Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se nëse fitojnë zgjedhjet me premtimet e tyre dhe me shpejtësi shumë më të madhe do të përmbysin këtë situatë në të cilën ndodhet vendi. Ai theksoi se me një buxhet 8 miliardë do të ketë investime tek njeriu.
Berisha theksoi se që në 3 muaj e parë, ata do të vendosim minimumin jetik 200 euro, dhe pensionet do ti llogarisin mbi minimumin jetik. ai theksoi se do të vendosin rrogën minimale 500 euro dhe rrogën mesatare 1200 euro. Sipas tij ata do të vendosim proporcion rrogë, pagesa për energji, pagesa për ujin.
Çfarë kemi ne përpara, ne kemi një kalbësirë. Një ngrehinë të kalbur, e cila siç ja mbathi Assadi që dukej i stërfuqishëm, ja mbath dhe ky që në momentin që ne të vendosim të ecim drejt fitores. Nuk ka asnjë shans, nuk ka asnjë mundësi, secili prej tyre është më i kalbur se shoku. Merr ti ç’bën kjo e rrugëve. Kjo ështe e pashoqe kund. Nga mëngjesi deri në darkë flet, loti, loti, loti. Tani do ta quajmë Lubi Loti, i kam thënë Lubi Balluku do ti them Lubi Loti. Çfarë janë ato. Ato janë copëzime të rrugës për të vjedhur më shumë. Nuk ndalen.
Si mund ta ndash ti 13 kilometra në 14 kontrata. Apo rrugën Elbasan-Librazhd kush e merr sa.
Ka sjellë modelin e vjedhjeve në bashki, që kishte ky me lejet e ndërtimit dhe ai është bërë model universal. Por ne nuk fitojmë vetëm për këto arsye. Ne fitojmë se kemi programin tonë, premtimet tona, të cilat në mënyrë absolute me shpejtësi shumë më të madhe, siç mund të imagjinojmë e përmbysin këtë situatë. E përmbysin plotësisht këtë situatë. Një buxhet 8 miliardë nga i cili nga i cili rrogat janë vetëm 800 milionë, e kuptoni ju se çfarë disporpocioni i paimagjinueshëm është investimi tek njeriu, me investimi aty ku vjedhin, investimi kapital që e quajnë këta, investimi ku vjedhin. Sepse ndërtojnë me çmime 10-herë më të larta se Kroacia.
Pyetja se ku do i mirrni paratë? Paratë janë për të gjitha që kemi premtuar ne, dhe çdo të bëjmë.
Që në 3 muaj e parë, ne do të vendosim minimumin jetik 200 euro, ne pensionet do ti llogarisim mbi minimumin jetik. Ne do të vendosim rrogën minimale 500 euro. Ne do të vendosim rrogën mesatare 1200 euro. Ne do të vendosim proporcion rrogë, pagesa për energji, pagesa për ujin.
Si mund të paguajë një fshatar me 3 dynym tokë, njëlloj si Altin Dumani me 7 mijë euro rrogën, apo Bajram Begaj me 5500 apo sa e ka rrogën. Paguajnë të njëjtin çmim që kanë për energjinë.
Nuk ka vend në botë që e bënë këtë. Se këta nuk është se qëndruar indiferent ndaj rrogave, jo. Rrogat e veta i rritën dhe u them unë shqiptarëve se ato janë rrogat më të larta në rajon, absolutisht.
Ata marrin më shumë se sa në Slloveni, që është vendi ndër më të lartat edhe në BE. Por ka një proporcion, nuk çmendet njeriu. Të caktojë një rrogë 7 mijë euro dhe pensioni 100 euro, 150 euro. Nuk e bën kush këtë. Presidenti i SHBA-së merr 4-fish të rrogës mesatare. Sepse ata 4 punonjës me pagë mesatare kanë familje për të mbajtur, edhe presidenti ka, por edhe këta kanë. Por nuk merr kurrë 10 rroga mesatare presidenti SHBA-së, as kancelari gjerman dhe asnjë tjetër.
Ndaj dhe ne e kemi modelin gati. Modeli ynë është përmbysja e modelit të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurive publike. Kjo përmbysje do të thotë; ne nisim startin e rritjes së rrogave, me premtimin absolut, gjersa të dalim më krye të rajonit.
Vrap i vështirë, se ai që ka qenë ndën ne, i ka rritur 5 herë ndër vit. Hajde tani dil krahas tij. Por ne do e bëjmë, do e bëjmë se janë të gjitha mundësitë që të përparësojë investimi te qytetarët.
40% e popullit shqiptar jeton në fshat dhe kanë lënë gjithsej, 44 milionë euro buxhet. Këta do ti ndihmosh që jetojnë aty, ose shkuli që andej. Jo le të qëndrojnë në punën e tyre. 800 mijë pensionistë kanë lënë për vitin që vjen, 18 milionë euro. Për tu tallë me ta. Doli që inflacioni i këtyre produkteve që blejnë të gjithë, që pensionistit i duhen njëlloj siç na duhen edhe ne të tjerëve, është rritur 4 herë më shumë se inflacioni i përgjithshëm, ai nuk i blen dot. Nuk mund ti blejë.
Nuk na shërben shumë e shkuara, por për një gjë po; ne ato që i kemi premtuar i kemi mbajtur dhe për këtë nuk mund të thotë njeri gjë. Kemi premtuar dyfishim të rrogave, i kemi mbidyfishuar. Ne kemi premtuar dyfishim të pensioneve të ulëta, i kemi mbidyfishuar. Ne kemi premtuar rritjen e pensioneve të tjera, ato janë rritur deri në 60 deri në 80%. Ne u qëndrojmë dhe i kemi zbatuar.
Ne i përmbushim plotësisht. Ne këtë trashëgimni e kemi, të mbajtjes së premtimeve. Do të ju thonë, jo po a do ti mbani. Këta nuk janë premtime, por zotime solemne ndaj çdo shqiptari. Betojuni në çdo formë, në Bibël e Kuran dhe si të doni, se këto do të bëhen. E keni të garantuar betimin. Nuk dalim ne të ju thomi njerëzve për të mos zbatuar këto që themi. Kështu do ta ndryshojmë Shqipërinë, nuk e ndryshojmë dot ndryshe. Shqipëria po shuhet, por ikin.
Takimi TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Gjatë fjal&e...
sali berisha TIRANË- Gjykata e Tiranës ka regjistruar në regjistrin e Partive Politike, Sali Berishën si kryetar të Partisë D...
foto ilustruese TIRANË- Pasditen e 31 janarit 2016 në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës në kufi me Maqedonin&e...
Denar Biba TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka ndarë me qytetarët një shqetësim që përba...
Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Po...
TIRANA- Seanca e përballjes mes Gazmend Bardhit dhe Edmond Sulës u shty për mungesë të demokratit dhe të avokatit t&eu...
Alibeaj TIRANË- Enkelejd Alibeaj ishte sot i pranishëm në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, nga ku bëri një pr...
Ndreca TIRANË- Senca paraprake ndaj Plarent Ndrecës është shtyrë sërish sot për shkak të mungesës së avok...
MOSKA- Rusia tha të mërkurën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë aq konfrontuese, saqë qytetarët rusë nuk...
TIRANA- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputetja demokrate Ina Zhupa, ka sjellë në vëmendje opinionin e Kom...