Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas rizgjedhjes si kryetar, ku fokusin e vuri tek 40 mijë votat e demokratëve që mori.
Berisha shkruan se PD-ja i zgjedh drejtuesit bazuar në demokraci, teksa shton se votat e tyre ishin triumf i dinjitetit të demokratëve.
Berisha u shpreh se për kundërshtarët politikë, vota e demokratëve ishte një “tmerr dhe ferr i vërtetë”, ndërsa për shqiptarët ishte një “triumf i dinjitetit mbi mafian më të rrezikshme të Europës”.
“Miq, zgjedhja e kryetarëve të partive padyshim është një lajm dhe një ngjarje e rëndësishme, sipas peshës që ato kanë në jetën e vendit. Procedurat e zgjedhjes së kryetarëve variojnë: disa zgjidhen me aklamacion, domethënë me duartrokitjen e delegatëve të kuvendit të pranishëm në sallë, kur paraqitet për miratim emri i kryetarit të partisë. Të tjerë e zgjedhin atë në kuvendin e partisë me votim të fshehtë, me një apo disa kandidatura, dhe këta janë shumica.
Ndërsa të tjerë (dhe këta janë pakica) kryetarin e partisë e zgjedhin bazuar në demokracinë direkte, domethënë me votën e të gjithë anëtarësisë – pra, “një anëtar, një votë” – dhe me një apo disa kandidatura. Kjo formë e fundit referendare ende është në pakicë në Europë dhe në botë. Por demokracia direkte apo referendare konsiderohet procedura më demokratike, ndaj dhe është në rritje. Kjo është e vërtetë kudo në botë, por jo në diktatura. Në diktaturat totalitare apo autoritare kryetari është Zeusi, e për Zeusin nuk votohet; dhe kjo ndodh edhe në Shqipëri me partinë-krim.
Në Shqipëri janë dy parti të mëdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar në demokracinë direkte dhe voton me parimin “një anëtar, një votë” në çdo proces zgjedhor. Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka zëvendësuar votën e anëtarëve me emërimin dhe fuqinë e krimit. Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurrë për kryetarin dhe për asnjë forum tjetër të saj. Kurse PD-ja çdo katër vite zgjedh kryetarin dhe drejtuesit vendor e kandidaturat per deputet bazuar në demokracine direkte (referendum)!
Por, sipas këtyre mafiozëve, kollajxhinjve e mjeranëve të së keqes banale – që në funksion të saj korruptojnë edhe gjuhën – shkaterrojne raportin e fjales me kuptimin e saj, demokracia direkte dhe zgjedhja me “një anëtar, një votë” e kryetarit të partisë na qenka antidemokratike dhe problemi madhor i qytetarëve. Për këta të pafytyrë, vota referendare e të gjithë anëtarësisë për kryetarin e partisë opozitare është “privatizim i partisë nga kryetari” apo në rastin konkret “Berisha zgjedh Berishën”.
Ja pse për Edi Ramën dhe të gjithë këtë hordhi puthadorësh e mafiozësh që gromësijnë dhe zhgërrehen në luksin dhe paratë që u vjedhin shqiptarëve, vota e rreth 40 mijë demokratëve dje ishte një tmerr dhe ferr i vërtetë; ishte dështim dhe turpërim publik (por ata turp nuk kanë) i tyre. Kurse për shqiptarët, ajo ishte vota e triumfit të dinjitetit të tyre mbi mafian më të rrezikshme të Europës”, shkruan Berisha.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Maj14:16
Tabaku: Pengesa e integrimit nuk janë standardet e BE, por korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin në Shqipëri
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se pengesa kryesore e Shqipërisë nuk janë standardet e Bashkimit Europian, por ...
POLITIKE
24 Maj10:32
“Molotovarët hodhën jargë urrejtjesh politike”, Bardhi i kthehet Ramës: E vetmja pengese drejt BE, kryeministri me te korruptuarit e tij
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë ...
POLITIKE
24 Maj10:31
“Asgjë s’e ndal rrugën drejt BE, më 26 maj Konferenca Ndërqeveritare”, Rama ironizon opozitën: Molotovarët hodhën jargë urrejtjesh politike
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar Konferencës Ndërqeveritare më 26 maj në Tiranë. Ai sulmoi opozitën, sa i takon skepticizmit t&...
POLITIKE
24 Maj08:06
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, ministri Hoxha: E papranueshme! Thirret ambasadori rus
Shqipëria ka dënuar ashpër sulmet e fundit me raketa balistike dhe dronë të ndërmarra nga Rusia ndaj objektivave civile në Uk...
POLITIKE
23 Maj22:01
Berisha-demokratëve: Me votën tuaj keni lënë pa gjumë organizatën kriminale dhe kreun e saj
Pasi ka falënderuar të gjithë demokratët për votën e tyre në rikonfirmimin në krye të PD, kryedemokrati Sali Berish...
POLITIKE
23 Maj21:39
Referendumi/ Berisha rikonfirmohet në krye të PD, me 37 341 vota pro
Lideri i PD Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike, me 37 341 vota pro.
“Përmes një procesit t...
POLITIKE
23 Maj21:33
Berisha në garë me veten, Bozdo: PD ka vendosur standard të ri votimi!
Deputeti demokrat, Eno Bozdo, ka folur mbi procesin e votimit të zhvilluar në Partinë Demokratike, për kreun e kësaj force politike, ku...
POLITIKE
23 Maj20:41
Referendumi për rikonfirmimin e Berishës në krye të PD, mbyllet procesi i votimit
Është mbyllur në orën 19:00 procesi i votimit në referendumin për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike. Procesi isht...
POLITIKE
23 Maj19:41
Zgjedhjet për kreun e PD/ Rezultatet e votimit në Maliq, Kolonjë, Korçë e Pustec
Mbyllet numërimi në Maliq:
724 pro
7 kundër
4 të pavlefshme
Mbyllet numërimi për Pustecin:
15 votues nga 66 aktivë.
13 ...
POLITIKE
23 Maj19:33
“Pritet ashpërsim akuzash ndaj Ballukut”/ Lala: Çfarë mund të dalë nga kqyrja e celularëve
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, mund të përballet me ashpërsim të akuzave nga...