dhe mbi 15 herë më i vogël sesa Porti i Selanikut.
Sipas emailit që ai ka marrë nga Dhoma e Tregtisë Amerikane, është dhjetëra herë më i vogël se Porti i Pireut.
Pra, porti i vogël i Porto Romanos, me të cilin ai kërkon të zëvendësojë Portin e madh të Durrësit të shqiptarëve, portin mijëravjeçar të shqiptarëve, nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim i tmerrshëm për të vazhduar ndërtimin e Dubait të 1001 netëve të tij, parajsa në të cilën ai përfiton miliarda dollarë, bashkë me klanet e drogës përreth tij.
Çmimi i naftës ishte një trillim tjetër madhor që bëri sot ekspozenë e tij.
Naftën, të dashur qytetarë, për të kuptuar se çfarë ndodh me të, gjithnjë keni parasysh çmimet e dy vendeve përreth: çmimin e naftës në Kosovë dhe në Maqedoni, të cilat janë të paktën 70% më të ulëta se sa në Shqipëri.
Është e vërtetë që lufta në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik rrit çmimin e naftës, por e vërteta është se kjo rritje nuk përjashton Kosovën dhe Maqedoninë.
Kështu që faktori më kryesor i çmimit stratosferik të naftës në Shqipëri është vetë Edi Rama.
Çdo litër naftë që ju blini ka një taksë ndër më të lartat në botë, 1.1 euro për litër, dhe kjo është taksa Rama.
Ndaj, çmimin e naftës ju lutem konsiderojeni si çmimin Rama.
Nuk mund të ketë ulje të naftës duke mbajtur këtë çmim dy herë më të lartë sesa Maqedonia dhe Kosova.
Ndaj, të bashkohemi për këto arsye që t’i japim përgjigje përfundimtare më 22 mars, që shqiptarët dhe bota të mësojnë se ne nuk pajtohemi kurrë me këtë kryehajdut, me këtë individ, me këtë qeveritar që nuk ka standard, normë as moral!
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e çmimeve të karburanteve në Shqipëri, duke theksuar se kjo situatë nuk...
Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime.. Edi Rama e nisi të dielën me disa mashtrime të qarta në atë monolog që &e...
Edi Rama ka komentuar sërish çështjen e Portit në Porto Romano, për të cilin tenderi 400 mln euro u anulua për shkak se kom...
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me vendimin e Kuvendit për të mos pranuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, pas kërkes&...
Edhe në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka filluar procesi i votimit prej orës 8:00 . Gara zhvillohet mes dy emrave t&eum...
Festimet për Ditën e Verës në Dimal këtë vit nuk u kufizuan vetëm te muzika dhe atmosfera festive, por në mes të sh...
Opozita pritet të rikthehet sërish para Kryeministrisë në protestën e thirrur për të dielën, më 22 mars. Kryetar...
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV, ka komentuar p&eu...
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar premtimet e Edi Ramës të para 1 viti, që bënte ‘be e r...
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, reagoi për rritjen e çmimit të karburantit në vend, duke theksuar se rreth 60% e ç...