Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale ka treguar se ku do të merren paratë për rritjen e pagave. Berisha u shpreh se dy janë mekanizmat me të cilat qeveria do të garantojë këto fonde, një mekanizëm është transparenca. Më tej Lideri i opozitës u shpreh se do të ketë një shpërndarje të re, të padiskutueshme të të ardhurave dhe pasurive të këtij vendi.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Pyetje e drejtë. Të falënderoj për pyetjen, shumë normale është. Është premtuar jo vetëm aq, jo vetëm rroga minimale 500 euro, është premtuar vendosja e minimumit jetik, 200 euro. Është premtuar rritja e pensioneve mbi 200 euro. Është premtuar rroga mesatare 1200 euro. Janë premtuar pra një seri rritje, me ecje drejt dyfishimit të rrogave dhe pensioneve me qëllimin e palëkundur që shqiptarët të dalin përsëri si qytetarët më të paguar në rajon. Ju siguroj se këto premtime kanë mbështetje të plotë dhe 100% financiare. Dy janë mekanizmat me të cilat qeveria do të garantojë këto fonde. Një mekanizëm është transparenca. Nuk do të ndërtohen kurrë më, rrugë me çmim 10 herë më të shtrenjtë se në Kroaci, vend anëtar i BE-së.
Hyni në Google dhe lexoni për autostradën Bjelljosek-Manastir, autostradë 17 kilometra, 27 metra e gjerë, e ndërtuar me një shumë 27 milionë euro. Pra rreth 1.6 milionë për kilometër. Shqiptarët e kanë të vështirë të imagjinojnë. Çfarë po ndodh me unazën e Tiranës? Unaza e Tiranës në të cilën ne patëm përfunduar 3 lotet e para, është gjithsej 27 kilometra dhe kishin mbetur 24 kilometra. Janë ndërtuar ne 12 vitet e tyre, gjithsej 12 kilometra. Sot janë 12 kilometra për tu ndërtuar dhe këto 12 kilometra janë ndarë nga Lubi Balluku në 14 lote, 14 kontrata, për të vjedhur 14 herë. Ndërtohen me jnë çmim 16-17 milione euro për kilometër.
Për të mos thënë për të tjera që ndërtohen në fushë me 20, 20 e ca milionë euro kilometër. Pra, i dashur me një buxhet siç ishte i këtij viti 8.2 miliardë euro. Në të cilin punët publike marrin 2-3 herë më shumë se shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe mbrojtja të marra së bashku. Pra do të ndërtojmë me çmime të standardeve evropiane.
Është e vërtetë që materialet e ndërtimit, çmimi, kostoja e tyre është rritur. Por çfarë thotë inflacioni, sa është rritur kostoja e materialeve të ndërtimit nga viti 2013 gjer në vitin 2024. Është rritur 28%. Ndërsa këta, ndërtojnë me çmime disa herë më të larta se sa në vitin 2013. Ndërtojnë 10 herë më shtrenjtë se sa në Kroaci në vitin 2021. Autostrada për të cilën fola është e vitit 2021.
Pra ne këtu kemi rezerva shumë të mëdha, edhe për të ndërtuar pa ndërprerë, se nuk ndërpresim, Shqipëria do të ndërtohet, por edhe për të investuar tek njeriu, për të bërë një shpërndarje të ndershme të të ardhurave.
Ku është burimi i dytë. Unë dua të ju rrëfej qytetarëve, se çfarë ndodh me taksat e tyre. Makineria burokratike e pamëshirë, kur përgatit buxhetin e copëton atë në 7-8 mijë zëra. Po hysh dhe ta studiosh, vëren se arrin copëtimi gjer në para xhepi, për një banjo, suva, derë, këto e ato e të gjitha me radhë. Kjo merr fund.
Vinte buxheti gjatë kohës që ishim në qeveri, buxheti kthehej dhe u kërkohej që nga 6-7 mijë që përgatiste makineria të përfundonin në 7-800 e asnjë më shumë.
Ju dëgjuat se si, 3 mln euro kërkon presidenti për rikonstruksionin e presidencës, madje shkoi deri atje sa i kërkoi Erdoganit para për pallat presidencial, se e ka sulltani atje ta kem dhe unë këtu, një pallat të ri presidenciale. Po të shohësh, e kanë bërë, e kanë ndarë buxhetin se si ta vjedhin. Katër agjenci vetëm për mashtrimin e qytetarëve, me 170 punonjës. Këto marrin fund. Nuk mund të ketë më të tillë. Nuk do të ketë më shpenzime operative, hajt të vjedhim, kush vjedh më shumë. Jo absolutisht. Këta vjedhin me borde në mënyrën më të paimagjinueshme. Sot ka zyrtarë anëtar të 20-30 bordeve, ku në secilin prej tyre merr jo më pak se 300-400 mijë lekë. Marrin fund këto. Marrin fund këto vjedhje.
Unë ju garantoj se ato premtime, do të pasohen në një ndarje tjetër edhe të pasurive natyre. Nuk mund të paguajë kurrë pensionisti me të njëjtin çmim energjinë, siç e paguan rrogëlarti. Ai merr 180 apo 200 euro dhe do të paguajë energjinë aq sa merr Rama, 5 mijë euro apo Dumani 7 mijë euro për të bërë gjahun e opozitës. Marrin fund këto. Do të ketë një shpërndarje të re. Të padiskutueshme të të ardhurave dhe pasurive të këtij vendi.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim ditën e sotme me qytetarët në rrjete sociale....
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se rezoluta e IDU-së kërkon që drejtësia n&eum...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në...
notre dame PARIS - Katedralja ikonë e Notre Dame e Francës do të rihapë zyrtarisht dyert e saj të shtunën për herë...
foto e postuar nga salianji FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një letër nga qelia e burgut në Fier shpr...
TIRANË- Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka krahasuar rastin e Sali Berishës me atë të Presidentit t&eu...
TIRANA- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me kontrollet e ushtruara sot nga ag...
KOSOVA- Zv/Kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi thotë se Serbia qëndron pas shpërthimit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqe...
TIRANA- Për më shumë se një orë mëngjesin e të premtes, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimi...
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me kontrollet e ushtruar asot nga agjentët e BKH-së...