POLITIKE

BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

m.l Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 17:11

BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt

TIRANË- Në pamje të parë, mbulimi i medias audiovizive gjatë fushatës elektorale që u hodh pas krahëve duket i balancuar. Të dhënat e Autoritetit të Mediave Audiovizve tregojnë se gjatë edicioneve informative në 18 televizionet kryesore të vendit, Aleanca për Shqipërinë Madhështore e udhëhequr nga Partia Demokratike mori 51% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama vetëm 42.9%.

Megjithatë, një analizë më imët e monitorimeve të AMA-s tregon se në tre televizionet kombëtare private – TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, të cilat kotrollojnë më shumë se dy të tretat e audiencës televizive, Partia Socialiste mori 52% të hapësirës në edicione informative, krahasuar me 44.5% të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Ndërkohë, që të gjithë subjektet e tjera garuese në zgjedhje morën më pak se 4%.

Sipas vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it “mjedisi i kufizuar mediatik dhe mosrespektimi në mirëbesim i parashikimeve ligjore, bëri që zgjedhësve t’u mohohej informimi i pavarur, i shumëllojshëm dhe solid, lidhur me garën zgjedhore.”

“Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar,” shtojnë vëzhguesit në raportin e tyre preliminar për zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë pas përfundimit të zgjedhjeve, edhe organizatat vendore të lirisë së medias, theksuan se partitë politike dhe kandidatët për deputetë dështuan në respektimin e principeve të transparencës dhe debatit demokratik, ndërsa theksuan se shkelje të shumta të këtyre parimeve u regjistruan gjatës fushatës.

Partia Socialiste i fitoi bindshëm zgjedhjet e 11 majit, duke siguruar 83 deputetë nga 140 ulëse parlamentare, por misioni i vëzhguesve ndërkommbaëtarë i udhëhequr nga OSBE-ODIHR, tha se gara ishte e pabarabartë, si rrjedhojë e keqpërdorimit nga partia në pushtet i burimeve shtetërore si dhe mungesës së medias së pavarur.

Mbulimi i pabalancuar i fushatës

Sipas Kodit Zgjedhor, televizioneve u kërkohet që të sigurojnë një mbulim të ekuilibruar, pluralist dhe të paanshëm gjatë fushatës zgjedhore, duke respektuar standardet e gazetarisë profesionale dhe duke shmangur përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Kodi përcakton gjithashtu që transmetuesit duhet të caktojnë kohë të barabartë transmetimi për dy partitë më të mëdha parlamentare dhe këto parti nuk duhet të marrin më shumë se dyfishin e kohës së transmetimit të partive më të vogla politike me përfaqësim në Kuvend.

Për të kontrolluar respektimin e Kodit Zgjedhor, ligjëvënësi ka mandatuar Autoritetin e Mediave Audiovizive, AMA, që të monitorojë gjatë fushatës kohën që i rezervohet çdo subjekti elektoral dhe t’ia raportojë të dhënat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të dhënat e AMA-s të analizuara nga BIRN tregojnë se mediat kryesore në vend nuk i respektuan parashikimet e Kodit Zgjedhor gjatë fushatës.

Gjetjet konfirmojnë se qasja në media mbeti e kufizuar dhe e pabarabartë, me dy subjektet kryesore elektorale – Partinë Socialiste dhe kolacionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që dominuan vazhdimisht ekranet televizive.

Vizibiliteti i tyre në media u përforcua në të gjitha formatet e monitoruara, nga transmetimet ‘live’ te edicionet informative dhe emisionet politike, ndërkohë që partitë më të vogla dhe aktorët e tjerë patën vështirësi të siguronin kohë televizive pa pagesë.

Ndryshe nga media komerciale private, transmetuesit publikë – RTSH1 dhe RTSH 24, ishin pak më të balancuar gjatës fushatës. Aleanca për Shqipërinë Madhështore mori 40.8% të kohës në edicionet informative, Partia Socialiste 42% dhe të gjitha subjektet e tjera së bashku 17.3% – duke shënuar segmentin e vetëm të medias ku partitë e vogla arritën përfaqësim me përqindje dyshifrore.

“Periudha zgjedhore e vitit 2025 theksoi një peizazh mediatik të pabalancuar, me mbulim të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë që favorizoi kryesisht dy partitë më të mëdha,” thanë në një deklaratë paszgjedhore një grup 14 organizatash të shoqërisë civile, përfshirë BIRN.

“Pavarësisht rekomandimeve të qarta që kërkonin transparencë në mbulimin zgjedhor, partitë politike vazhduan praktikën e rrënjosur të shpërndarjes së materialeve të gatshme video dhe shtypi për mediat gjatë gjithë fushatës,” theksuan ato.

Rezultatet e monitorimit të BIRN për fushatën e zgjedhjeve parlamentare zbulojnë një peizazh mediatik thellësisht të personalizuar në përmbajtjen e lajmeve televizive, ku narrativa dhe dinamika e fushatës ndërtohet pothuajse tërësisht rreth dy figurave dominuese politike, Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Në 18 stacionet televizive të monitoruara, Sali Berisha zuri përqindjen më të lartë të kohës në ekran ndër individët e përfshirë, me 39.3% të totalit. Ai u pasua nga Edi Rama me 38.4%. Të gjithë kandidatët dhe përfaqësuesit e tjerë politikë së bashku u pasqyruan vetëm në 22.3% të minutazhit total.

Polarizimi ishte edhe më i theksuar në mbulimin e ofruar nga tre transmetuesit kryesorë privatë kombëtarë -Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus, ku Edi Rama dominoi edicionet informative me 49.1% të transmetimeve, Sali Berisha mori 38.1%, ndërsa të gjithë aktorët e tjerë së bashku vetëm 12.7%.

Transmetuesit publikë RTSH 1 dhe RTSH 24 ofruan një përfaqësim disi më të balancuar: Rama dhe Berisha morën përkatësisht 38.1% dhe 32.8% të mbulimit, ndërsa aktorët e tjerë zinin 29.1% – përqindja më e lartë e hapësirës së dhënë zërave alternativë në të gjitha kategoritë e mediave.

Monitorimi i transmetimeve ‘live’ në 12 televizione informative e përforcon dhe më tej kontrollin e hapërsirës mediatike nga Rama dhe Berisha. Nga mbi 43,260 minuta transmetim të drejtpërdrejtë të analizuar, Edi Rama u shfaq për më shumë se 15,700 minuta – ekuivalenti i mbi 260 orëve ‘live’, duke zënë 36.3% të totalit. Sali Berisha e ndoqi me 13,400 minuta ose 31.0% të totalit.

Rama dhe Berisha zunë dy të tretat e të gjithë minutazhit të drejtpërdrejtë të dedikuar aktorëve politikë në zgjedhje, duke reflektuar natyrën thellësisht të polarizuar të fushatës në media.

“Pavarësia, shumëllojshmëria dhe integriteti i lajmeve në dispozicion të zgjedhësve cenohen nga fakti që shumica e mediave varen nga financime jotransparente të interesave politike dhe interesave të biznesit, duke u mbështetur shpesh tek kontratat qeveritare,” shprehen vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR.

“Përqendrimi i pronësisë së medias e cenon edhe më shumë pluralizmin e burimeve informative, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare,” shtuan ata.

Mungesa e kulturës së debatit politik

Monitorimi i emisioneve politike të debatit gjatë 30 ditëve të fushatës shfaq një hapësirë më pluraliste për diskursin elektoral, krahasuar me edicionet informative dhe transmetimet “live”. Megjithatë, analiza e minutazhit në 18 televizionet kombëtare me shikueshmërinë më të lartë, nxjerr në pah përsëri dominimin e vazhdueshëm të subjekteve kryesore elektorale dhe liderëve të partive politike të mëdha.

Gjatë periudhës së monitoruar, Aleanca për Shqipërinë Madhështore ishte subjekti më i pranishëm në emisionet politike, me mbi 16,500 minuta, ose 49% të minutazhit total. Partia Socialiste u rendit e dyta me mbi 9,090 minuta, që përfaqëson 27% të minutazhit të përgjithshëm.

Sali Berisha kryesoi duke u shfaqur në mbi 2,940 minuta transmetime – afërsisht 49 orë, ose 8.7% e kohës totale të dedikuar për aktorët politikë individualë në emisionet politike. Edi Rama e ndoqi me 1,832 minuta – pak më shumë se 30 orë, ose 5.4%.

Përtej dy liderëve kryesorë, një gamë më e gjerë figurash politike u ftua gjatë emisioneve politike, përfshirë kryetari i Partisë Koalcioni Euro-Atlantik, Lulzim Basha dhe kandidatja për deputete e PD-së, Jorida Tabaku, të cilët morën secili pak më pak se 13 orë kohë fjale, duke zënë përkatësisht 2.3% dhe 2.2% të minutazhit total. Figura të tilla si Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Dashamir Shehi, Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj siguruan secili mes 7 dhe 10 orë transmetim, me përqindje që varionin nga 1.3% deri në 1.7%.

Pavarësisht potencialit për debat politik, formatit të emisioneve politike shpesh i mungoi përballja e drejtpërdrejtë mes figurave kryesore që garonin në zgjedhje. Edhe pse kjo hapësirë televizive ngjante pluraliste në pamje të parë, ajo rrallëherë ishte i strukturuar për të ofruar përballje të balancuar apo qasje kritike mes platformave elektorale konkurruese.

“Megjithëse disa programe debati u transmetuan rregullisht, ato nuk sollën kandidatë shumë të njohur apo drejtues partish nga parti të ndryshme,” shkruan raporti i OSBE-ODIHR. “Shumica dërrmuese e organeve mediatike perceptohen si mbështetëse të PS-së në pushtet,” shtoi raporti.

Reklamat politike dhe shkeljet e Kodit Zgjedhor

Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, reklamat politike nuk luajtën një rol qendror gjatë fushatës elektorale në mediat audiovizive. Të dhënat nga televizionet e monitoruara tregojnë se partitë dhe kandidatët transmetuan 1,713 minuta ose 28 orë reklama politike gjatë fushatës.

Brenda këtij volumi, Aleanca për Shqipërinë Madhështore zuri shumicën e kohës së reklamuar me pagesë, me 910 minuta (53.1% të totalit të reklamave). Partia Socialiste e ndoqi me 756 minuta (44.1%), ndërsa reklamat politike të paidentifikuara – spote të transmetuara pa etiketim të saktë apo pa atribuim ndaj një subjekti elektoral të regjistruar, përbënin 44.8 minuta, ose 2.6% të totalit. Të gjithë subjektet e tjera së bashku u pasqyruan në vetëm 1.6 minuta reklamë të paguar, duke reflektuar një mungesë pothuajse të plotë të partive të vogla në këtë format.

Transmetimi i reklamave të paidentifikuara ose të etiketuara në mënyrë të pasaktë, megjithëse i kufizuar, ngre shqetësime në lidhje me përputhshmërinë me standardet e transparencës të partive politike dhe medias gjatë fushatës.

Përtej mungesës së transparencës së reklamave politike, një nga shkeljet kryesore të Kodit Zgjedhor në hapësirën mediatike lidhet me mungesësn e balancimit të kohës televizive gjatë edicioneve informative, një problematikë që shtrihet tek të gjithë transmetuesit kombëtarë.

Disa televizione nuk respektuan tavanin e lejuar të minutazhit për reklama politike, duke i dhënë kohë në mënyrë joproporcionale subjekteve politike specifike. Gjithashtu, 14 televizone transmetuan reklama politike përtej orareve të lejuara, në shkelje të kuadrit rregullator.

Monitorimi, gjithashtu identifikoi edhe sondazhe të cilat u transmetuan pa të dhëna të plota për kampionimin, metodologjinë dhe entitetin që i ka komisionuar. Ndërkohë, disa televizone transmetuan reklama politike gjatë edicioneve informative, një praktitë që ndalohet reptësisht nga Kodi Elektoral./ Reporter.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë