Ahmetaj: Rama, qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të PS
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Vizita e fundit e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderohet si një zhvillim historik për opozitën shqiptare. Pas pesë vitesh sulmesh të drejtpërdrejta dhe një lobimi të ashpër që synonte eliminimin e tij nga jeta politike, kjo lëvizje vjen në një moment kritik dhe është cilësuar si një fitore e paimagjinueshme politike ndaj një makinerie propagande disavjeçare.
Gjatë një interviste në edicionin e mesditës në Syri tv me moderatorin Bled Marku, deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, zbuloi prapaskenat e këtij izolimi pesëvjeçar. Sipas tij, vendimi për shpalljen 'non grata' të Berishës ishte produkt i një lobingu korruptiv dhe antikombëtar të orkestruar nga kryeministri Edi Rama, në bashkëpunim me eksponentë si kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.
Një detaj i fortë i dalë nga kjo bisedë është fati i atyre që hartuan dhe firmosën sanksionet kundër Berishës. Pretendohet se figura si ish-Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe ish-ambasadorja në Tiranë, Yuri Kim, tashmë janë 'non grata' për vetë zyrat e administratës së re amerikane. Për më tepër, rrjeti i George Soros, i cilësuar si koordinatori i kësaj fushate kundër opozitës, thuhet se ndodhet nën një hetim të rreptë nga strukturat e shtetit amerikan.
Bled Marku: Atëherë po e nisim menjëherë bisedën pasi ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha po zhvillon një takim me diasporën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një takim i cili vjen pas 5 vitesh sulme të drejtpërdrejta, qofshin këta nga faktorë amerikanë por gjithashtu edhe aq më tepër faktorët shqiptarë dhe propaganda pesë vjeçare e Ramës, e cila tashmë ka rënë në përsa i përket edhe sanksioneve të zotit Berisha. Çfarë do të thotë për Partinë Demokratike kjo vizitë e zotit Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ai ka proklamuar se është një vizitë e rëndësishme kjo për politikëbërjen dhe për të ardhmen e Shqipërisë?
Bardh Spahia: Patjetër, është një zhvillim historik do të thoja unë, jo vetëm për Partinë Demokratike por për krejt opozitarizmin shqiptar dhe madje edhe për Shqipërinë pasi u çua në vend një e drejtë e mohuar tashmë prej pesë vitesh siç me të drejtë e thatë edhe ju. Nëpërmjet një lobimi krejtësisht të turpshëm, antikombëtar, pasi nuk u godit vetëm opozita shqiptare por u godit i krejt spektri politik shqiptar, i cili u disbalancua nëpërmjet këtij lobingu korruptiv, i cili synonte eliminimin e zotit Berisha nga jeta politike shqiptare dhe goditja përfundimtare ndaj opozitës shqiptare dhe Partisë Demokratike në veçanti. Sigurisht që tashmë faktet kanë dalë në dritë, ka qenë një përfshirje e vetë kryeministrit Rama, e eksponentëve të PS-së, përfshirja e Beliajt e të tjerë e të tjerë, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç ishte McGonigal, i cili gjithashtu sot gjendet prapa hekurave.
Bled Marku: Madje zoti Berisha tha që edhe ata që firmosën sanksionimin e tij sot janë 'non grata' vetë.
Bardh Spahia: Janë 'non grata' për zyrat e shtetit amerikan vetë, duke filluar nga ish-sekretari i shtetit Blinken, i cili sot nuk lejohet të hyjë në asnjë zyrë të shtetit amerikan. Po ashtu edhe ish-ambasadorja e cila u pozicionua haptazi në mënyrë të paskrupullt në luftën ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare me deklarata krejtësisht jodiplomatike, të ashpra dhe të njëanshme kundër opozitës shqiptare, sot edhe ajo siç e dini tashmë nuk është më pjesë e shërbimit diplomatik të Shteteve të Bashkuara. Pra, dhe për më tepër edhe koordinatori i gjithë këtij rrjeti, i cili është George Soros, sot është nën hetim dhe të themi vëzhgim me lupë nga ana e strukturave të shtetit amerikan.
E gjithë kjo faktoj edhe njëherë, dhe prandaj e konsiderohet edhe një fitore e paimagjinueshme e jashtëzakonshme jo vetëm e Sali Berishës por edhe e krejt opozitës shqiptare. E gjithë kjo faktoj edhe njëherë se lufta për të drejtën dhe për rikthimin e dinjitetit nuk ka asnjëherë ndalesë dhe nuk mund ta frenojë dhe pengojë askush.
Bled Marku: Por, pavarësisht se zoti Berisha ishte i sanksionuar, i pengohej ndalimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sigurisht thirrjet dhe pozicionet politike ishin pothuajse të ngjashme. Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur në fakt kartelet e drogës si organizata terroriste. Të njëjtën gjë ka bërë edhe zoti Berisha qoftë në kohën kur qëndronte në dritare prej 333 ditësh që me vendim të padrejtë që u mbajt në arrest shtëpie apo edhe pas daljes në parlament në çdo dalje të tij, i ka cilësuar kartelet e drogës si organizata terroriste duke mbajtur të njëjtën linjë me presidentin amerikan...
Bardh Spahia: Akoma edhe më përpara. Unë do të shkoja madje që në fillimet e qeverisjes së zotit Rama, atëherë kur u pa qartë që trafiku i drogës dhe lulëzimi i drogave të ndryshme, jo vetëm atë të trafikut kanabisit.
Kanabizimi i cili mbuloi çdo fushë, kodër dhe mal të Shqipërisë, janë denoncuar vazhdimisht nga zoti Berisha dhe opozita shqiptare. Çka ishte në linjë të plotë edhe me deklaratat po të themi, politikat e deklaruara publikisht nga presidenti Trump kundër drogës, trafiqeve të drogave të ndryshme, luftës së egër ndaj këtyre trafiqeve dhe kudo që mbështet këto trafiqe.
Bled Marku: Sigurisht, në fakt dua të ndalem tek pjesa e rolit të ambasadorit të ri. Përmendët pak çaste më parë çështjen e Yuri Kim e cila në një mënyrë jodiplomatike mbështeste politikat e Partisë Socialiste dhe shkonte para Partisë Demokratike para shkallëve dhe thoshte 'ai që mbështet reformimin e Partisë Demokratike të mos hajë bar'. Tashmë, duket qartë që presidenti amerikan tek pjesa e drogës, e ka qëndrimin e saktë dhe të qartë përsa i përket karteleve të drogës. Me mbërritjen e ambasadorit të ri në Shqipëri, sipas mendimit tuaj a do të vijojë të jetë e njëjta linjë e presidentit Trump, duke qenë se edhe vetë DASH e ka cilësuar Shqipërinë si një vend ku jo vetëm tranzit i drogërave të forta por edhe një vend me problematika të mëdha, a pritet pra që të jetë i njëjti qëndrim, e njëjta vijimësi e kësaj çështjeje?
Bardh Spahia: Patjetër, ambasadori i ri sigurisht që do të ketë të njëjtën linjë me politikat dhe orientimet e zotit Trump. Dhe ne për hir të së vërtetës nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa denoncimi dhe lufta e egër ndaj trafiqeve të drogës si stimuluesi i vërtetë i situatës aktuale në Shqipëri. Dhe jemi të bindur gjithashtu që do të jetë, falë qoftë edhe vetëm ndaj luftës kundër drogës, që do të goditen tentakulat e një rrjeti kriminal të paprecedent në Shqipëri i drejtuar nga koka e të cilit mbetet Edi Rama dhe një grup i vogël, shumë i ngushtë rreth e rrotull tij, i cili koordinonm, madje ka krijuar hapësirat e duhura për pastrimin e parave të pista të këtyre trafiqeve të drogës në ekonominë shqiptare. Duke e kthyer në kuptimin e plotë të fjalës, Shqipërinë në një lavatriçe të madhe të parave të pista të drogës, duke e kthyer Shqipërinë në kryeqendrën, në kryenyjën e trafiqeve të drogave të rënda nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Dhe nga Shqipëria pastaj këto trafiqe dhe kjo sasi kolosale droge shpërndahen në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, duke u kthyer kështu në problem jo vetëm për vendin tonë dhe rajonin, por edhe më gjerë, për mbarë shtetet e Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst unë mendoj që ardhja e ambasadorit të ri do të jetë një frymëmarrje krejtësisht tjetër dhe një energji krejtësisht tjetër edhe për organet e zbatimit të ligjit të cilat tashmë edhe me mbështetjen e aleatëve tanë do të fillojnë të çmontojnë rrjetin kriminal të drejtuar nga Edi Rama.
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike ka reaguar me një shënim të faqen e tij në facebook pasi tre p...
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas publikimit të shifrave të Eurostat për shëndetësinë në Shqipë...
Pas pushimeve verore, deputetët rikthehen nesër në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë plenare e sesionit ...
Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria shprehet se pavarësisht aludimeve mediatike, se lideri demokrat Sali Berisha ka udh&e...
Pas fjalës së mbajtur në takimin madhështor me shqiptarët e Amerikës, në Nju Xhersi, kryetari i Partisë Demokratike Sali...
Qytetarë protestues në Divjakë, të paktë në numër çdo ditë kërkojnë që qeverria të mos apliko...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka dhënë detaje mbi vizitën e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerik&eu...
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit jan&eu...
Një protestues ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e zjarreve, përmbytjeve dhe situatës ekonomike, duke akuzuar institucionet për...