POLITIKE

Berisha: Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin, me Edi Ramën vendi po largohet me shpejtësi nga BE

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Prill 2026, 11:42

Berisha: Pritet një breshëri kushtesh të reja për

Berisha ka deklaruar se Shqipëria po përballet me një “breshëri kushtesh të reja” në procesin e integrimit europian, nga ku qeveria duket se po e largon vendin me shpejtësi nga Bashkimi Europian.

Lideri i opozitës u shpreh se anëtarë të vendeve anëtare të BE-së kanë zhvilluar disa takime dhe kanë vendosur kërkesa shtesë për Shqipërinë, të cilat lidhen me çështje të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të fondeve publike. 

Në deklaratën e tij, Berisha tha se vendi po ndëshkohet për shkak të,“vjedhjeve dhe korrupsionit qeveritar”, duke përmendur gjithashtu edhe institucione dhe projekte publike si AKSHI, Porti i Durrësit dhe projekte infrastrukturore, të cilat përfaqësojnë abuzime me fondet publike.

Deklarata e plotë:

Ju e dini që ka mbi një muaj, përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare kanë bërë gjer dje pesë takime dhe prapë Shqipëria mbetet në klasë për shkak të vjedhjeve të Edi Ramës me Lubi Ballukun dhe AKSHI-n e Lindave.
Dhe çfarë është ai?
Ai është një raport i ndërmjetëm, nuk është një raport përfundimtar.
Dhe as të ndërmjetëm nuk e kanë pranuar dhe janë bërë një grup i madh vendesh, të cilat kanë sjellë dje një breshëri të re kushtesh dhe kërkesash që do i vendosen Shqipërisë në rrugën e integrimit.
Të gjitha këto për vjedhjet e Edi Ramës me Lubi Ballukun dhe Lindat e tij.
Dhe del nga një sallë në një tjetër me patronazhistë hajdutë dhe kriminelë elektoralë duke mbrojtur korrupsionin, duke deklaruar se nuk kemi shumë korrupsion.
Kujton se nuk e ka parë bota lakuriq atë kur bllokoi heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut.
Mendon se të tjerët nuk e dinë se mbrojti veten e tij.
Mendon se të tjerët nuk e dinë se Linda e AKSHI-t nuk është gjë tjetër veçse maska e Lindës së Surrelit.
Dhe e vërteta është se Shqipëria po ndëshkohet pavarësisht nga mashtrimet e tij.
Por një breshëri kushtesh të reja vendosen dhe de facto pas proceseve të mundshme të anëtarësimit të Islandës dhe Norvegjisë, Shqipëria largohet me Edi Ramën me shpejtësi mbrapa nga horizonti.
Dhe ky mendon se çdo gjë do ta kalojë me mashtrimet e tij.
Ky mendon se duke deklaruar se ka më pak korrupsion se ç’kishte bëhet i besueshëm, në një kohë kur të gjithë e kuptojnë se kryehajduti i kombit është vetëm ai.
Del nga salla në sallë me patronazhistët dhe u thotë punët e Shqipërisë.
Unë u them qytetarëve, demokratë, socialistë, pa parti, punët e Edi Ramës janë sarajet e Surrelit.
Punët e Edi Ramës është pallati i Linda Ramës në pajë pa asnjë faturë.
Punët e zeza të Edi Ramës është Porti i Durrësit që shkon disa miliarda.
Punët e zeza të Edi Ramës është Tuneli i Llogarasë.
Punët e zeza të Edi Ramës është autostrada Librazhd-Dragostunjë e shembur sikur t’i kenë hedhur bombën më të madhe që ekziston.
Punët e tij janë rrugët e shembura në të katër anët e vendit.
Punët e tij janë çmimet e dhjetëfishta për një kilometër rrugë të ndara me enturazhin e tij.
Punët e tij janë çmimet.
Zhdukja 100 përqind e investimeve siç është djegësi i Tiranës.
Apo 75 milionë euro vetëm një tender i Linda Ramës për inteligjencën artificiale, në një kohë kur Kina për DeepSeek ka shpenzuar 6 milionë euro.
Dhe Edi Rama për inteligjencën artificiale që nuk ekziston, ka inkasuar 75 milionë euro.
Pra, këta janë punët, dhe qytetarët duhet ta dinë.
Por ai nuk takohet me qytetarët, takohet me patronazhistët, një racë kriminelësh elektoralë, të cilët janë absolutisht, drejtësia për ta nuk vonon dhe do të dënohen, ndëshkohen si kriminelë elektoralë në këtë vend.
Dhe kanë zëvendësuar plotësisht policinë politike të ish-Sigurimit të Shtetit të Enver Hoxhës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?