I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorët e degëve 1, 3 dhe 14 në Tiranë u shpreh se 11 maji po vjen dhe kryeministri Edi Rama është i pashpresë pasi qytetarët përmes votës do ti japin fund qeverisë së tij. Berisha tha se mbi 600 mijë të rinj shqiptarë morën rrugët e botës sepse ëndrrën e tyre nuk e ndërtonin dot në Shqipëri.
Ai shtoi se me ardhjen në qeveri të PD-së kjo do të marrë fund kjo dhe se me programin e tyre do të sjellin në vend një arsim cilësor duke dyfishuar buxhetin e arsimit. Sipas tij mësuesve do tu rritet rroga dhe rroga minimale nuk do të jetë nën 1500 euro. Berisha theksoi se për fëmijën e parë do ketë një bonus 70 euro, për fëmijën e dytë një bonus 60 euro. Sa i përket fëmijës së tretë dhe të katërt, ai tha se të gjitha shpenzimet nga lindja deri në moshën 23-vjeçare do jenë nga shteti.
"11 Maji po vjen, Edi Rama ke marrë fund, je i pashpresë. Kalon nga një takim në tjetrin me përçartje. Mendon dhe beson se mund të mashtrojë sot qytetarët shqiptarë. U thotë meqenëse ndenji 3 muaj pa program, tani së fundmi ka nisur të bëjë kopje të shëmtuar të programit tonë. Edhe ato nuk i mban mend mirë, i ngatërron shifrat, i ngatërron të gjitha. Sot u thoshte se në vitin 2030 do të keni rrogën minimale 630 euro. U thoshte se në vitin 2030 do keni pensionin minimal 200 euro. Po kush i beson atij?
Ai është në stadin e tretë të pashpresë të njeriut. Stadi i tretë i njeriut të marrë fund psikologjikisht si njeri është stadi në të cilin ai beson gënjeshtrat e tij. Sot përpiqej të bindte shqiptarët se ka punësuar 300 mijë shqiptarë, në një kohë kur mbarë Europa, çdo shqiptar e di se largoi në 10 vite 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengenit. Miq, po vij nga Valencia, takova shumë miq të vjetër, shumë miq të mirë dhe natyrisht qëllimi im ishte të paraqes gjendjen në Shqipëri dhe të bëj avokatinë e kauzave tona të drejta. Por vështirësia që unë gjeja të bindja miqtë e mi se janë zhdukur 130 milionë euro në djegësin e Tiranës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe djegësi nuk ka asnjë tullë, nuk do ta harroj.
Më duhe ta ktheja nga e para tre herë tregimin tim me habinë që krijonte. Nderim të madh ju qytetarëve të Tiranës që e përcollët atje ku e meritonte Erion Veliajn. Dhe u garantoj se ju do përcillni tek ai Edi Ramën shumë shpejt pas këtyre zgjedhjeve. Unë falenderoj shumë votuesen 18-vjeçare që voton për herë të parë. Besimi juaj zonjushë tek programi i PD është një detyrim shumë madhor për ne dhe unë ju jap fjalën ju se me këtë program, qëllimin më të madh, më final e kemi t’i kthejmë kombit rininë e tij, ta bëjmë edhe njëherë kombin të ri, siç duhet të jetë. Dhe kombi bëhet i ri atëherë kur moshatarët e tu, të vendosin të ndërtojnë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.
Në këto vite, mijëra e mijëra, mbi 600 mijë të rinj shqiptarë, morën rrugët e botës sepse ëndrrën e tyre nuk e ndërtonin dot në Shqipëri. Pra, ëndrra, nga një ëndërr shqiptare, u shndërrua në një ëndërr që duhet të realizohej në dhera të tjera. Kjo merr fund. Ndaj dhe ne kemi një program që çdo i ri të shkollohet me një arsim cilësor, me dyfishim të buxhetit të arsimit. Nuk do ketë mësues me rrogë minimale nën 1500 euro. Nuk do ketë mesatare që do u pengojë ju të hyni në universitete. Qeveria do bëjë gjithçka që pas përfundimit të studimeve ju të punësoheni, do paguajë sigurimet shoqërore te punëdhënësit tuaj për një vit.
Do ketë fonde dhe grante për startupet tuaja dhe suksesin tuaj. Për çdo çift të ri një çati, ky është zotimi ynë para jush. Kombi në moshën e rinisë së tij kërkon që ata qindra mijëra të rinj që ikën, u larguan, të rikthehen në vendin e tyre, t’i rikthehen ëndrrës shqiptare. Investimet e tyre në Shqipëri për pesë vite do jenë pë asnjë taksë. Kredi të buta dhe grante do u ofrohen atyre për strehim, për biznese, për suksesin e tyre. Përsëri, një politikë e vendosur demografike. Sot, për shkak të emigracionit, ju e morët vesh, ne jemi kombi me treguesin e lindshmërisë më të ulët në planet sipas OKB. Ne do e përmbysim këtë. Ju garantoj se për fëmijën e parë do ketë një bonus 70 euro. Për fëmijën e dytë një bonus 60 euro. Për fëmijën e tretë dhe të katërt, të gjitha shpenzimet nga lindja gjer në moshën 23-vjeçare do jenë nga shteti," tha ai.
edi rama KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në Kuçovë u shpreh se etiketimin "çyryk" nuk duhet ...
sali berihsa TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në takimin e sotëm iu bëri thirrje grave dhe vajzave që më 11 maj t&...
sali berisha ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha që nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale, ka zhvilluar takime të...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar sot takimin e radhës elektoral me qytetarët e njësisë num&eu...
BERAT- Kryeministri Edi Rama teksa po mbyllte fjalën e tij në takimin me banorët e Beratit nuk nguroi të bënte batuta me një qyt...
BERAT- Berati i dhuroi një surprizë kryeministrit Edi Rama i cili po mbante fjalën e tij në takim me banorët e këtij qyteti. Tek...
BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Berati foli në lidhje me rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit p&eum...
BERAT- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorë të qytetit të Berati. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh sesi n...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një audio-mesazh nga burgu dhjetë ditë para zgjedhjeve ...
KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Kuçova ka ironizuar opozitën dhe partitë e reja. Rama u...