Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur ndryshe sot fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të banesës. I veshur me te zeza Berisha u shpreh se sonte janë mbledhur në zi në dhimbje ndërsa shtoi se kanë humbur njërin nga drejtuesit e shquar të PD-së, Gerti Bogdani.
Më tej Berisha tha se Gerti Bogdani ishte një prej politikanëve të rinj që i kushtoi vitet më të mira të jetës demokratëve, qytetarëve dhe Shqipërisë. Më tej u shpreh se ai ishte përfaqësues brilant i brezit të ri, patriot i vërtetë që midis shumë e shumë mundësive, zgjodhi të ndihmojë Shqipërinë. Berisha shtoi se me një peshë të madhe në zemër, me një boshllëk në shpirt, po përjetojnë sonte largimin e tij.
Sonte ne mblidhemi këtu në zi dhe dhimbje të thellë. Të shokuar sepse sot ne të gjithë kemi humbur njërin prej nesh. Njërin nga drejtuesit e shquar të PD-së, që e kemi dashur, e kemi respektuar dhe çmuar si një mik të rrallë, fisnik, që na jepte nder të gjithëve. Po, për Gerti Bogdanin papritmas dhe krejt para kohe, në moshën më të bukur, në kulmin e rinisë së burrit, të forcës dhe maturisë së tij, dielli perëndoi sot përgjithmonë.
I dashur Gerti, ike dhe u ndave nga ne dhe ti do mungosh shumë jo vetëm fëmijëve, bashkëshortes së nderuar, prindërve të dashur, por i sigurt si rrallë kush tjetër edhe të gjithë atyre që të kanë njohur, që kanë punuar me ty, atyre që ti ke drejtuar apo që kanë pasur fatin dhe kanë gëzuar miqësinë tënde. Gerti, ti ike, por ti nga fëmijëria e hershme gjer sot, bëre sa askush tjetër krenar familjen, prindërit e tyre, bashkëshorten, fëmijët, bashkëmoshatarët e tu në shkollë, tiranasit e tu, brezin tënd, demokratët dhe demokratet, mijëra e mijëra të rinj që i drejtove me talent dhe pasion të PD-së.
Të gjithë ata shqiptarë apo miq të huaj që punuan me ty, në shkolla Gerti Bogdani, në Tiranë apo Nju Jork, ishte më i pari ndër të parët dhe u laureove me medalje të arta. Por më të artë se çdo gjë tjetër ti kishe atë harmoni që Zoti i madh rrallë e dhuron njeriut, harmoninë midis pamjet dhe shpirtit. Kishe fisnikëri, civilitetin, ndershmërinë, maturinë, të cilat të bënin ty një bir shembullor, një prind dhe bashkëshort, qytetar, mik dhe shok të pashembullt. Udhëheqës të dashur të të rinjve demokratë, qeveritar, deputet dhe përfaqësues i përkushtuar dhe dinjitoz i qytetarëve të Tiranës. Gerti Bogdani ishte një prej politikanëve të rinj që i kushtoi vitet më të mira të jetës demokratëve, qytetarëve dhe Shqipërisë.
Ai ishte përfaqësues brilant i brezit të ri, patriot i vërtetë që midis shumë e shumë mundësive, zgjodhi të ndihmojë Shqipërinë. Me një peshë të madhe në zemër, me një boshllëk në shpirt, ne përjetojmë sonte largimin tënd. Por gjithashtu ne të premtojmë se do jesh i pavdekshëm, do jesh i përjetshëm në kujtimet tona dhe të të gjithë atyre që të kanë njohur. Mirënjohjen më të pakufishme ndaj teje për gjithçka bëre, për PD-në, për brezin tënd, për Tiranën, për Shqipërinë.
Foto ilustruese TIRANË- Pasditen e sotme janë njoftuar ndryshime të reja në qeveri. Ndryshimet u bënë sot në mbledhjen e...
Rama TIRANË- Pasditen e sotme janë njoftuar ndryshime të reja në qeveri. Mësohet se këto ndryshime janë vendosur so...
PD TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar se ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator në nderim të figurë...
Berisha TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur ditën e sotme të kalojë në seancë plenare kërkesën e kreut tëP...
Bogdani TIRANË- Ditën e nesërme, të enjtën do të mbahen homazhet për ish-deputetin demokrat, Gerti Bogdanin. Bogdan...
TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demok...
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me ndarjen e parakohshme ng...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat Gerti...
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani. Me n...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat ...