Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Në përmbyllje të fjalës së tij në Foltoren para Kryeministrisë, lideri demokrat Sali Berisha ftoi shqiptarët t’i bashkohen protestës së opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë, ditë në të cilën do të diskutohet mbi heqjen e imunitetit të deputetes së PS, Belinda Balluku.
Berisha tha se është koha që të gjithë shqiptarët të mblidhen para Parlamentit dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, kundër një qeverie që tashmë nuk ka çfarë të bëjë më.
"Po humbëm ne, u garantoj se Shqipëria pas pak dekadash nuk do ekzistojë’, ishte kushtrimi i liderit demokrat Sali Berisha, ndërsa paralajmëroi fatin e hidhur për shqiptarët që do të kthehen në qytetarë të dorës së tretë, nëse nuk bëjnë rezistencë.
Do thoni ju, po mirë, çfarë do bëjnë të tjerët? Nuk mund të bëjnë asgjë të tjerët.
Të mos mashtrojmë veten.
Të tjerët bënë maksimumin.
Nuk mund të bëjë më shumë një vend se sa të dërgojë këtu ministrin e Jashtëm me mision të prerë që shteti ligjor duhet të funksionojë.
Nuk mund të bëjë më shumë Komisioni se sa të dërgojë Komisionerin për Ligjet që t’i thotë se rruga drejt Europës mbyllet në qoftë se ti mbron Lubinë.
Nuk kanë çfarë bëjnë më shumë.
Të jemi njerëz të qytetëruar.
Të marrim përgjegjësitë tona, të bëjmë vetë ne.
Ndaj të bashkohemi.
E përshëndes parafolësin, është dita e historisë kjo.
Është dita e bashkimit, ditë në të cilën u themeluar kapitulli më i lavdishëm i historisë së këtij kombi, rezistenca ndaj superfuqisë më të madhe të kohës.
Çfarë e kemi Edi Ramën ne?
Asgjë nuk e kemi për ta hedhur aty ku e meriton, në kosh të plehrave.
Një aventurier që nuk ka asgjë shqiptare në qenien e tij, që tani për të ruajtur miliardat e tij, bashkohet me Vuçiçin.
Kur bashkohet? Kur Europa e ka damkosur.
Se edhe atë, për ca kohë e ndihmoi në mënyrë të jashtëzakonshme Edi Rama.
Historia do i nxjerrë të gjitha, por tradhtinë që i ka bërë kombit shqiptar në tërësi dhe Kosovës në veçanti, nuk ia ka bërë asnjë shqiptar tjetër pas Enver Hoxhës.
Por edhe atij, një kriminel, një autor gjenocidi, një njeri që organizonte safarin, gjahun e njerëzve në Sarajevë, gradualisht Europa e nxori se kush është.
A u kujtohet ju o miq kur bënte thirrje të mos vendosen sanksione se Vuçiçi nuk po zbaton sanksionet kundër Rusisë?
A e mbani mend kur thoshte se gabim i madh, nuk mund t’i vendosë Serbia sanksione Rusisë, se përmbyset Serbia?
A u kujtohet kur kalonte nga një samit në një tjetër si avokat i djallit?
Po.
Tani që Europa e kuptoi kush është ai, tani i del zot ky. Tani ky shkruan kryeartikullin me të, për t’i thënë Europës që nuk jam me ty, jam me Vuçiçin.
Këto nuk na zgjidhin ne, këto vetëm na ftojnë ne të zgjidhim këtë situatë.
Çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, duhet të bashkohet me ne.
Është kollaj, unë e kuptoj që njëri ka frikë, tjetri ka këtë vërejtje, tjetri ka atë vërejtje, të gjitha janë të pranueshme.
Por nuk është e pranueshme të humbasim fatin tonë.
Fati ynë është integrimi në Europë.
Fati ynë është integrimi në Europë për sa kohë BE t’i ketë dyert e hapura.
Dhe tani që i ka dyert e hapura, po na i mbyll Edi Rama.
Ndaj dhe në këtë betejë që kemi nisur, nuk mund të humbasim kurrë.
Po humbëm ne, u garantoj se Shqipëria pas pak dekadash nuk do ekzistojë.
Imagjinoni ju, qytetarë të dorës së parë, qytetarë të dorës së tretë.
Europë e stër-Europë, këta të gjithë do ia mbathin të shkojnë në Europë, të bëhen qytetarë europianë, të lënë Shqipërinë.
Ftoj çdo shqiptar, ditën e diskutimit në parlament të imunitetit të Lubi Ballukut, të gjithë tek parlamenti.
Parlamenti i qytetarëve.
Parlamenti i shqiptarëve, jo i hajnave.
Jo i hajdutëve.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!", tha ai.
Deputeti i partisë Lëvizja Bashkë Redi Muçi është filmuar teksa luante shah ndërkohë që në foltore po mbante...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në foltoren para Kryeministrisë e ka cilësuar kabinetin e ri qeveritar si “kabineti Balluku&r...
Kryetari i PD, Sali Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit, se lufta kundër korrupsionit ësht&...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa i është përgjigjur Ballës në lidhje me përdorimin e molotovëve gjatë protestës ko...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka sfiduar hapur qytetarët shqiptarë dhe komunitetin ndërkomb...
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka replikuar me kreun e grupit të PS në Kuvend, Taulant Balla në lidhje me aktet e dhun&e...
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, deputeti Eno Bozdo u shpreh se zona të tëra po lihen në harresë të plot...
Deputetja e PD e qarkut të Korçës, Ledina Aliolli, në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, ka shprehur shqetësimin e situatë...
Në nisje të seancës plenare në Kuvend, Erion Braçe foli për një situatë problematike në Selitë, duke thë...
Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka denoncuar në seancën plenare të së hënës, situatën rrugore në disa njësi administrativ...